Connect with Us

“Halim Kosova është dorëhequr”/ Mustafaj sqaron listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Politikë

“Halim Kosova është dorëhequr”/ Mustafaj sqaron listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm, pjesë e Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Deputetëve të PD Mustafaj, teksa është pyetur në lidhje me faktin se disa emra të rëndësishëm të Partisë Demokratike nuk janë në listë, deklaroi se doktor Halim Kosova ka dhënë vetë dorëheqjen.

“Zoti Halim Kosova është tërhequr vetë, është dorëhequr, përmes një mesazhi që i është dërgua kryetarit të partisë, andaj ai nuk është futur në listën tonë. Unë as do iu konfirmoj emër dhe as nuk iu mohoj. Nuk japim ne emra, është në tagrin e Kryesisë që të japë emrat. Është një proces me integritet”, tha Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”

Mustafaj theksoi se në përzgjedhjen e emrave ka pasur disa standarde profesionale dhe nuk ka pasur kurrfarë ndërhyrje nga lideri i partisë.

LEXO EDHE:  Klajda Gjosha kundër Lulzim Bashës/ Të djegim Qeverinë dhe jo mandatet

“Procesi besoj se është me integritet, i përzgjedhjes së kandidatëve. Unë dhe personat e tjerë që merren me zgjedhjen e kandidatëve, nuk kemi pasur asnjë presion nga Partia Demokratike. Jam nisur nga parimi që kemi listë sa më përfaqësuese të PD-së.
U hodhën themelet e një tradite, që në legjislaturën tjetër të jetë akoma më e mirë. Kam qenë kritikues i listës së 2017, ndërsa tani të gjitha emrat janë propozuar nga baza. Të gjithë janë zgjedhur nga një komision autonom”, u shpreh Mustafaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kush vjedh votën t’i pritet dora”/ Artan Hoxha ironizon Metën: U erdhi dita dhe kovaçëve

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar deklaratën e presidentit Ilir Meta i cili u shpreh sot se kush vjedh voten t’i pritet dora si në Mesjetë.

Me nota ironie, Hoxha thote se tashmë u erdhi dita edhe kovaçëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se pas premtimit të presidentit është rritur në mënyrë të menjëhershme kërkesa pranë kovaçeve, për prodhimin e sopatave të reja, apo per mprehjen e sopatave të vjetra.

“U erdhi dita dhe kovaçeve…. Me ne fund shfaqet drita ne fund te tunelit, pas nje epoke te erret, per zejen e hekurpunuesve, apo kovaçeve, si njihen ne zhargonin popullor.
Pas premtimit te presidentit Meta, se kush vjedh votat do t’i priten duart, eshte rritur ne menyre te menjehershme kerkesa prane kovaçeve, per prodhimin e sopatave te reja, apo per mprehjen e sopatave te vjetra. Sipas kovaçeve, sa me e mprehte te jete sopata, aq me shume duar vota-vjedhesish mund te shkurtosh Zyra e propagandes e qeverise, po heton se kush fshihet pas ketij premtimi te Metes. Pasi ka dyshime te forta se “trusti i kovaçeve”, qe prodhon dekoratat te cilat i shperndan presidenti Meta, mund te kete lobuar apo te kete paguar rryshfet, ne menyre qe te mundesohet lulezimi i ketij biznesi mijeravjeçar…”, shkruan Hoxha.

Më tej Hoxha thotë se për të parandaluar këtë lëvizje të presidentit, pritet shumë shpejt që qeveria të hartojë një projektligj, i cili do miratohet në kuvend, në mënyrë që të merren nën kontroll të gjitha kovaçanat e vendit.

LEXO EDHE:  Ekskluzive, e 7-ta e Beratit pranon mandatin/ Flet deputetja që zëvendëson Eduard Halimin

LEXO EDHE:  Njerëzit e Soros në PD/A do e godasë Basha sektin e humbjes të opozitës?

“Ndersa kovaçet, do ti nenshtrohen nje testi se çfare bindje politike kane, dhe kush eshte politikani me i pelqyer prej tyre ne Facebook….”, vazhdon më tej ironia e Hoxhës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Publikuar

-

Nga

Skandali me inceneratorët/ Malltezi nxjerr shifrat: Blushi po shet shpirtin dhe po shton lëpirjet

Anëtari i kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi ka denoncuar të tjera fakte, në lidhje me aferën e incineratorëve.

Pëmes një tabele me shira, Malltezi thotë se Ben Blushi është aksioner me 33% tek kompania e mafiozeve të plehrave. Sipas Malltezit, Blushi po paguan në natyrë duke shitur shpirtin e shtuar lëpirjen.

“Blushi aksioner me 33% tek kompania e mafiozeve te plehrave. Por kjo kompani i ka dhene 2.2 milione euro per 51% te aksioneve vjollca hoxha. Ende Blushi nuk tregon dot faturen e pageses prej 733,000 euro per pjesen 33% te kompanise qe paguan 2.2 milione euro! Kjo tregon qe mafia e plehrave po vjedh para publike dhe po ble kafe/media. Tani ose Blushi ka paguar 733,000 ne te zeze e nuk ka fare asnje deshmi, ose qartazi nuk ka paguar asgje por kjo eshte pjesa qe i paguhet Blushit per sherbim lepirje ndaj Rames dhe mafies se plehrave. Pra Blushi po paguan ne natyre duke shitur shpirtin e shtuar lepirjen!”, shkruan Malltezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zbërthehet” Spiropali/ Tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Publikuar

-

Nga

“Zbërthehet” Spiropali tregon dhuratën që i bën kryeministri çdo ditëlindje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka treguar momente nga jeta e saj përtej politikës.

E ftuar në ‘Abc neës’ me gazetarin Ermal Peçi, Spiropali ka treguar se i shoqi nuk është njeri i dhuratave, por e përmbush në pikëpamje të tjera. E pyetur se ç’dhuratë ka marrë nga kryeministri Edi Rama, ministrja thotë se ka marrë një shishe verë dhe kjo është traditë në kryeministri.

“Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera. Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri. S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë”, tha Spiropali.

LEXO EDHE:  Basha uron 28-vjetorin e RD/ Sot më shumë se kurrë​ duhet një media që thotë të vërtetën

LEXO EDHE:  Basha uron 28-vjetorin e RD/ Sot më shumë se kurrë​ duhet një media që thotë të vërtetën

E pyetur nëse në dollap ka veshje që nuk i ka veshur kurrë, ajo e ka pohuar këtë fakt.

“Kam një stil dhe qëndroj në atë stil”, tha Spiropali.

Më tej ajo foli edhe për fobinë që ka që në vogëli, gjilpërën.

“Kam një fobi nga gjilpëra, sa herë që duhet ta bëj, madje kur shkova të lind fëmijët, fola me mjekun dhe i thash duroj gjithçka, të lutem vetëm serum mos më bëni. Më ka bërë alergji në vogëli penicilina dhe që atëherë më ka mbetur kjo fobi”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE