LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eleminimi me 5 vota i Salianjit/ Nishani i jep “kurajo”: I takon institucioneve të tjera për të përcaktuar listën përfundimtare

23 Tetor 2020, 13:45, Politikë CNA
Eleminimi me 5 vota i Salianjit/ Nishani i jep “kurajo”: I takon

Eleminimi me 5 vota i ish deputetit Ervin Salianji nga komisioni i Partisë Demokratike për listën elektorale, është komentuar edhe nga ish presidenti Bujar Nishani.

Nishani tha se i takon institucioneve të tjera për të vendosur listën përfundimtare. Në tërësi ai tha se mund të ketë edhe lajme të pavërteta gjatë kësaj kohe.

?Nuk komentoj as emra dhe as lajme të pavërtetë. Fake-neës që mund të qarkullojnë në ambiente të caktuara. Ky është një proces që përveç vërtetësisë, i takon institucioneve të tjera për të përcaktuar se cila do të jetë lista përfundimtare në zgjedhjet e ardhshme?, tha Nishani.

Salianji, ashtu siç është raportuar, u skualifikua me 5 vota nga komisioni duke humbur të drejtën për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit./CNA.al

Lajmet e fundit nga