Connect with Us

Futbollisti i Rangers shënon golin e javës në Europa League (VIDEO)

Sport

Futbollisti i Rangers shënon golin e javës në Europa League (VIDEO)

Publikuar

-

/

Rangers fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Standart Liege në transfertë, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës.

Golin e parë miqtë e realizuan në minutën e 19-të të pjesës së parë, ndërsa golin që hipotekoi fitoren e tyre u shënua në minutën e 93-të nga Kemar Roofe, i cili realizoi një gol mjaft të bukur.

29 vjeçari mori topin në zonën e tij dhe pasi shmangu tre futbollistë të Liege, goditi fort nga mesi i fushës, duke dërguar topin në fundin e rrjetë, duke lënë të shtangur jo vetëm portierin, por edhe vetë atë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Realizoi kundër Brighton, Broja: Mund të kisha shënuar gola të tjerë, i zhgënjyer me rezultatin

Publikuar

-

Nga

Armando Broja është lojtari i momentit te skuadra e Southampton në Premier League.

Në sfidën e ditës së sotme sulmuesi shqiptare e nisi ndeshjen titullarë kundër Brighton, teksa ka arritur të lërë gjurmë duke shënuar gol në minutën e 30 të takimit. Takim që u mbyll me shifrat 1-1.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare e pranoi se duhet t’i kishte shfrytëzuar edhe rastet e tjera që iu paraqitën, për ta mbyllur me herët ndeshjen.



“Ishte goditje e madhe për ne, sepse loja po shkonte në favorin tonë. Dominuam në pjesën e parë dhe gjatë fraksionit të dytë. Të pësosh gol në fund në atë mënyre ishte vërtet zhgënjyese. Nuk ndihemi mirë si u mbyll ndeshja, por ne do të vazhdojmë përpara.

Ne fokusohemi ndeshje pas ndeshjeje, në paraqitjet e ekipit. Është zhgënjyese të pësosh në fundit e lojës. Ne e kontrolluam para atij momenti. Ne do të vazhdojmë të ecim si ekip, kemi moral të lartë, do të vazhdojmë të shohim përpara.

Mendoj se mund të kisha shënuar gola të tjerë edhe në ndeshjen paraardhëse. Do të vazhdoj të punoj që të përmirësohem”, theksoi 20-vjeçari shqiptar pas ndeshjes me Brighton.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Interi i frikshëm, shkatërron Romën e Jose Mourinhos në “Olimpico”

Publikuar

-

Nga

Në supersfidën Roma-Inter, kanë triumfuar zikaltrit. Ekipi i Inzaghit është shumë i fuqishëm për Romën që e ka mposhtur kështu me rezultatin 3-0. Interi e siguroi fitoren që në pjesën e parë, ndërkohë që zhvilloi një ndeshje fantastike gjatë gjithë takimit.

Festën e nisi Hakan Calhanoglu që shënoi në minutën 15 direkt nga goditja e këndit. Turku pa mungesën e lojtarit të Romës në shtyllën e parë dhe me një goditje mjaft të bukur e çoi rezultatin në 1-0. Golin e dytë e shënoi ishi i Romës, Edin Dzeko. Ai u gjend i vetëm në zonë pas pasimit të Calhanoglu dhe e çoi rezultatin në 2-0.

Ndërkoohë rezultatin e vulosi Denzel Dumfries që shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes dhe të parin personal me fanellën e Interit. Ai shënoi me kokë pas një krosimi mjaft të mirë të Bastonit.



Kështu, zikaltrit ngjiten në vendin e dytë në kuotën e 37 pikëve, 1 më pak se Milanit dhe qëndrojnë në pritje të supersfidës tjetër Napoli-Atalanta. Për sa i përket Romës, kjo është humbja e dytë radhazi dhe e katërta në gjashtë takime. Ekipi i Mourinhos ndodhet në vendin e pestë me 25 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Askush s’e ka dominuar Partizanin tim”, Daja: Hoxha? Nëse Teqja vazhdon kështu…

Publikuar

-

Nga

Partizani mposhti 2-1 Skënderbeun, siguroi fitoren e dytë radhazi në Abissnet Superiore dhe ndan vendin e katërt me nga 15 pikë me Laçin. Trajneri i “Demave”, Ilir Daja analizoi triumfin e sotëm në “Gol pas Goli” në Supersport.

NDESHJA – “Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, ndër më të mirat e kampionatit. Besoj se mund ta kishim shmangur marrjen e golit dhe mund të shfrytëzonim rastet për të shkuar në pushim me rezultat më të thellë. Në pjesën e dytë gabuam duke qarkulluar avash topin, lamë kundërshtarin të spostohej, e ulëm ritmin”.

FITORJA – “Marrja e pikëve do të thotë që pozicionohemi më mirë në renditje dhe rikuperohemi nga ana psikologjike. Pjesa e dytë e dobët? Kemi pasur shumë dëmtime, këta lojtarë kanë përballuar shumicën e ndeshjeve. Kaçe po përmirësohet, Cara gjithashtu”.

TEQJA – “Jo vetëm sot, por ai ka një paraqitje goxha të mirë prej momentit që mbron portën tonë. Ka bërë goxha mirë, sot një pjesë e madhe e marrjes së tre pikëshit i shkon Teqjes, ashtu siç ka bërë në ndeshjet e tjera”.



PËSIMI I GOLAVE – “Sot shënuam gola me lojtarë 20 dhe 21 vjeç. Kemi shumë lojtarë të rinj, e vuajnë më shumë se të tjerët presionin psikologjik. Kemi marrë gola të evitueshëm në çdo ndeshje. Besoj se lojtarët e rinj te Partizani, do të fitojnë eksperiencë në vazhdim”.

HOXHA – “Albani nuk është grumbulluar me ekipin, stafi mjekësor nuk ka dhënë ok. Nëse Teqja do të vazhdojë në të njëjtin nivel, ai duhet të presë që Teqja të gabojë për të marrë përsëri pozicionin, edhe pse Albani është një nga portierët më të mirë të kampionatit dhe kapiteni i ekipit”.

MESFUSHA – “Merita ka treshja e mesit të fushës. Rritja e gjendjes fizike të Kaçes, do i japë më shumë forcë sulmeve tona, pasi ka një pasim shumë të mirë. Marku po integrohet, por kemi edhe lojtarë të tjerë të talentuar si Kote, Murataj dhe Maguette”.

KALENDARI – “Në fazën e parë, asnjë nga Vllaznia, Dinamo dhe Kukësi nuk na kanë marrë fitore. Kemi dalë barazim, por kemi qenë superiorë. Çdo ekip e vlerësojmë njësoj, Partizani nuk nënvlerëson apo mbivlerëson askënd. Kemi kualitetin për t’u përballur me çdo ekip në Superiore. Në fazën e parë nuk kemi marrë shumë pikë, por askush nuk na ka dominuar”.

LEXO TE PLOTE