Aktualitet
Emërohet drejtori i ri i AKU në Korçë

Emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar Ushqimor, në Korçë.
Mësohet se në krye të AKU, Korçë është emëruar Adham Papadhami.
Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së Bledar Skënderi ka vijuar takimet me trupat inspektuese të AKU-së , në qytetin e Korçës , ku edhe ka prezantuar drejtorin e ri të AKU Korçë Adham Papadhami.
“Mbrotja e shëndetit të konsumatorit është fokusi i punës sonë të përbashkët”, theksoi Skënderi dhe për rrjedhim, kërkoi nga trupat inspektuese asnjë tolerancë për subjektet, të cilat cënojnë sigurinë ushqimore
Gjatë takimit drejtori i AKU-së shprehu angazhimin maksimal për Taks-Forcën Anti-Covid dhe rolin e saj në këshillim të qytetarëve dhe bizneseve , për zbatueshmërinë rigoroze të protokolleve anti-Covid./CNA.al

Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...