Connect with Us

Duka: Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë

Sport

Duka: Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë

Publikuar

-

I gjithë opinion sportive dhe jo vetëm, janë në pritje të vendimit, ne lidhje me startin e kampionatit, i cili ka zgjedhur të bojkotojë prej afro 40 ditësh.

Ndërkohë së fundmi, gjatë një aktiviteti në “Football Republic Akademi”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka është shprehur se ka pasur së fundmi një takim me kryeministrin,

Edi Rama, teksa i pyetur në një deklaratë për mediat se kur do të startojnë aktivitetet futbollistike, kreu i FSHF-së, është shprehur shkurtimisht:

“Kampionati do fillojë së shpejti. Kryeministri më ka premtuar se do pranojë ofertën tonë”, u shpreh Duka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Mbahet takimi Duka-Rama, marrin zgjidhje problemet e futbollit

Publikuar

-

Nga

Para disa ditësh ishte paralajmëruar se do të zhvillohej një takim kokë më kokë mes presidentit të Federatës Shqëiptare të Futbollit, Armand Dukës dhe kryeministrit të vendit, Edi Ramës. Ky takim jozyrtar i njoftuar prej ditësh ka ndodhur ditën e sotme dhe siç njofton “Abc News”, dyshja i ka dhënë drejtim problemeve.

anë diskutuar të gjitha kërkesat e Kategorisë Superiore dhe ka patur një konsensus mes palëve, teksa për Ligjin e Sponsorizimeve pritet ta kemi më të qartë gjatë orëve në vazhdim se çfarë është biseduar. Një ditë më parë kryeministri ka marrë një relacion më dy propozimet e Ligës dhe të Ministrisë së Ekonomisë dhe i ka shqyrtuar me stafin e tij.

Mbetet për tu parë se cili ka qenë përfundimi, teksa sot është planifikuar të mbahet edhe mbledhja e tretë mes Ligës dhe Ministrisë së Ekonomisë, nga ku priten gjithashtu lajme të mira. Pozitiv është fakti se ka patur frymë bashkëpunimi dhe pas këtyre zhvillimeve pritet të kemi sinjalin e shumëpritur të nisjes së Kategorisë Superiore.

LEXO TE PLOTE

Sport

Drejtori i Viteses zbërthen Brojën: Ka instik vrasës…

Publikuar

-

Nga

Dopieta e realizuar në kampionat ndaj ADO Den Hag, e ka shndërruar sulmuesin e Kombëtares, Armando Brojën, në një protagonist absolut te skuadra e Viteses, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

“Gelderlander.nl”,i ka kushtuar një artikull special futbollistit 19-vjeçar, në prag të ndeshjes së radhës ndaj PSV-së, duke i thurur elozhe shqiptarit.

“Broja, 19-vjeç që nga shtatori, është një fëmijë i një familjeje shqiptare. Ai u rrit në Slough, një qytet vetëm në perëndim të Londrës. Ai flet anglishten me një theks të vërtetë. Dhe nëse dëshiron, ai bisedon në kokni, dialekti i kryeqytetit. Broja në të vërtetë është shumë britanik.

Në fushën e lojës Broja është një sulmues i vërtetë. Ka qenë një golashënues që nga fëmijëria. Me atë famë ai u bë një ndërkombëtar shqiptar. Kjo është kryesisht një zgjedhje sportive. Në Angli ka më shumë sulmues të mirë dhe mund të ndërtojë një karrierë të bukur ndërkombëtare në Ballkan”, shkruhej fillimisht në artikullin e mediat holandeze.

Në vijim theksohet fakti se sulmuesi shqiptar ka potenacial dhe ambicie shumë të mëdha, për t’u kthyer si protagonist te Çelsi, ashtu siç bëri Tami Abraham. Vitet e fundit blutë e Londrës, janë duke i kushtuar një vëmendje speciale talenteve.

“Broja është një lojtar shumë i mirë. Ai është transferuar nga të rinjtë në ekipin e parë vjet, madje bëri debutimin në Premier League (më 8 mars zëvendësoi në fund Oliver Zhirud kundër Everton). Ai ka potencialin dhe ambicie shumë të madhe për t’u kthyer te Çelsi sërish.

Kishte konkurrencë të madhe për Brojën. Nuk e lamë të na ikte nga duart, e morëm atë. Çelsi në të vërtetë dëshironte që ai të merrte eksperiencë në ekipin U21 edhe një vit tjetër. Duhet të flisja me të gjithë në Londër dhe pastaj me vetë Brojën. Fluturova në Angli dhe shkova në shtëpinë e tij. Fola me nënën e Armandos dhe pastaj me të. Transferimi në Holandë është me të vërtetë një hap i madh për të”, zbulon drejtori teknik i Viteses, Johanes, Spor.

Ndërkohë në prononcimin e tij, Broja tregon: “Kam shënuar 30 gola vitin e kaluar tek të rinjtë. Tani jeto vetëm, në një vend tjetër dhe me gjuhë tjetër.

Në fushë më duhet të merrem me djem të fortë. Më pëlqejnë golat ë shënuar kundër Den Haag, por ajo ndeshje ka kaluar. PSV po vjen dhe kjo do të jetë një ndeshje e vështirë. Eredevisie nuk është një kampionat i lehtë. Jam shumë i lumtur për besimin e trajnerit”, deklaron shqiptari.

Broja për momentin është shënuesi më i mirë te Vitese, teksa në klub kërkojnë të marrin maksimumin nga talenti i shqiptarit.

“Shikoni cilësitë e tij. Ai është i gjatë (191 centimetra), është i shpejtë, ka teknike të mrekullueshme dhe gjithashtu ka instikt vrasës. Ai i plotëson të gjithë kërkesat për një sulmues të nivelit të lartë.

