Connect with Us

“Jemi një hap larg tragjedisë”/ Izolohet pjesërisht Italia

Bota

“Jemi një hap larg tragjedisë”/ Izolohet pjesërisht Italia

Publikuar

-

Rëndohet situata e pandemisë në Itali pasi gjatë 24 orëve të fundit autoritet shëndetësore konfirmuan 19 143 raste të reja dhe 91 të tjerë kanë humbur jetën.

Kreu i rajonit të Campania ka njoftuar mbylljen, ndërsa është shprehur se janë në prag të tragjedisë.

“Ne do të vazhdojmë me mbylljen e gjithçkaje, urdhri që hyn në fuqi sot nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet të mbyllim gjithçka dhe duhet të vendosim sot, jo nesër. Ne jemi një hap larg tragjedisë,” tha guvernatori, Vincenzo De Luca.

Në 24 orët e fundit, 2.280 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në rajon dhe është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

LEXO EDHE:  “Po dominojnë moshat e reja”/ Pipero: Maska me detyrim edhe në rrugë

“Nuk dua të shoh kamionët me arkivolë. Ne duhet të marrim vendime sot. Sot duhet të bëjmë përpjekjen e fundit për të ndaluar shpërthimin e infeksionit. Duhet të mbyllim gjithçka për një kohë. Ndoshta për 40 ditë për të frenuar shpërthimin e infeksionit. Pastaj do të shohim. Pa vendime drastike, nesër nuk do të jetë më e mundur”, shtoi De Luca./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Debati Trump – Biden/ Palët ndahen për masat ndaj covid, pas një jave del vaksina

Publikuar

-

Nga

A ka frikë Xho Bajden të debatojë sërish me Donald Trumpin?

Debati presidencial ne SHBA ka filluar me qendrimet e paleve per situaten ndaj Covid 19.

Presidenti Donald Trump ka theksuar se vendi duhet te hapet, sepse ekonomia po shkaterrohet dhe vendi i mbyllur nuk eshte pergjigja e duhur.

Trump theksoi se shume brenda nje jave do kemi vaksinen dhe shume shpejt do kete nje sasi prej 100 milione per popullaten.

LEXO EDHE:  “Duhet ndërtuar një strategji”/ Pipero: Është herët për të festuar, jini të përgjegjshëm

LEXO EDHE:  Arrestohen 24 prostituta/ Ishin të pajisura me diplomë

Kandidati Joe Biden ne qendrimin e tij theksoi se SHBA duhet te marre me shume masa dhe te vendosen maska, te kete distancim social dhe mbyllje nese eshte e nevojshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA/ Trump-Biden përballë njëri-tjetrit në debatin e fundit

Publikuar

-

Nga

Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, debatojnë të enjten në mbrëmje (të premten ora 03.00 me orën e Shqipërisë), hera e fundit përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit që gjenden ballë për ballë.

Kandidatët, të dy në të 70-at, ndërprenë vazhdimisht njëri-tjetrin, megjithëse zoti Trump më shpesh se zoti Biden, në debatin e tyre prej mbi 90 minutash në fund të shtatorit, një përplasje që disa ekspertë amerikanë të shkencave politike e përshkruan si debatin presidencial amerikan më të keq ndonjëherë.

Por këtë herë, Komisioni i pavarur për Debatet Presidenciale ka vendosur ta mbyllë mikrofonin e njerit kandidat, ndërsa tjetri flet për dy minuta në përgjigje të pyetjeve për gjashtë çështje që ka zgjedhur moderatorja Kristen Welker e “NBC News”.
Komisioni tha se mendon se nëse as Presidenti Trump as demokrati Biden nuk përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin gjatë komenteve hapëse dy minutëshe, votuesit amerikanë – të paktën ata relativisht të paktë që thonë se janë ende të pavendosur se si do të votojnë – mund të krijojnë një ide më të qartë se në ç’drejtim do ta çojë vendin secili prej tyre kur të marrë detyrën në 20 janar.

Pas dy minutave të përgjigjeve, mikrofonët e kandidatëve do të hapen përsëri dhe një skenar përplasjesh si herën e parë mund të përsëritet. Kandidatët Trump dhe Biden shkëmbyen një varg talljesh, fyerjesh dhe komentesh me thumba ndaj njëri-tjetrit, me ndërprerjet që e bënin të vështirë here pas here për shikuesit që të ndiqnin shkëmbimet.
Shumë gjëra kanë ndryshuar midis debatit të parë dhe atij të së enjtes, i cila mbahet një një sallë debatesh në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.

