Kronika
Atentati i dështuar ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Gjykata jep vendimin për katër të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të arestuarit, Grid Leno, Albin Hoxha, Maringlen Matohiti dhe Enea Hoxha, të akuzuar për atentatin e mbetur në tentative ndaj biznesmenit Andon Dhima.
Kujtojmë këtu se sulmi ndaj biznesmenit Dhima, ndodhi mbrëmjen e se enjtes në hyrje të pallatit ku banon, në qender të Tiranës.
Nga ana tjetër disa ditë më parë, gazetari Artan Hoxha nga studio e Abcnews, u shpreh se biznesmeni Dhima, në deklaratën e tij ka theksuar se i vetmi person me të cilin ka pasur konflikt është Ben Blushi.
Biznesmeni A.DH. prej disa muajsh është në një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.
Një letër e gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrit të Ben Blushit./CNA.al
Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët
Lajme të Rekomanduara:

Zhdukja e biznesmenit Italian/ Hoxha hedh dritë mbi ngjarjen, çfarë u gjet në makinë dhe në dhomën e hotelit
Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera dejaje lidhur me zhdukjen e biznesmenit gjyqtarit të futbollit në Itali, Devide Pecorreli. Ai kishte marrë një...

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën
Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas njoftimit...