LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/ Ish-deputetja thirrje Ramës: Paguaji, pastaj ik

23 Tetor 2020, 09:49, Politikë CNA
“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.

Në një postim në rrjetet sociale, Çupi tha se në një familje të vërtetë, gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve.

Po ashtu ajo i drejton një thirje të fortë kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkon që t?u japë këtyre punonjësve atë çka iu takon.

?Zoti kryeministër në ikje, në një familje të vërtetë, gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve. Zonjat e nderuara, nga të cilat ti kërkon që të dalin nga greva, ishin në Tiranë, por nuk denjove as t?i presësh, as t?i dëgjosh. Këto gra gjithë halle erdhën për dialog nga Ballshi në Tiranë dhe ti u përplase derën në fytyrë! Të paktën, bëhu një here njerëzor dhe jepu atë që u takon! Është cinike, e pashpirt, barbare sfida që ti zoti kryeministër u bën atyre grave të mbytura në halle nga parajsa e luksit ku jeton. Shko tek ato gra, kërkoju ndjesë, paguaji dhe pastaj ik!?-shkruan ish-deputetja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga