Connect with Us

Drejtori i Viteses zbërthen Brojën: Ka instik vrasës…

Sport

Drejtori i Viteses zbërthen Brojën: Ka instik vrasës…

Publikuar

-

Dopieta e realizuar në kampionat ndaj ADO Den Hag, e ka shndërruar sulmuesin e Kombëtares, Armando Brojën, në një protagonist absolut te skuadra e Viteses, i cili ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

“Gelderlander.nl”,i ka kushtuar një artikull special futbollistit 19-vjeçar, në prag të ndeshjes së radhës ndaj PSV-së, duke i thurur elozhe shqiptarit.

“Broja, 19-vjeç që nga shtatori, është një fëmijë i një familjeje shqiptare. Ai u rrit në Slough, një qytet vetëm në perëndim të Londrës. Ai flet anglishten me një theks të vërtetë. Dhe nëse dëshiron, ai bisedon në kokni, dialekti i kryeqytetit. Broja në të vërtetë është shumë britanik.

Në fushën e lojës Broja është një sulmues i vërtetë. Ka qenë një golashënues që nga fëmijëria. Me atë famë ai u bë një ndërkombëtar shqiptar. Kjo është kryesisht një zgjedhje sportive. Në Angli ka më shumë sulmues të mirë dhe mund të ndërtojë një karrierë të bukur ndërkombëtare në Ballkan”, shkruhej fillimisht në artikullin e mediat holandeze.

Në vijim theksohet fakti se sulmuesi shqiptar ka potenacial dhe ambicie shumë të mëdha, për t’u kthyer si protagonist te Çelsi, ashtu siç bëri Tami Abraham. Vitet e fundit blutë e Londrës, janë duke i kushtuar një vëmendje speciale talenteve.

“Broja është një lojtar shumë i mirë. Ai është transferuar nga të rinjtë në ekipin e parë vjet, madje bëri debutimin në Premier League (më 8 mars zëvendësoi në fund Oliver Zhirud kundër Everton). Ai ka potencialin dhe ambicie shumë të madhe për t’u kthyer te Çelsi sërish.

Kishte konkurrencë të madhe për Brojën. Nuk e lamë të na ikte nga duart, e morëm atë. Çelsi në të vërtetë dëshironte që ai të merrte eksperiencë në ekipin U21 edhe një vit tjetër. Duhet të flisja me të gjithë në Londër dhe pastaj me vetë Brojën. Fluturova në Angli dhe shkova në shtëpinë e tij. Fola me nënën e Armandos dhe pastaj me të. Transferimi në Holandë është me të vërtetë një hap i madh për të”, zbulon drejtori teknik i Viteses, Johanes, Spor.

Ndërkohë në prononcimin e tij, Broja tregon: “Kam shënuar 30 gola vitin e kaluar tek të rinjtë. Tani jeto vetëm, në një vend tjetër dhe me gjuhë tjetër.

Në fushë më duhet të merrem me djem të fortë. Më pëlqejnë golat ë shënuar kundër Den Haag, por ajo ndeshje ka kaluar. PSV po vjen dhe kjo do të jetë një ndeshje e vështirë. Eredevisie nuk është një kampionat i lehtë. Jam shumë i lumtur për besimin e trajnerit”, deklaron shqiptari.

Broja për momentin është shënuesi më i mirë te Vitese, teksa në klub kërkojnë të marrin maksimumin nga talenti i shqiptarit.

“Shikoni cilësitë e tij. Ai është i gjatë (191 centimetra), është i shpejtë, ka teknike të mrekullueshme dhe gjithashtu ka instikt vrasës. Ai i plotëson të gjithë kërkesat për një sulmues të nivelit të lartë.

Këtë ai mund ta tregojë shumë mirë në Eredivise. Një muaj më parë vështirë se e njihte kush, tani e njohin dhe i drejtohet fushës ndryshe. A mund të shënojë ai çdo javë gola në një nivel të lartë? Ai është i qëndrueshëm? Deri më tani jemi shumë të lumtur, thjesht të vazhdojmë kështu”, e mbyll deklaratën e tij, drejtori sportiv i Viteses.

Vlen të theksohet fakti që Broja është futbollisti i 29-të në histori që transferohet nga Çelsi në Vitese. Kujtojmë që klubi holandez është një klub “satelit” i londinezëve që prej vitit 2010.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Kombëtare

Zbulohet emri surprizë në listën e Edi Rejes për eleminatoret e Botërorit

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë janë duke afruar, teksa në fundin e muajit mars do të zhvillojmë tre takime për kualifikueset e Botërorit. Përgjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur garanci sa i përket portës dhe mbrojtjes. Sulmi është një temë që do të ishte harxhim i kohës për t’u përmendur pasi gjatë këtyre javëve në kampionatet respektive janë në formë fantastike të gjithë lojtarët shqiptarë.

