Connect with Us

Meta harron “qetësinë dhe dashurinë”/ Kërcënon publikisht Ramën

Politikë

Meta harron “qetësinë dhe dashurinë”/ Kërcënon publikisht Ramën

Publikuar

-

Meta harron “qetësinë dhe dashurinë”/ Kërcënon publikisht Ramën

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sërish sot kryeministrit Edi Rama në lidhje me akuzat e bëra në një dalje publike, ku tha se “Presidenti takohet skutave me subjekte të OFL-së”.

Në një prononcim për mediat nga Korça, Meta sfidoi Ramën ti thotë emrin e personit që ka takuar.

Ndërsa u dal edhe tek Asambleja e PS, Meta kërcënoi publikisht Ramën, ndërsa tha se nëse e kthen në Asamble tradhëtare, populli të përgjigjet.

“Unë iu drejtova edhe Asamblesë Kombëtare të PS. Mos e kthe në Asamble tradhëtare, se e dini çfarë ndodh pastaj.

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë Ramën/ “Mjerë populli me këta…”

Shqiptarët i përgjigjen me top, koha e ka tregur.

Me thuaj kë kam takuar, unë jam gjatë gjithë kohës i shoqëruar nga  Garda e Republikës. Nëse kam takuar një  person të botës së krimit jap dorëheqjen.”-tha Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

Publikuar

-

Nga

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

Dy muaj më parë, CNA.al publikoi skandalin e blerjes së një makine luksoze për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. ( Lexo këtu)

Një model BMW i fundit, i cili sipas të gjitha të dhënave të siguruara në faqen zyrtare të BMW, por edhe në mobile.de, shkonte në një vlerë mesatarisht rreth 100 milionë lekë.

Për këtë arsye ne iu drejtuam me shkresa dhe dokumenta zyrtare Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe DPSHTRR-së. ( Lexo këtu)

Policia e Shtetit ende nuk na është përgjigjur. DPSHTRR na është përgjigjur me dy shkresa kontradiktore, ndërkohë që ministri filloi sulmin ndaj CNA.al.

Në një koment në rrjetet sociale, por edhe në një dalje në parlament, Lleshaj tha se BMW nuk kishte kushtuar 100 milionë lekë.

    Lleshaj me makinën luksoze para parlamentit

Në fakt ne ia treguam të gjitha argumentat, dokumentat, edhe ato që Sandër Lleshajt nuk I pëlqenin, ku ishte blerë BMW-ja, dhe si ishte blerë.

Gjithashtu i shtruam pyetjen, se pse duhej blerë një mjet me një çmim kaq të shtrenjtë në mes të pandemisë dhe pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019?

Më këtë shumë, sipas vlerave të publikuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, mund të ndërtoheshin të paktën katër shtëpi për banorët e prekur nga tërmeti. Me atë vlerë, që Zoti Lleshaj, ish-gjenerali i kthyer në “kapter” partie, tha në parlament, ku me arrogancë theksoi se “do të jepte dorëheqjen nëse mjeti nuk bënte 49 mijë euro, apo në qoftë se ai kishte kushtuar 100 milionë lekë”.

Sandri i Ministrisë së Brendshme duhet të kuptojë se si 49 mijë euro, si 100 milionë, janë vlera të mëdha, megjithëse ka një diferencë.

Por, me dokumentin që ai na dha vetë, po tregon se duhet të japë dorëheqjen, ashtu siç ka deklaruar vetë në parlament, kur thotë se “nëse mjeti kushton mbi 49 mijë euro, ai do japë dorëheqjen”.

Sipas shkresës zyrtare të dhënë nga Ministria e Brendshme, sjellë në redaksinë e CNA.al, janë dy kolona. Njëra që thotë se mjeti kushton 100 milionë dhe njëra që thotë se mjeti kushton të paktën 58 mijë euro, faturë blerje, plus TVSH. Pa folur për kostot e tjera.

