LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Yuri Kim: Palëve politike i duhet mik për të arritur konsensus

22 Tetor 2020, 19:34, Politikë CNA
Yuri Kim: Palëve politike i duhet mik për të arritur konsensus

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve në rezidencën e ambasadës së SHBA.

Kim tha në emisionin ?Opinion? se palëve politike i duhej një mik që të arrinin konsensusin, ndaj edhe është angazhuar për një kohë të gjatë për këtë.

?Mendoj se iu duhej një mik për t?i ndihmuar të arrinin konsensusin. Unë kam qenë në diplomaci për një kohë të gjatë dhe jam ulur në tryeza negociatash shumë herë dhe mund t?ju them që në këtë situatë, donin të arrinin një marrëveshje dhe ishin të lumtur të kishin ndihmën e miqve të tyre?, u shpreh ajo, ndërsa dha edhe një mesazh për krerët e partive politike.

?Mendoj se është me rëndësi për udhëheqësit që t?i qëndrojnë fjalës së tyre. Kështu, të gjitha partitë kishin rënë dakord të arrinin një marrëveshje deri më 31 mars, apo jo? Kaloi ca kohë për shkak të Covid, por kur u zgjat shumë, mendoj se u bë e qartë që iu duhej pak ndihmë dhe isha e lumtur ta ofroja atë?, theksoi ambasadorja e SHBA./ CNA.al

Lajmet e fundit nga