Connect with Us

Çfarë ndodhi?/ Brooklyn Beckham dhe Nicola shtyjnë dasmën

Showbizz

Çfarë ndodhi?/ Brooklyn Beckham dhe Nicola shtyjnë dasmën

Publikuar

-

Djali i Victoria dhe David Beckham, Brooklyn ka vendosur të shtyjë dasmën me të fejuarën e tij Nicola Peltz. Mediat britanike kanë raportuar se shkak për këtë ka qenë pandemia dhe masat kufizuese.

Në dasma tani lejohen vetëm 15 të ftuar dhe duket se kjo ka qenë një nga arsyet pse kanë vendosur ta shtyjnë celebrimin e tyre. 21-vjeçari mendon të organizojë dy dasma me aktoren 25-vjeçare, sepse mendojnë që të kurorëzohen në të dyja anët e Atlantikut. Nga ana tjetër ata kanë fituar më shumë kohë për përgatitjet.

Thuhet se Brooklyn po mendon që të gjithë organizimin ta realizojë brenda familjes dhe dy vëllezërit e tij Romeo e Cruz do të jenë shoqëruesit e tij.Ish-futbollisti, David Beckham do të qëndrojë pas dy ceremonive, ndërsa Victoria Beckham do të kujdeset që të stilojë fustanin e nusërisë së Nicola-s.

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero optimist/ “Pandemia nuk e arrin kurbën e papërballueshme”

Një mik i Brooklyn ka treguar se ai është shumë i fokusuar pas familjes dhe se të gjithë janë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin. Martesa mes Beckham dhe Peltz pritet të jetë një nga ceremonitë më të famshme të 2021-shit dhe Brooklyn i beson vetëm familjes së tij për planifikimin./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Me zemër të thyer…”/ Dua Lipa jep lajmin e trishtë për fansat

Publikuar

-

Nga

Një tjetër sukses në karrierën e Dua Lipës/ Këngëtarja nominohet në disa kategori në MTV EMA 2020

Për shkak të pandemisë, artistët e kanë të pamundur të realizojnë koncertet e planifikuara. Së fundi Dua Lipa ka ndarë me të gjithë fansat e saj lajmin se koncertet e planifikuara do të shtyhen për shkak të masave të marra për mbrojtjen nga Coronavirus.

Në një postim në rrjetet sociale, artistja më e njohur shqiptare shkruan se biletat mbeten të vlefshme, teksa na premton surpriza të mëdha gjatë kësaj kohe.

Me zemrën e thyer do të shty turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti !! Ndërkohë ju premtoj se do sjellë disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. X Dua”, shkruan këngëtarja në rrjetet sociale ./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Kida “gdhend” në trupin e saj tatuazhin më të ri/ Domethënia e tij është një “diss”, por për kë?

Publikuar

-

Nga

Kida “gdhend” në trupin e saj tatuazhin më të ri/ Domethënia e tij është një “diss”, por për kë?

Kida është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe të pëlqyera të momentit. Së fundi bukuroshja nga Kosova ka treguar tatuazhin më të ri që ka bërë. Ajo ka gdhendur në krah kokën e një tigri dhe krahas saj shkruan:

“Ata urrejnë sepse është më e thjeshtë se sa të më kafshojnë mua”, ka shkruar Kida duke shpjeguar dhe domethënien e tij.

Kida nuk ka shtuar asnjë detaj tjetër, duke mos zbuluar nëse ky tatuazh lidhet me një ndodhi në jetën e saj apo me persona të caktuar. Kujtojmë se projekti i fundit i saj ka qenë ai i titulluar ‘Edhe sa’, i cili numëron 11 milionë klikime./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Khloe dhe Tristan surprizojnë fansat/ Konfirmojnë rikthimin e tyre

Publikuar

-

Nga

Khloe dhe Tristan surprizojnë fansat/ Konfirmojnë rikthimin e tyre

Ylli i Keeping up With Kardashians, Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson, kanë lënë pas të shkuarën dhe kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë lidhjes së tyre.

Prej kohësh ata po përfliten se janë rikthyer së bashku dhe së fundi kanë vendosur të konfirmojnë thashthemet.

Një burim tha për revistën “People” se Khloe ka qenë e impresionuar me vullnetin e Tristanit për të qenë një baba i shkëlqyer për vajzën e tyre True.

LEXO EDHE:  Ja çfarë u duhet parashkollorëve të bëjnë për Kim Jong Un 90 minuta në ditë

LEXO EDHE:  Pëllumb Pipero optimist/ “Pandemia nuk e arrin kurbën e papërballueshme”

Dyshja thuhet se janë duke planifikuar të ardhmen e tyre së bashku tani që ata janë pajtuar pas akuzave për tradhti nga Tristan./ CNA.al

LEXO TE PLOTE