Connect with Us

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare/ Rama: Meta dhe futbollisti afrikan i kanë bërë gol me kokë drejtësisë

Politikë

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare/ Rama: Meta dhe futbollisti afrikan i kanë bërë gol me kokë drejtësisë

Publikuar

-

Dhënia e nënshtetësisë shqiptare/ Rama: Meta dhe futbollisti afrikan i kanë bërë gol me kokë drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me dhënien të nënshtetësisë nga presidenti Ilir Meta të futbollistit Joseph Cobbina.

Kryeministri shkruan se Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan. Sipas Ramës, të dy i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha: 23 vite që kam drejtuar unë, PD ka qenë pro amerikane

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në  emisionin “Now” nga Erla Mëhilli në Euronews.

Pasi u shpreh i vendosur për qenë në Parlament, pavarsisht ultimimatumit të SHBA, pas shpalljen ‘non grata’, Berisha u shpreh se çështja e tij nuk e fut aspak në konflikt PD, ndryshe sa diskutohet sot.

“PD nuk futet kurrë në konflikt me asnjë shhet të lirë demokratik nëse mbron parimet e demokracise. 23 vite që kam drejtuar unë PD ka qenë pro amerikane. Është bazuar në respektimin e shoqërisë së lirë amerikanë, dhe parimeve të lira të shoqërisë europiane.

LEXO EDHE:  PD publikon dokumentin e ri/ “Fundoset” kryebashkiaku i Ramës?

LEXO EDHE:  Parada e qeverisë me autoblindat/ Manjani-Ramës: Nuk të mbrojnë dot nga e shara kolektive



Ndryshe nga mosrespektimi i këtyre parimeve sot Shqipqëria është katandisur në delen e zezë të Ballkanit e Europës dhe më gjërë.

Unë kam një mbështetje të jashtëzakonshme, për qëndrimin që mbaj, është më e gjërë se kurrë në spektrin e saj.

Po më mbështesin me qindra demokratë dhe njerëz që nuk kanë votuar kurrë Sali Berishën”, u shpreh lideri demokrat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i prerë/ “Të premten hyj në parlament, do respektoj zgjedhjen e sovranit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Që nga shpallja e tij “non grata” nga DASH, është komentuar pafund nëse ish kryeministri, Sali Berisha pas fitimit të mandatit të deputetit do të jetë pjesë e parlamentit të ri.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh se të premten do të jetë në parlament pasi do të respektojë zgjedhjen e sovranit.



Ditën e premte do të shkoj në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve. Unë nuk fshihem pas mandatit. Nuk fshihem prapa sovranitetit. Nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim, sepse është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Asgjë nuk mund ta shkelmojë atë, dhe mua nuk me mbetet tjeter përveçse ta respektoj. Asgjë nuk më detyron mua të shkelmoj mbi dinjitetin tim. Mandati është i parlamentit të një vendi Sovran. Unë nuk bëj asgjë tjetër përveçse i nënshtrohem sovranitetit. I nështrohem parlamentit dhe dinjitetit, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

ZYRTARE/ Egnatia përforcon mesfushën, firmos ish-futbollisti i Marsejës

Publikuar

-

Nga

Chris Gadi i bashkohet Egnatias. Mesfushori 29 vjeçar ka  gjetur marrëveshjen me klubin dhe do jetë në dispozicion të ekipit qysh nesër. Futbollisti ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Marseille, apo Lok.Plovid. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe eksperiencën me Charleroi. Karrierës së tij i shtohen edhe Etar dhe Spartak Pleven. Egnatia synon që të sigurojë qëndrimin në elitë.

LEXO EDHE:  “Rama nuk shpëton dot”/ Kryemadhi e prerë: Edhe Balla po t’i numërojë votat…

LEXO EDHE:  “Rama nuk shpëton dot”/ Kryemadhi e prerë: Edhe Balla po t’i numërojë votat...



“Welcome Chris GADI ! Mesfushori 29 vjeçar Francez është zyrtarisht pjesë e KF Egnatia ! Gadi ka disa eksperienca si : Marseille , Lok. Plovdiv , Spartak Pleven , FC Etar , Olym. Charleroi etj . Nesër futbullisti i bashkohet ekipit . KF Egnatia” – shkruan klubi.

LEXO TE PLOTE