Connect with Us

Merkatoja u mbyll, Skënderbeut i mbeten dy lojtarë në Ganë

Sport

Merkatoja u mbyll, Skënderbeut i mbeten dy lojtarë në Ganë

Publikuar

-

Merkatoja u mbyll, por Skënderbeu është ende në pritje dhe nuk po pret ndonjë përforcim të ri, por lojtarët që i ka federuar tashmë. Bëhet fjalë për ganezët, të cilët nuk kanë ardhur që të gjithë. Edhe pse klubi kishte projektuar 4 të tillë, vetëm 2 javë vënë nën urdhrat e Julian Ahmatajt. Nëse Denis Dovouna dhe Samuel Armah po stërviten me grupin, nga dy të tjerët vetëm njëri ka shanse që t’u bashkohet korçarëve.

E megjithatë, siguri ende nuk ka. Afati i ardhjes mbetet i papërcaktuar. Gazeta mëson se Agbodzie Abei nuk do të vijë në Korçë dhe vendimi duket se ka qenë i klubit në këtë rast. Ata mendojnë se e kanë blinduar qendrën e mbrojtjes me Mërgim Shalën, Ditmar Bicajn e Harallamb Qaqin. Tërësisht ndryshe paraqitet situata për Jozef Ado Teteh. Ai do të kryejë disa ekzaminime, për shkak të një problemi fizik të pasur pak kohë më parë.

Burime nga klubi thonë për “Panorama Sport” se bëhet fjalë për një pubalgji dhe kjo e pengon 18-vjeçarin të bashkohet direk me ekipin në këtë “dritare” transferimesh. Vetëm pasi të zgjidhë problemet fizike, mbrojtësi i linjës së majtë mund të marrë rrugën drejt Shqipërisë dhe t’i bashkohet grupit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

I katërti në botë/ Briken Çalja: Jam krenar, rezultat historik për Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja arriti një sukses historik ditën e sotme duke u renditur në vendin e katërt teksa ishte vetëm 1kg larg podium për medalje. Pas përfundimit të garës, Çalja u ndal të fliste për arritjen e tij duke u shprehur se ishte një rezultat i jashtëzakonshëm për të.

‘’Me rezultatin jam jashtëzakonisht i kënaqur. Mos të harrojmë se në shtytje dola i treti, një rezultat fantastik. Rezultati më i mirë i sportit shqiptar në histori shqiptare. Mos të harrojmë se unë kam zënë vendin e gjashtë në Londër, të pestin në Rio.

Isha vetëm një vend larg medaljes, por ky është sporti. Është rezultat historik. Dua të falënderoj familjen time jashtëzakonisht shumë, për shkak se kemi kaluar një situatë jo të mirë. Falënderoj Zotin që ka dal mirë gjithçka. Duhet të jemi të lumtur për rezultatin, është rezultat historik dhe jam shumë i lumtur”, tha Çalja për ‘’Koha Ditore’’.

LEXO TE PLOTE

Sport

Franca dhe Argjentina eliminohen nga “Tokio 2020”

Publikuar

-

Nga

Franca eliminohet nga Tokyo 2020. Ekipi francez, i cili u paraqit në këtë turne me një skuadër të rimodeluar del me kokën ulur, e shkatërruar nga Japonia në ndeshjen e fundit të Grupit A. Japonezët fitojnë grupin, skuadra e vetme në 16 pjesëmarrës që e mbyll me pikë të plota: 4-0 falë golave ​​të Kubo, Sakai, Miyoshi dhe Maeda.

Meksika gjithashtu feston dhe e mbyll në vendin e dytë duke fituar 3-0 kundër Afrikës së Jugut: golat e Vega, Romo dhe Martin. Gjermania nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Bregut të Fildishtë në grupin D, rezultat që eliminon “Pancerat”, të cilët e mbyllën në vend të tretë me 4 pikë.

Autogoli i Benjamin Henrichs (67′) kaloi afrikanët në avantazh, por Gjermania barazoi gjashtë minuta më vonë falë rrjetës së Eduard Lowen. Edhe pse tentoi fitoren deri në fund, skuadra evropiane nuk ia doli dhe në raundin tjetër u kualifikuan Brazili (7) dhe Bregu i Fildishtë (5).

1-1 përfundoi dueli Spanjë-Argjentinë, që solli largimin e kombëtares latine nga Lojërat Olimpike. Mikel Merino (66′) kaloi iberikët në avantazh, por Argjentina barazoi tre minuta përpara fundit falë rrjetës së Tomas Belmonte.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu mbyll merkaton, skuadra korçare nuk pret më afrime

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu mbyll merkaton me afrimin e Bismarkut dhe Asantes. Me shumë mundësi këto të dy do të jenë lëvizjet e fundit në radhët e korçarëve për këtë sezon, pavarësisht dëshirave të trajnerit Migen Memelli për të afruar të tjerë futbollistë në repartin difensiv.

Veç Bismarkut që firmosi, edhe mbrojtësi Asantes është drejt konfirmimit si firmë e radhës te Skënderbeu, të paktën nga ato çfarë drejtuesit kanë parë te lojtari. Testi që do të vendosë për të ardhmen e mbrojtësit të krahut është ai ndaj Gjilanit pasditen e sotme, atje ku 24-vjeçari do të testohet nga Memelli si titullar në këtë takim, për të parë më saktësisht nëse do të jetë ai zëvendësuesi i Meksit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ndërsa sa i përket Bismarkut, lojtari duket se ka një farë garancie në fushë dhe sigurisht që pritet të provohet se si do të funksionojë në dyshe me Mensah, që me shumë mundësi do të kthehet brenda kësaj jave. Kjo do të jetë me interes nga Memelli për të parë se si vija e parë e sulmit do të formohet me dyshen ganeze, që veç cilësisë, mund të jenë burim të ardhurash financiare te Skënderbeu.

LEXO TE PLOTE