LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekipi i Kategorisë së Parë surprizon Skënderbeun, e mund në miqësore

23 Tetor 2020, 16:32, Sport CNA
Ekipi i Kategorisë së Parë surprizon Skënderbeun, e mund

Egnatia suprizon skuadrën e Skënderbeut duke e mposhtur me rezultatin 2-1 në miqësoren e zhvilluar dje në stadiumin e Peqinit duke treguar se me ekipet e Superligës di t?i masë mirë forcat pasi ia ka dalë të marrë rezultate pozitive edhe ndaj Partizanit e Teutës.

Skuadra e drejtuar nga tranieri Magani dje ka bërë një paraqitje mjaft pozitive duke qenë dominuese në pjësën e parë teksa ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës dy herë me autorë Metën dhe Çelhakën.

Nga ana tjetër tekniku Ahmataj ka hedhur në fushën e lojës një formacion miks duke lënë në stol disa prej titullarëve, që i ka aktivizuar më pas në pjesën e dytë.

Golat për rrogozhinasit janë shënuar nga Meta dhe Çelhaka në pjesën e parë, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë kanë barazuar korçarët me të riun Kollçinaku.

FT| EGNATIA-SKËNDERBEU 2-1
GOLAT: Meta 16?, Çelhaka 25?/ Kollçinaku 52?

Lajmet e fundit nga