Rei Manaj që ka shpërthyer si kurrë më parë me golat te Barcelona B, për të vazhduar me Sokol Cikalleshin që ka marrë të gjitha komplimentet e trajnerit të Koniasporit, e për ta përfunduar me Armando Brojën, që sipas trajnerit të Viteshes, është më i miri në “Eredivisie”. Sigurisht që lista e sulmuesëve vazhdon me zgjedhje të tjera që kanë mundësinë për të mbajtur mbi shpatulla fanellën e Kombëtares, ku mes tyre si risi për herë të parë në fushën e lojës mund të jetë edhe Florian Kamberi.

Një tjetër lojtar ky që po komentohet pozitivisht në Skoci, megjithëse për përfshirjen në listë nuk do të ishte risi. Problemet burokratike dhe më pas situata me COVID bëri që ish-futbollisti i Zvicrës të mos debutonte me fanellën e Shqipërisë.

Por ajo që Kombëtarja jonë ka vuajtur më së shumti është mesfusha, “truri organizator”. Pavarësisht emrave të shtuar dhe talenteve të shumtë që kemi në organikë, në zhvillimin e lojës kërkohet ende me patjetër aktivizimi i Ledian Memushajt, garda e vjetër, që nga futbollisti që shihet me etapën e mbyllur, vjen për të bërë diferencën.

Këtë herë si risi te Shqipëria pritet të jetë Nedim Bajrami. Reja po bën gjithçka që të bind lojtarin e Empolit për të lënë Zvicrën duke e joshur me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë. Mesfushori i ri po shkëlqen me Empolin dhe shquhet për nuhatjen që ka me portën, teksa në këtë sezon arriti që t’i shënonte Napolit dy gola me gjuajtje “vrastare” nga distanca.

Duke futur këtu “pitbullin” Amir Abrashi dhe të ngjashmin e tij Keidi Bare, forcën dhe klasin e Klaus Gjasulës, muskujt dhe energjinë e Enis Cokajt, fantazinë që ka Sherif Kallaku, krosimet e saktë të Endri Çekiçit dhe frymën e re që mund të japi Lindon Selahi ose edhe Eduart Rroca që ka bërë sezon të mirë me Instabulsporin, mund të thuhet pa frikë se Reja ka një larmishmëri zgjedhjesh si kurrë më parë te Kombëtarja./Sport Ekspres

LEXO TE PLOTE

Sport

“Jemi ende në garë për mbijetesën”/ Një afrikan mban me shpresë korçarët

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Skënderbeut, Alfred Mensah ka folur në lidhje me rivalët për mbijetesë dhe largësinë në renditje që kanë krijuar nga Skënderbeu.

Mensah, nga njëra anë, e quajti delikate situatën e krijuar në ekip, por më pas u shpreh besimplotë se gara është ende e hapur dhe pesë pikë nga Apolonia e Bylisi janë krejtësisht të mundshme për t’u rikuperuar.

Për Panorama Sport ai u shpreh:

“Jemi në vendin e fundit dhe kjo na krijon disi probleme, pasi nuk sheh dritë në fund të tunelit. Pas humbjes ndaj Kastriotit kemi qenë të paralizuar dhe nuk dinim se çfarë të bënim në dhomat e zhveshjes. Por, nëse e sheh me qetësi, çdo gjë është ende në garë, mjafton të rikthehemi në lojën tonë”.

LEXO TE PLOTE

Sport

Luhen sot 3 ndeshjet e Superiores, ja ekipet që zbresin në fushë

Publikuar

-

Nga

Në ndeshjet e javës së 13 të Kategorisë Superiore, Partizani do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas dy barazimeve radhazi, teksa në Elbasan do të presë Skënderbeun. Të kuqtë janë të përfshirë në garën e titullit dhe një tre pikësh edhe mund t’i katapultojë në vend të parë, megjithatë të besuarit e trajnerit Ilir Daja, edhe pse konsiderohen favoritë në letër pasi luajnë me të fundit e klasifikimit, duhet të bëjnë llogaritë me faktin se korçarët e Migen Memellit pikët i kanë të domosdoshne për të qëndruar në garën e mbijetesës.

Sakaq, edhe Teuta është aty e përfshirë në garën e titullit, vetëm një pikë larg Vllaznisë ndërsa sot ka një transfertë të sikletshme në Ballsh, ndaj Bylysit. Në fazën e parë në stadiumin Adush Muça kjo sfidë është mbyllur në barazim pa gola, e vendasit do të kërkojnë të përsëriten apo të bëjnë më mirë për të konsoliduar pozitat në klasifikim. Ndërkohë, Tirana do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit.

Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi janë duke e marrë formën më të mirë dhe vijnë pas dy fitoreve radhazi, ndaj do të kërkojnë të tretën për të qenë edhe më pranë Europës, ndërsa vetëm nëse do të kenë vazhdimësi mund të mendojnë edhe për më tepër. Nga ana tjetër, krutanët janë në një pozicion komod në klasifikim, megjithatë pikët janë të mirëpritura për të arritur sa më shpejt objektivin e tyre që është mbijetesa.

Ndeshjet:

13:00 Kastrioti-Tirana

13:00 Bylis-Teuta

16:00 Partizani-Skënderbeu

LEXO TE PLOTE