Një debat i dytë i planifikuar për javën e kaluar u anulua pasi zoti Trump u prek nga koronavirusi dhe u shtrua në spital për tre net. Kjo e bëri komisionin të vendoste që kandidatët të debatonin virtualisht, por zoti Trump refuzoi dhe takimi u anulua.
Çka është më e rëndësishme, miliona amerikanë tashmë kanë vendosur në lidhje me zgjedhjet, me më shumë se 43 milion njerëz që kanë hedhur votën here me postë ose personalisht. Shumë kanë thënë se gjatë pandemisë së pakontrolluar të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, ata donin të shmangnin kontaktin me votuesit e tjerë në radhët e gjata të pritshme në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Shumë votues demokratë që favorizojnë Biden thanë se dëshironin të ishin ndër të parët që votuan për të larguar zotinTrump, duke e bërë atë presidentin e tretë në detyrë të Shteteve të Bashkuara në katër dekadat e fundit, që do të humbiste garën për rizgjedhje për një mandat të dytë.

Votuesit republikanë shpesh u kanë thënë anketuesve dhe gazetarëve se ata synojnë të votojnë personalisht në ditën e zgjedhjeve, siç ka qenë traditë për dekada në zgjedhjet kombëtare amerikane. Debati i së enjtes mund të jetë shansi i fundit më i mirë për zotin Trump, që të ulë epërsinë e zotit Biden në sondazhet kombëtare.

Demokrati Biden, me gati një gjysmë shekulli në skenën politike amerikane si senator amerikan dhe ish-nënpresident në administratën e ish-Presidentit Barack Obama, mban një epërsi prej 9 ose 10 përqind ndaj zotitTrump në sondazhet kombëtare, por epërsia e tij në shtetet që pritet të përcaktojnë rezultatin e përgjithshëm është sa rreth gjysma e asaj të përgjithshme.

Gazetarja Welker e televizionit NBC thotë se ajo do t’i pyesë kandidatët në lidhje me përpjekjet e tyre për të kontrolluar koronavirusin që ka shkaktuar vdekjen e 221,000 vetëve në Shtetet e Bashkuara. Temat e tjera do të përfshijnë familjet amerikane, çështjet racore në SHBA, ndryshimin e klimës, sigurinë kombëtare dhe udhëheqjen.

LEXO EDHE:  Drogë me vlerë 200 mijë euro/Çfarë i “tradhtoi” dy shqiptarët

LEXO EDHE:  Arrestohen 24 prostituta/ Ishin të pajisura me diplomë

Në një intervistë në Fox News të martën, Presidenti Trump sulmoi moderatoren Welker si “plotësisht e politizuar” dhe sulmoi Komisionin e Debateve si të njëanshëm kundër tij. Presidenti tha se nuk është i kënaqur me vendimin për të mbyllur mikrofonët e kandidatëve gjatë deklaratave hapëse dy minutëshe dhe pretendoi se debati duhej të ishte përqëndruar në politikën e jashtme në vend të pandemisë së koronavirusit dhe çështjeve të tjera të politikës së brendshme.

Zoti Trump ka vazhduar fushatën me tubime të mëdha të mbështetësve këtë javë, duke velrësuar energjinë që ai beson se ato i shtojnë fushatës së tij dhe duke besuar se ato janë thelbësore për të fituar një mandat të dytë. Zoti Biden, ndërkohë, ka qëndruar larg syve të publikut që nga fundjava e kaluar, në shtëpinë e tij në shtetin lindor të Delaware për t’u përgatitur për debatin.

Fushata Trump ka premtuar të përballet me Biden për një çështje që mungoi në debatin e parë – akuzat se djali i Bidenit, Hunter përdori lidhjet e babait të tij ndërsa ishte nënpresident për të bërë marrëveshje fitimprurëse biznesi në Ukrainë dhe Kinë.

Bill Stepien, menaxheri i fushatës së Trump, tha në një deklaratë këtë javë, “Nëse media nuk do t’i bëjë Joe Biden këto pyetje, presidenti do t’i bëjë dhe Biden nuk do t’i shamget dot”.

Zoti Biden i ka quajtur pyetjet në lidhje me djalin e tij “një fushatë shpifjesh”, por nuk i ka adresuar publikisht akuzat specifike në lidhje me marrëveshjen e Hunter Bidenit, përfshirë fakttin që ishte anëtar në bordin e një kompanie ukrainase të gazit natyror për të cilën, sipas mediave amerikane , ai paguhej 50,000 dollarë ose më shumë në muaj.

Nuk dihet se si mund t’u përgjigjet Biden pyetjeve në lidhje me transaksionet financiare të djalit të tij është diçka, dhe nëse aido të ngrejë pyetje në lidhje me shumat e mëdha që korporatat dhe qeveritë e huaja kanë shpenzuar për qëndrime në hotel dhe loja golfi në pronat e zotit Trump gjatë presidencës së tij.

