Connect with Us

Elisa Spiropali si asnjëherë tjetër/ Kërcen këngën e saj të preferuar me moderatorin

Sociale

Elisa Spiropali si asnjëherë tjetër/ Kërcen këngën e saj të preferuar me moderatorin

Publikuar

-

Elisa Spiropali si asnjëherë tjetër/ Kërcen këngën e saj të preferuar me moderatorin

Ministrja Elisa Spiropali ka rrëfyer sot jetën larg politikës, detaje nga jeta familjare por edhe preferencat muzikore. Teksa zbuloi 5 këngët më të dashura plot melodi e histori, moderator Ermal Peçi shprehu dëshirën për të kërcyer një këngë sëbashku.

Elisa pranoi dhe të dy kërcyen një prej hiteve të saj të dashura. 5 nga këngët që kanë shënjuar jetën e saj u transmetuan sot live ne program, ku Elisa veçoi Nina Simoni “Don’t Explain”

“Është një këngë e gjigades Nina Simone. Është një dive, muzikës së zezë quhej në Amerikë. Këngët e saj janë të gjitha të bukura, por kjo veçanërisht. Mos u shpjego, është kënga ime, nuk ka nevojë të shpjegohesh”, u shpreh Spiropali./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Je minë më sahat”/ Rrëfehet Klodiana Lala pas çmimit nga BE: Nuk po e shijoj fëmijërinë e fëmijëve të mi

Publikuar

-

Nga

“Je minë më sahat”/ Rrëfehet Klodiana Lala pas çmimit nga BE: Nuk po e shijoj fëmijërinë e fëmijëve të mi

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer emocionet pasi fitoi çmimin e parë nga Bashkimi Europian për shkrimin investigativ në lidhje me blerjen e votave nga krimi i organizuar.

Gazetarja Klodiana Lala e cilëson një motovim marrjen e këtij çmimi për të cilin thotë se nuk do të ndalet së kryeri investigime të tjera.

“Ishte një garë që unë rezultova fituese, BE shpëndan çmime çdo vit në mënyrë që të inkurajohen gazetarët të shkruajnë.Jam ndier vetëm, sidomos kur shkova në shtëpi, pasi është përgjegjësi e jashtëzakonshëm, kishte shume kronika dhe shkrime cilësore në garë. U ndjeva mirë në fillim por pyetja që i bëra vetes është a e meritova vërtetë këtë çmim?

A do jemi unë gjithmonë unë në nivelin që jam që mos të zhgënjej publikun, apo njerëzit që punoj. Miku im i luftës, Artan Hoxha më thotë unë jam minë me sahat, por jo çdo ditë ka gjëra të bukura, janë ato lajme që janë të këqija për shtetarët, ne jemi njerëzit që gjurmojmë të kundërtën e asaj që thonë politikanët, biznesmenët etj. Institucionet shqiptare kanë dyer hermetike, unë kam bërë minimumin me këtë investigim pasi ka shumë korrupsion, ngjarje pafund që duhet t’i prekim, ndihem në shumë presion është përgjegjësi prandaj ndihem vetëm. Ngjarjet janë pafund.

Vajza ime e vogël 4 vjeç Elize me telefonoi pasi mora çmimin, gjithçka që kam ja kushtoj familjes, ata e kanë ndier mungesën, iki ditën natën në ndjekje të lajmit. Nuk po e shijoj fëmijërinë e fëmijëve të mi, më dhemb shumë kjo, i falënderoj shumë. Neës 24 është familja ime e madhe dhe më ka dhënë zë çdo moment. Jemi shumë njerëzor, unë nga natyra jam që atë që e mendoj e them, nuk ka televizion si Neës 24 për harmoninë që ka, më të mirë se ne nuk kemi parë. Janë njerëz dashamirës të mi, më kanë besuar në integritetin tim, unë nuk do t’i shisja kurrë. Ata që kanë bashkëpunuar prej vitesh me ta më njohin, e dinë që unë gjithçka e bëj për publikun, unë nuk do t’i tradhtoja ata kurrë. Gazetaria investigative është në zhdukje por ka gazetarë që përpiqen, ky profesion është shumë i vështirë, kolegët e mi dalin mbi palët.

LEXO EDHE:  Video/ “Fiks Fare”publikon  rrëfimin e një përdoruesi heroine

LEXO EDHE:  "Hedh bomba mbi çdo llaxore, mahnit çdo fallxhore”/ Spiropali ironizon Metën

Po ka momente që unë prekem, emocionohem jam njeri, faleminderit për këtë pyetje. Unë nga natyra jam implusive jam e fortë dhe shpesh jam gjykuar që marr rolin e prokurores, por publiku i thjeshtë e kupton. Më telefoni Limoz Dizdari unë nuk e kam takuar kurrë, më bëri të ndihesha mirë se më përgëzoi, më telefonoi Elsa Demo, ishte urim i sinqertë, më kanë marrë pafund njerëz që nuk i kisha takuar kurrë, jam ndier shumë mirë. Edhe unë gaboj ndonjëherë por kam kurajon dhe kërkoj falje, kurrë nuk kam cënuar dikë në mënyrë të qëllimshme, kam dëgjuar qëndrime nga më të ndryshme por unë do jem kjo natyra e fortë, por unë e dobët jam kur mbyll derën e shtëpisë atje unë mund të qaj, qaj pranë frigoriferit, jam detajiste , i kam dëgjuar të gjitha anët e medaljes. Por publiku na mat punën, është peshë përgjegjësie ky çmim, i jam shumë mirënjohëse publikut. Unë i përulem publikut, i kërkoj ndjesë për gjithçka që nuk kam arritur ta ndjek”,- u shpreh gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Rrugëtim me Anilën”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndërron jetë tek Infektivi profesori i mjekësisë/ Manastirliu: Një nga ata mjekë të rrallë

Publikuar

-

Nga

Ndërron jetë tek Infektivi profesori i mjekësisë/ Manastirliu: Një nga ata mjekë të rrallë

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi profesori i mjekësisë, Elmaz Eltari. 85-vjeçari ishte i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv në QSUT, por nuk ja ka dalë ta mposhtë virusin.

Lajmin e trishtë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se profesori nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm COVID19.

“E trishtuar për ndarjen nga jeta të prof. Elmaz Eltarit, ish drejtues i klinikës infektive, një nga ata mjekë të rrallë, që njihej ndër kolegë dhe pacientë për humanizmin e tij. Megjithë përpjekjet e kolegëve, profesori 85 vjeçar nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm #COVID19. Ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, prof.Afërditës, familjarëve dhe miqve të prof. Elmazit!”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shifra të frikshme të infektuarish/ Humbin jetën 4 persona në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Shifra të frikshme të infektuarish/ Humbin jetën 4 persona në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 306 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona.

“Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,
16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,
6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,
4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,
2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,
1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.
Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

COVID-19 – Statistika (23 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 306
Të shëruar ne 24 orë 71
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1412

LEXO EDHE:  Kida “BON ZO”…

LEXO EDHE:  Zef Deda trondit me rrëfimin/ “Më mbyllën në psikiatri dhe më paralizuan me gjilpëra”

Testime totale 114381
Raste pozitive 18556
Raste të shëruara 10466
Raste Aktive 7621
Humbje jete 469

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3805
Durrës 730
Shkodër 493
Fier 503
Korçë 471
Lezhë 373
Elbasan 344
Vlorë 307
Berat 224
Kukës 178
Dibër 97
Gjirokastër 96

LEXO TE PLOTE