Connect with Us

Debati Trump – Biden/ Palët ndahen për masat ndaj covid, pas një jave del vaksina

Bota

Debati Trump – Biden/ Palët ndahen për masat ndaj covid, pas një jave del vaksina

Publikuar

-

A ka frikë Xho Bajden të debatojë sërish me Donald Trumpin?

Debati presidencial ne SHBA ka filluar me qendrimet e paleve per situaten ndaj Covid 19.

Presidenti Donald Trump ka theksuar se vendi duhet te hapet, sepse ekonomia po shkaterrohet dhe vendi i mbyllur nuk eshte pergjigja e duhur.

Trump theksoi se shume brenda nje jave do kemi vaksinen dhe shume shpejt do kete nje sasi prej 100 milione per popullaten.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në SHBA/ Humbin jetën 4 persona

Kandidati Joe Biden ne qendrimin e tij theksoi se SHBA duhet te marre me shume masa dhe te vendosen maska, te kete distancim social dhe mbyllje nese eshte e nevojshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

Publikuar

-

Nga

Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani ka qenë mbrapa sulmit ndaj një cisterne të naftës, që ka lënë të vdekur dy persona.

Këto dy vende po ashtu janë zotuar për t’u përgjigjur ndaj sulmit, që e kanë konsideruar shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Cistera Mercer Street, e cila menaxhohet nga një kompani izraelite, është sulmuar në ujërat e Omanit më 29 korrik.

Një shtetas britanik dhe një rumun, janë vrarë në sulm.

Deklaratat e Mbretësisë së Bashkuar dhe SHBA-së, kanë ardhur pasi kryeministri izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se ka “të dhëna” se Irani është përgjegjës për sulmin.

LEXO EDHE:  “Historike”/ Presidenti Trump flet pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Bennett ka paralajmëruar se “ne e dimë si të dërgojmë mesazh te Irani, në mënyrën tonë”, derisa Teherani i ka hedhur poshtë ato që i ka konsideruar “akuza të pabaza”.

LEXO EDHE:  Fushata e zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Sulmi ndaj cisternës Mercet Street duket se përbën përshkallëzimin e fundit të situatës në mospajtimet mes Izraelit dhe Iranit.

Prej muajit mars janë raportuar një mori sulmesh në anijet izraelite dhe ato iraniane, mirëpo viktima ka pasur rrallë.

Irani ka akuzuar po ashtu Izraelin për shënjestrim të zonave të tij bërthamore si dhe shkencëtarëve./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vaksina zbut simptomat e variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Shumë shtete në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën, po raportojnë për raste të infektimeve me koronavirus te personat që janë vaksinuar kundër tij. Infektimet e të vaksinuarve, kryesisht po i atribuohen variantit Delta të koronavirusit, që po përhapet me shpejtësi.

Në Kosovë, deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se dhjetë persona të vaksinuar plotësisht janë infektuar me koronavirus, por kanë shtuar se gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

The New England Journal of Medicine më 28 korrik ka publikuar një studim, ku janë analizuar të dhënat e pothuajse 11.500 punonjësve shëndetësorë, të vaksinuar plotësisht me vaksinën Pfizer, të cilët punojnë në Qendrën Mjekësore Sheba, në afërsi të Tel Avivit në Izrael.

Studimi ka gjetur se personat e vaksinuar, që kanë nivele më të larta të antitrupave, kanë më pak gjasa që të infektohen me koronavirus.
Pas testimeve të vazhdueshme prej fundit të janarit deri në fund të prillit, janë identifikuar 39 punonjës të infektuar, pavarësisht se ishin plotësisht të vaksinuar. Studimi gjeti se të gjithë kanë pasur simptoma të buta ose nuk kanë pasur fare simptoma, por 19 për qind e tyre kishin përjetuar simptoma edhe gjashtë javë pas diagonistikimit.

Nga 39 punëtorët e infektuar, në 22 prej tyre, autorët e studimit kanë gjetur se kanë pasur antitrupa në ditën e infektimit ose një javë më pas. Më pas studiuesit kanë analizuar nivelin e antitrupave të personave të infektuar, ku është parë se niveli i antitrupave ka qenë më i ulët.

Ndërkaq, sipas një studimi të kryer nga Qendrat e Kontrollit për Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) të publikuar në fund të korrikut, janë analizuar infektimet që kanë ndodhur në Barnstable. Rreth 74 për qind – apo 346 raste – e të infektuarve kanë qenë të vaksinuar plotësisht. Nga këto raste, 79 për qind kanë e pacientëve kanë pasur simptoma. Sipas analizave të kryera, varianti Delta ka qenë përgjegjësi kryesor i këtyre infektimeve.

Përhapja e variantit Delta, që është variant më ngjitës se varianti origjinal i koronavirusit, ka bërë që shumë shtete të përballen me rritjen e rasteve dhe disa prej tyre kanë rikthyer edhe mbajtjen e maskave, siç është edhe rasti i SHBA-së.
Sipas ekspertëve amerikanë, vaksinimi kundër COVID-19 ul gjasat që personat e vaksinuar të infektohen me koronavirus, por ata që infektohen me Delta pas vaksinimit, kanë tendencë ta shpërndajnë virusin sikurse personat e pavaksinuar.

