LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndizet drita jeshile për fillimin e kampionatit, ja 2 variantet për startin e aktiviteteve futbollistike

23 Tetor 2020, 13:44, Sport CNA
Ndizet drita jeshile për fillimin e kampionatit, ja 2 variantet për

Takimi joformal Rama-Duka, për çështjen e bojkotit të Kategorisë Superiore, duket se përfundoi me ?tym të bardhë?. Të paktën kjo u la të kuptohej nga një deklaratë për mediat e presidentit të FSHF-së.

?Kampionati do fillojë së shpejti. Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë?, u shpreh ndër të tjera Duka. Kjo deklaratë e presidentit të organit më të lartë të futbollit në vend, lë të kuptohet, se bojkotit po i vjen fundi?

Në rast se vërtetohen pritshmëritë pozitive të dala nga ky takim mes kreut te FSHF-së dhe kreut të qeverisë atëherë plani është thuajse gati që futbolli të rinisë menjëherë.

Një nga planet është që starti i sezonit të jetë pikërisht të mërkurën e ardhshme. Klubet janë gati dhe në pritje të vendimit zyrtar që do të vijë nga Liga si dhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Me shumë gjasa java e ardhshme i hap udhë edhe rifillimit të aktivitetit futbollistik në të gjitha kategoritë. Ndërkohë një plan i mundshëm është që gjithçka të startojë fundjavën e ardhshme. Gjithçka pritet të konfirmohet në javët në vazhdim./Panorama Sport

Lajmet e fundit nga