Connect with Us

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ Ndërron jetë te Trauma kirurgu

Kronika

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ Ndërron jetë te Trauma kirurgu

Publikuar

-

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Mjeku Qesk Gjergji ka ndërruar jetë pak më parë në spitalin e Traumës, pasi u përfshi mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Gjergji, i cili është mjek kirurg në spitalin e Lezhës, mori plagë të shumta, dhe fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Ai u përplas nga një makinë dhe u dërgua me urgjencë në spital ku dhen dërroi jetë sipasojë e plagëve të marra./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zhduken një 15 vjeçare dhe nëna e saj/ Policia vihet në alarm

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një 15 vjeçare nga Delvina, sëbashku me nënën e saj rezulton të jetë e zhdukur.

Sipas Policisë, ka qenë babai I së miturës që ka bërë kallëzimin, pasi nuk ka dijeni për vendndodhjen e tyre.



Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij”, njofton Policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthim në një pallat në Fier/ I vihet tritol një banese, policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” në Fier në katin e katërt të një hyrjes së një pallati.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar, veç dëmeve material që mund të jenë shkaktuar. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vendosur perimetër sigurie. Ndërkohë banorët kanë dalë jashtë banesës së tyre.

Njoftimi i policisë:



Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte shpallur në kërkim/ Policia arreston 27 vjeçarin, akuzat që rëndojnë mbi të

Publikuar

-

Nga

Policia e Pukës ka vënë në pranga një 27 vjeçar. I riu me inicialet K.D ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte dhënë masa arrest me burg për disa vepra penale.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, i dyshuar  për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Vjedhje me dhunë”.

Në datë 17.08.2019, në qytetin e Berlinit – Gjermani, i është kërkuar ndihmë patrullës së Policisë gjermane, e cila ka konstatuar se një shtetase 32 vjeçare ka qenë duke shkuar në banesën e saj dhe gjatë rrugës është sulmuar nga një shtetas, i cili ka ushtruar dhunë ndaj saj duke tentuar të kryente  marrëdhënie seksuale me dhunë dhe i ka marrë portofolin me para, të cilin e kishte në çantën e saj.

LEXO EDHE:  Përplasen dy automjete në Berat/ Aksidentohen turistët

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Librazhd/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë

Pas njoftimit të banorëve nga ndihma e kërkuar nga 32 vjeçarja, autori i veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vendngjarje janë gjetur prova materiale e shkencore, nëpërmjet të cilave ai është identifikuar nga Policia.



Dosja nga Prokuroria e Berlinit në Gjermani është dërguar së bashku me provat materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, në ngarkim të shtetasit K.D., banues në Fushë Arrës, i pandehur dhe në kërkim ndërkombëtar.

Prokurori ka regjistruar procedimin penal Nr.55, datë 16.11.2021.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë më datë 26.11.2021, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”./CNA.al

LEXO TE PLOTE