LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbahet takimi Duka-Rama, marrin zgjidhje problemet e futbollit

23 Tetor 2020, 12:54, Sport CNA
Mbahet takimi Duka-Rama, marrin zgjidhje problemet e futbollit

Para disa ditësh ishte paralajmëruar se do të zhvillohej një takim kokë më kokë mes presidentit të Federatës Shqëiptare të Futbollit, Armand Dukës dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës. Ky takim jozyrtar i njoftuar prej ditësh ka ndodhur ditën e sotme dhe siç njofton ?Abc News?, dyshja i ka dhënë drejtim problemeve.

Janë diskutuar të gjitha kërkesat e Kategorisë Superiore dhe ka patur një konsensus mes palëve, teksa për Ligjin e Sponsorizimeve pritet ta kemi më të qartë gjatë orëve në vazhdim se çfarë është biseduar. Një ditë më parë kryeministri ka marrë një relacion më dy propozimet e Ligës dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe i ka shqyrtuar me stafin e tij.

Mbetet për tu parë se cili ka qenë përfundimi, teksa sot është planifikuar të mbahet edhe mbledhja e tretë mes Ligës dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, nga ku priten gjithashtu lajme të mira. Pozitiv është fakti se ka patur frymë bashkëpunimi dhe pas këtyre zhvillimeve pritet të kemi sinjalin e shumëpritur të nisjes së Kategorisë Superiore.

Lajmet e fundit nga