LEXO EDHE:  Ja si Biden i manipuloi zgjedhjet presidenciale në SHBA

“Niveli i lartë i ngarkesave virale sugjeron për rrezik të transmetimit dhe rrit shqetësimet se, për dallim nga variantet tjera, njerëzit e vaksinuar, që infektohen me variantin Delta, mund ta transmetojnë virusin”, tha më 30 korrik, drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky, raportoi CNN.

LEXO EDHE:  Dobësimi i Golfstrimit kërcënon sistemin e klimës në Atlantikun Verior

Para shfaqjes së variantit Delta të koronavirusit, që fillimisht u identifikua në Indi në tetor të vitit të kaluar, vaksinimi u tha si parandalues i përhapjes së transmetimit të virusit. Jo vetëm që njerëzit e vaksinuar kishin më pak ngarkesa virale, por gjithashtu personat e vaksinuar, që infektoheshin me virus, kishin simptoma më të buta të sëmundjes dhe e kalonin më shpejt atë.

Por, hulumtimet tregojnë se Delta përhapet në mënyrë më agresive. Në korrik, shembull, shkencëtarët kinezë thanë se varianti Delta kishte pothuajse ngarkesë virale 1.000 herë më shumë se variantet e mëhershme.

Sipas raportit të CDC-së, varianti Delta është më i transmetueshëm se variantet e tjera, të cilat thuhet se e kanë fuqinë e transmetimit po aq sa edhe gripi sezonal. Kjo nënkupton se në kushte të caktuara, një person i infektuar me variantin fillestar të COVID-19 mesatarisht mund të infektojë dy deri në tre persona të tjerë. Por, një person i infektur me variantin Delta mund të infektojë deri në nëntë persona të tjerë.

“Ky është një prej viruseve më të transmetueshme që ne njohim”, ka thënë për CNN Walensky.
Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC), ka thënë se personat e moshuar janë më të rrezikuarit që të infektohen me koronavirus edhe pas vaksinimit.

“Infektimet në mesin e personave të vaksinuar plotësisht priten, veçanërisht në mesin e të moshuarve ose personave që kanë sëmundje. Vaksinat parandalojnë në masë të madhe sëmundjen e rëndë, megjithatë ne ende shohim se raste që përfundojnë në spital apo edhe në vdekje në mesin e këtyre popullatave”, ka thënë ECDC-ja./REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Schmidt merr detyrën e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë

Publikuar

-

Nga

Gjermani Christian Schmidt më 1 gusht merr detyrën e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë.

Schmidt zëvendëson diplomatin austriak, Valentin Izko, i cili shërbeu për 12 vjet si zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë, post ky që ka për synim mbrojtjen e aspekteve civile dhe sundimin e ligjit të marrëveshjes së paqes të arritur më 1995.

Schmidt, 63-vjeçar, ka reputacion të një politikani të fortë rajonal dhe federal, i cili nuk ngurron të ndërmarrë vendime kontroverse.

Përfaqësuesi në largim, Inzko së fundmi ishte përballur me kritikat e Rusisë dhe Kinës, shtete këto që muajin e kaluar dështuan të paraqisnin një propozim të përbashkët për të larguar nga Bosnja postin e përfaqësuesit të lartë.

Zëri më kritikë për përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar është lideri i entitetit serb në Bosnje, Millorad Dodik.

Bosnja ende qeveriset sipas Marrëveshjes së paqes së Dejtonit, që ndihmoi në dhënien fund të dhunës etnike që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë. Në Bosnje, përfaqësuesi i lartë ka fuqi që të imponojnë vendime apo edhe të shkarkojë zyrtarë.

Inzko ka sugjeruar se komuniteti ndërkombëtar “ndryshoi shumë shpejt… nga një prezencë e fortë ndërkombëtare në përgjegjësi të brendshme dhe në institucione të brendshme” në Bosnje.

LEXO EDHE:  Përplasja me regjimin terrorist/ 6 hapa për të ndihmuar SHBA-në dhe popullin iranian

Javën e kaluar, Inzko tha për AP-në se në të ardhmen “qasja duhet të jetë më e fortë, duhet të ketë një ndjenjë të urgjencës”.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në SHBA/ Humbin jetën 4 persona

Bosnja përballet me një varg problemesh që dalin nga strukturat paralele të pushtetit rajonal dhe ekzekutiv.

Dodik nga Republika Sërpska dhe aleatët e tij, më 30 korrik miratuan dy ligje të reja, për të bllokuar vendimin e javës së kaluar të Inzkos, ku ndalohet dhe ndëshkohet mohimi i gjenocidit në Bosnje.Parlamenti i Republikës Sërpska e shpall të pazbatueshëm ndalimin e mohimit të gjenocidit

Inzko ka paralajmëruar se “nuk ka pajtim pa pranimin e krimeve dhe pa marrë përgjegjësi”.

Luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet e 90-ta vlerësohet se kanë lënë të vrarë të paktën 130.000 persona dhe kanë zhvendosur miliona persona të tjerë.

Në maj, Schmidt u emërua në postin e përfaqësuesit të lartë nga ambasadorët e Bordit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes, organ ndërkombëtar që ende mbikëqyr procesin e paqes në Bosnje e Hercegovinë./REL

LEXO TE PLOTE