Këtë ai mund ta tregojë shumë mirë në Eredivise. Një muaj më parë vështirë se e njihte kush, tani e njohin dhe i drejtohet fushës ndryshe. A mund të shënojë ai çdo javë gola në një nivel të lartë? Ai është i qëndrueshëm? Deri më tani jemi shumë të lumtur, thjesht të vazhdojmë kështu”, e mbyll deklaratën e tij, drejtori sportiv i Viteses.

Vlen të theksohet fakti që Broja është futbollisti i 29-të në histori që transferohet nga Çelsi në Vitese. Kujtojmë që klubi holandez është një klub “satelit” i londinezëve që prej vitit 2010.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Përplasja me Gjicin?” Duro: Unë iu vendos vijën e kuqe presidentëve

Publikuar

-

Nga

U bënë afro tetë muaj që kur Kukësi shkarkoi Shpëtim Duron. Trajneri ka evituar jo pak komentet pas atij largimi, por tashmë rikthehet të flasë ekskluzivisht për “Panorama Sport”, jo vetëm për klubin verilindor, por duke prekur disa nga temat më të nxehta që shqetësojnë aktualisht futbollin shqiptar.

“Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë bojkot”, ka thënë ndër të tjera 60-vjeçari, i cili në karrierën e tij të gjatë si trajner ka drejtuar skuadra si Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Flamurtari, Kukësi, Besa, Apolonia, Bylis, por gjithashtu Shkëndijën e Tetovës dhe Dritën e Gjilanit.

Zoti Duro, çfarë përshtypje iu bën fakti që jemi aktualisht i vetmi vend në Europë pa futboll dhe a mendoni se bojkoti i kampionatit është i drejtë?

Sigurisht që nuk e prisja që të mos kishte kampionat dhe akoma më tepër që të zgjaste kaq shumë. Më ka bërë përshtypje për faktin sepse jemi i vetmi vend në Europë që nuk po luhet futboll dhe për mua kjo është shumë. Do të hyjë në histori dhe përgjegjësinë duhet ta mbajë kush e ka. Është një problem i madh dhe madje edhe në vitit 1997, mbaj mend që ishte situatë e jashtëzakonshme lufte, por ama kampionati e kupa përfundoi.

Nuk dua të marr rolin e gjyqtarit se kush është fajtor, qeveria apo federata, por për mua si njeri i futbollit më bën përshtypje. Dua të shoh futboll dhe si mua e shumë të tjerëve na mungon. Mendoj se futbolli duhet të nis sa më shpejt për të gjithë.

Ju jeni likuiduar pas largimit si trajner nga Kukësi?

Nuk dua të flas për likuidimet, sepse me vjen zor ta hap këtë problem. Pengu im është që nuk më lanë ta çoja kampionatin dhe kupën deri në fund, që të jepja llogari para presidentit dhe drejtuesve, që nëse nuk do të realizoja objektivat, t’i jepnim dorën njëri-tjetrit dhe të ndaheshim si burrat, pasi lekët nuk më interesojnë fare.

Për çfarë ndieni më tepër keqardhje nga periudha kur drejtuat Kukësin?

Di të them që bashkë me stafin kemi bërë një punë jashtëzakonisht të mirë dhe profesionale gjatë gjithë sezonit. Megjithëse, kemi luajtur në fusha të ndryshme, kemi kryesuar kampionatin në pjesën më të madhe të kohës. Pengu im është që nuk më lanë të realizoja objektivat. Ika në një moment që kisha një javë që kisha zbritur nga vendi i parë në vendin e dytë, isha katër pikë larg Tiranës kur ishin 36 pikë në lojë, si dhe gjysmëfinalja e Kupës.

Isha tërësisht brenda objektivave dhe isha i bindur që do të fitoja kampionatin ose kupën, sepse i kisha objektivat në duar. Ky është pengu që nuk më lanë të punoja deri në momentet e fundit me skuadrën që kisha bërë pjesën më të madhe të punës, duke bërë dy faza përgatitore shumë të mira, si në verë dhe në dimër.

Kisha një skuadër shumë të mirë, kontroll absolut dhe çuna të lidhur në marrëdhëniet me njëri tjetrin. Kjo është keqardhja më e madhe. Nuk mbaj përgjegjësi as për kampionatin, pasi isha në kulmin e punës, por nuk më lanë të vazhdoja. Ky është pengu im, që nuk m’u dha mundësia të shkoja deri në fund.

Flitet për një përplasje mes jush dhe presidentit Gjici në dhomat e zhveshjes në një ndeshje kundër Tiranës. Si është e vërteta?

U bë një kohë e gjatë që kur jam larguar nga Kukësi dhe këtë periudhë nuk kam preferuar të bëjë komente, pasi nuk më pëlqejnë këto gjera. Di që kam bërë një punë jashtëzakonisht serioze, por nuk do të flas për problemet që kemi pasur, pasi nuk është normale dhe nuk ka vlerë te ne. Jam një trajner ndoshta me më shumë përvojë në kampionatin shqiptar, kam punuar te të gjitha skuadrat e nivelit më të lartë si në Shqipëri, Maqedoni apo Kosovë.

Kam ruajtur marrëdhënie të mira me të gjithë presidentët, duke qenë ndër ata trajnerë që kam punuar dhe jam rikthyer për së dyti në klube si Partizani dhe Shkëndija e Tetovës me të njëjtat stafe. Unë jam nga ata trajnerë që duhet të ketë edhe shumë të tjerë, që duhet t’i tregojë vijën e kuqe presidentit brenda punës së tij profesionale. Pra, secili duhet të ketë personalitet në punën dhe pozicionin e tij. Nuk dua ta zgjas më shumë për problemet e tjera.

LEXO TE PLOTE