LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ndalni grevën”/ Rama iu përgjigjet grave naftëtare: Do vij unë vetë tek ju menjëherë

23 Tetor 2020, 08:21, Politikë CNA
“Ndalni grevën”/ Rama iu përgjigjet grave naftëtare:

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kërkesës së grave naftëtare në Ballsh, të cilat kërkuan një zgjidhje, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore vijon të përkeqësohet.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama iu bën thirje grevisteve të dalin nga greva, ndërsa premton se do të shkojë ai personalisht tek ato.

?Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë.?-shkruan Rama./ CNA.al

Rëndohet shëndeti i grave naftëtare në Ballsh/ Thirrje Ramës: Na jepni një përgjigje

Lajmet e fundit nga