LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni me “dorë të hekurt”/ Largon nga listat e PD Shehun dhe Kosovën

23 Tetor 2020, 16:42, Politikë CNA
Komisioni me “dorë të hekurt”/ Largon nga listat e PD

Ditën e djeshme Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD.

Në fazën e parë ishin 3600 kandidatë për deputetë, me pas ishin 498 emra kandidatësh të cilët u votuan nga baza në degët e PD. Komisioni ka dorëzuar 316 emra kandidatësh për deputetë në kryesi pas fazës përmbyllëse duke hequr për disa kritere të tjera rreth 80 emra.

Nga Komisioni janë skualifikuar emra të rëndësishëm të opozitës në vitet e fundit si Tritan Shehu dhe Halim Kosova.

Kujtojmë se dje CNA.al raportoi se mes emrave të skulaifikuar ishin edhe ish deputetët Ervin Salianji dhe Endri Hasa, Gert Bogdani, Nada Mecorapja, Lindita Metaliaj, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi dhe Fatbardha Kadiu.

Do të jetë kryesia e Partisë Demokratike e cila do të marr në shqyrtim emrat e kualifikuar dhe më pas Këshilli Kombëtar ata që do të miratojnë listën finale të kandidatëve për deputetë, ku 20% të emrave janë ekskluzivitet i kreut të demokratëve, Lulzim Basha./CNA.al

Ekskluzive – Kandidatet/ Komisioni Ruli bën boom, heq Salianjin dhe ….

Lajmet e fundit nga