Aaron Kall, një trajnues debatesh në Universitetin e Miçiganit, tha se rezultati i debatit është “edhe këtë radhë shumë më i rëndësishëm për Presidentin Trump”. Zoti Kall tha se Presidenti Trump “ka më pak hapësirë për gabim” sepse ndarjet partiake dhe votimi i parakohshëm kanë lënë më pak votues të pavendosur sesa në disa zgjedhje të fundit presidenciale të SHBA – ndoshta më pak se 5% të elektoratit, sipas sondazheve kombëtare.

“Trump do të ketë pritshmëri më të ulëta për këtë debat duke pasur parasysh sa dobët doli herën e parë” në shtator, tha zoti Kall.

“Nëse ai bën një paraqitje të mirë, kjo mund ta largojë koronavirusin nga titujt e mediave të paktën për një periudhë të shkurtër kohe.”

Sa i përket zotit Biden, profesori Kall tha se “Duke pasur parasysh epërsinë e tij të vazhdueshme në sondazhe, Biden nuk ka nevojë të ofrojë një paraqitje të jashtëzakonshme ose diçka të tillë. Fushata e tij është e kënaqur me gjendjen e garës aktualisht dhe do të ishte e lumtur me një zgjatje të pacaktuar të kësaj gjendjeje”.

Por ai shtoi se “ashtu si gjatë debatit të fundit, ai duhet të ruhet nga ndonjë gafë e madhe që mund të ndryshojë tonin e garës në një moment kritik.”/VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

BE-ja sanksionon dy rusë për sulmin kibernetik ndaj Bundestagut

Publikuar

-

Nga

BE-ja sanksionon dy rusë për sulmin kibernetik ndaj Bundestagut

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj kreut të agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse, GRU dhe ndaj një zyrtari të kësaj agjencie, për përfshirjen e tyre në sulmin kibernetik të vitit 2015, ndaj Dhomës së Ulët të Parlamentit të Gjermanisë.

Në gazetën zyrtare të BE-së u publikuan të enjten emrat e personave dhe entiteteve që janë sanksionuar nga blloku dhe u tha se ata “janë përgjegjës për përfshirjen” në sulmin kibernetik ndaj sistemit të informacionit të Bundestagut. Ky sulm u tha se ka ndodhur në prill dhe maj të vitit 2015.

Gjatë sulmit, sistemet operative kishin dalë jashtë funksionit për disa ditë dhe një “sasi e konsiderueshme” e të dhënave ishin vjedhur, teksa emailet e disa anëtarëve të parlamentit – përfshirë edhe atë të kancelares Angela Merkel- ishin “prekur” nga ky sulm tha Këshilli i BE-së.

Entiteti, të cilit i janë ngrirë asestet, është njësi brenda agjencisë GRU, zyrtarët e së cilës kanë marrë pjesë në sulmin kibernetik ndaj Bundestagut, tha BE-ja.

Dy zyrtarët që janë sanksionuar, do t’iu ngrihen asetet dhe nuk do të mund të udhëtojnë në BE. Njëri nga është thënë se është Dmitry Badin, të cilin BE-ja e përshkruan si pjesë të ekipit që ka kryer sulmin kibernetik.

BE-ja po ashtu ka sanksionuar Igor Kostyukov, duke thënë se ai, si kreu i GRU-së, është përgjegjës për sulmet kibernetike që ka kryer një njësit i agjencisë që ai udhëheqë.

LEXO EDHE:  “Po dominojnë moshat e reja”/ Pipero: Maska me detyrim edhe në rrugë

LEXO EDHE:  “Duhet ndërtuar një strategji”/ Pipero: Është herët për të festuar, jini të përgjegjshëm

Blloku evropian tha se kjo njësi e GRU-së po ashtu ka marrë pjesë në tentimin për të hakuar rrjetin e Wi-Fi në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike në prill të vitit 2018.

Kostyukov edhe më herët është sanksionuar nga BE-ja për shkak të rolit të tij në helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia me agjentin nervor Noviçok më 2018 në Britani.

Prokurorët në Gjermani, ndërkaq, kanë lëshuar një urdhër-arrest për Badin, i cili kërkohet edhe nga autoritetet amerikane, pasi dyshohet se bën pjesë në grupin e hakerëve, të njohur me emrin Fancy Bear.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat e BE-së dhe Gjermanisë se qëndron prapa sulmeve kibernetike ndaj Parlamentit gjerman./rel

LEXO TE PLOTE