LEXO EDHE:  Qytetarët kryqëzojnë Ramën/ “Mjerë populli me këta…”

LEXO EDHE:  “Më ka krahasuar me Sllobodan Millosheviçin”/ Rama i përgjigjet kritikave të Albin Kurtit

Pra në asnjë rast mjeti nuk ka kushtuar 49 mijë euro.

Tani kur do ta japë dorëheqjen ministri Lleshaj?

Se mjeti ka kushtuar të paktën rreth 60 mijë euro, sipas vlerave të tij zyrtare.

A do ta japë dorëheqjen tani ministri Sandër Lleshaj, i cili sfidoi në parlament se do të largohej nga detyra në rast se gënjente?

Jo vetëm “kapter”, por edhe gënjeshtar. Kjo e dyta është për t’u provuar tani, shumë shpejt, me dorëheqjen ose jot ë ministrit Sandër Lleshaj./ CNA.al


 

“Kapter” Lleshaj pranon blerjen e makinës luksoze/ Tani në përballje ligjore me CNA.al

Foto ekskluzive-Lleshaj pranon skandalin/ Ndryshon targat e makinës

Gonxhja e pranon/ Lleshaj qarkulloi me targa false

Ekskluzive-Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu kapen në mega-skandal/ Si u “përvetësua” makina 100 milionëshe

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ti publikojë dokumentet Sandër Lleshaj?

SKANDALI/ DPSHTRR fshehu të dhënat për BMW-në e Lleshajt

Skandali në DPSHTRR/ Si gënjyen drejtuesit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Kodin Zgjedhor”

Publikuar

-

Nga

Meta kthen në Kuvend ligjin për “Kodin Zgjedhor”

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar”.

Meta thekson se ndryshimet në ligjin për Kodin Zgjedhor, nuk garantojnë zgjedhje me lista të hapura.

“Përpara se të kaloj në vlerësimin e detajuar të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, vlerësoj si shumë të domosdoshme të evidentoj në këtë arsyetim edhe një here, në mënyrë të përmbledhur, disa fakte e rrethana të renditura në mënyrë kronologjike, të cilat sjellin në kujtesë zhvillimet në vend dhe veprimtarinë antikushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë përgjatë kësaj legjislature, duke filluar me lindjen e krizës së rëndë politike, kushtetuese, institucionale që ka përfshirë vendin prej shumë kohësh, si dhe veprimtarinë e shumicës qeverisëse parlamentare që ka patur ndikim dukshëm në përkeqësimin e cilësisë së jetesës së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Evidentimi i këtyre fakteve tregon qartë se, gjithçka që është përmbyllur me miratimin e ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor në datë 5 tetor 2020, ka qenë një skenar i paramenduar me autor kryesor mazhorancën qeverisëse.”-thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Metës./ CNA.al

Arsyet për kthimin e ligjit.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/ Ish-deputetja thirrje Ramës: Paguaji, pastaj ik

Publikuar

-

Nga

“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/ Ish-deputetja thirrje Ramës: Paguaji, pastaj ik

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.

Në një postim në rrjetet sociale, Çupi tha se në një familje të vërtetë, gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve.

Po ashtu ajo i drejton një thirje të fortë kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon që t’u japë këtyre punonjësve atë çka iu takon.

“Zoti kryeministër në ikje, në një familje të vërtetë, gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve. Zonjat e nderuara, nga të cilat ti kërkon që të dalin nga greva, ishin në Tiranë, por nuk denjove as t’i presësh, as t’i dëgjosh. Këto gra gjithë halle erdhën për dialog nga Ballshi në Tiranë dhe ti u përplase derën në fytyrë! Të paktën, bëhu një here njerëzor dhe jepu atë që u takon! Është cinike, e pashpirt, barbare sfida që ti zoti kryeministër u bën atyre grave të mbytura në halle nga parajsa e luksit ku jeton. Shko tek ato gra, kërkoju ndjesë, paguaji dhe pastaj ik!”-shkruan ish-deputetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE