Connect with Us

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Kodin Zgjedhor”

Politikë

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Kodin Zgjedhor”

Publikuar

-

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Kodin Zgjedhor”

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.

Meta thekson se ndryshimet në ligjin për Kodin Zgjedhor, nuk garantojnë zgjedhje me lista të hapura.

“Përpara se të kaloj në vlerësimin e detajuar të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, vlerësoj si shumë të domosdoshme të evidentoj në këtë arsyetim edhe një here, në mënyrë të përmbledhur, disa fakte e rrethana të renditura në mënyrë kronologjike, të cilat sjellin në kujtesë zhvillimet në vend dhe veprimtarinë antikushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë përgjatë kësaj legjislature, duke filluar me lindjen e krizës së rëndë politike, kushtetuese, institucionale që ka përfshirë vendin prej shumë kohësh, si dhe veprimtarinë e shumicës qeverisëse parlamentare që ka patur ndikim dukshëm në përkeqësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Evidentimi i këtyre fakteve tregon qartë se, gjithçka që është përmbyllur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor në datë 5 tetor 2020, ka qenë një skenar i paramenduar me autor kryesor mazhorancën qeverisëse.”-thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Metës./ CNA.al

Arsyet për kthimin e ligjit.

LEXO EDHE:  "S'ka afat për Presidentin!"/ Meta akuza KED: Dërgimi i listave, absurde, e turpshme dhe mafioze

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/ Ish-deputetja thirrje Ramës: Paguaji, pastaj ik

Publikuar

-

Nga

“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/ Ish-deputetja thirrje Ramës: Paguaji, pastaj ik

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.

Në një postim në rrjetet sociale, Çupi tha se në një familje të vërtetë, gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve.

Po ashtu ajo i drejton një thirje të fortë kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon që t’u japë këtyre punonjësve atë çka iu takon.

“Zoti kryeministër në ikje, në një familje të vërtetë, gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve. Zonjat e nderuara, nga të cilat ti kërkon që të dalin nga greva, ishin në Tiranë, por nuk denjove as t’i presësh, as t’i dëgjosh. Këto gra gjithë halle erdhën për dialog nga Ballshi në Tiranë dhe ti u përplase derën në fytyrë! Të paktën, bëhu një here njerëzor dhe jepu atë që u takon! Është cinike, e pashpirt, barbare sfida që ti zoti kryeministër u bën atyre grave të mbytura në halle nga parajsa e luksit ku jeton. Shko tek ato gra, kërkoju ndjesë, paguaji dhe pastaj ik!”-shkruan ish-deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kujton Gjergj Fishtën/ Mesazhi për Ramën: Fshikulloi politikanët mercenarë e të korruptuar

Publikuar

-

Nga

Meta kujton Gjergj Fishtën/ Mesazhi për Ramën: Fshikulloi politikanët mercenarë e të korruptuar

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 149 vjetorin e lindjes së pyetit të madh shqiptar At Gjergj Fishta.

Në një postim në rjetet sociale, Meta shkruan se At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Më tej, kreu i shtetit shkruan se ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Po ashtu, Meta i drejton edhe një mesazh kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim.

“Si sot, 149 vite më parë lindi Epiku ynë më i madh, poeti i shquar At Gjergj Fishta, një nga figurat më të ndritura dhe më mbizotëruese të letërsisë shqipe, shprehësi më i fortë i idealeve atdhetare dhe demokratike, i cili jetësoi vlerat e Rilindjes sonë Kombëtare.

Figurë qendrore e veprimtarisë politike, artistike, klerike dhe diplomatike, roli dhe kontributi i tij ishin dhe mbeten gurthemel i rëndësishëm i vetëdijes shqiptare.

Spikat veçanërisht roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit ku u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, me një angazhim të vyer për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, deputet, anëtar i delegacionit në Konferencën e Paqes në Paris, i angazhuar për njohjen diplomatike të Shqipërisë, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e interesave kombëtare.

Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, për të Shqiptaria ishte misioni më fisnik i kombit, që na e la trashëgimi dhe prej së cilës ne frymëzohemi edhe sot.

At Gjergj Fishta me kryeveprën e tij “Lahuta e Malësisë” dhe me gjithë krijimtarinë e jashtëzakonshme, pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, idealizoi dhe kërkoi shqiptarin e përjetshëm, heroin dhe misionarin e kombit që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.

Ky është një mesazh që edhe sot mbetet më i fortë dhe i vlefshëm se kurrë: Të punojmë vetëm për të mirën dhe të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Padre Fishta fshikulloi si rrallëkush politikanët mercenarë e të korruptuar që minonin interesat kombëtare për përfitime personale, duke na lënë amanet për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të shtetit nga çdo kërcënim, që aq mjeshtërisht e ka shprehur në vargjet:

“Ju rrugaca sallahana

vagabonda shakllabana

rricna t’ndyet, mikrobe të kqi

qi të mjerës moj Shqipni

kthelltë hi i keni në mushkni

pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbe mbi dhè

der kur ju, tu tallë npër ne,

do t’na qelbi fis e Atdhè?”-shkruan Ilir Meta në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë/ Komisioni i vlerësimit në PD dorëzon listen finale

Publikuar

-

Nga

PD dorëzon listën përfundimtare/ Propozon 326 kandidatë

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

LEXO EDHE:  Kallëzimi ndaj Dvoranit/ Meta në Prokurorinë e Tiranës

LEXO EDHE:  Ligji për importin e mbetjeve/ Besnik Bare: Ta amendojmë nëse ambientalistët duan diçka

Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE