Politikë
Yuri Kim e pakënaqur me Reformën në Drejtësi/ “Duhet ta thellojmë”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një intervistë për “Opinion” është pyetur dhe për Reformën në Drejtësi, ecila 4 vjet e katër muaj pasi u votua në parlament, duket se ka ngecuar.
Kim u shpreh se nuk është e kënaqur, dhe kjo është dhe arsyeja se pse duhet ajo.
“Asnjëherë nuk jam e kënaqur dhe as populli shqiptar nuk është i kënaqur por kjo është arsyeja pse na duhet ajo.”
Kim u pyet dhe nëse mendonte se do merrte kaq kohë për ta zbatuar atë?
“Mendoj që sa më shpejt aq më mirë, por mund t’ju them që edhe në vende të tjera, kur sheh diçka kaq madhore sa reforma në drejtësi, rindërtimi in jë sistemi të tërë gjyqësor, merr kohë, nuk është e lehtë, nuk është e shpejtë dhe nuk është e përsosur. Ndaj, unë nuk e humbas shpresën për situatën në Shqipëri. Por, është po ashtu e vërtetë se jemi në një çast kritik. Ata që janë kundër reformës në drejtësi po intensifikojnë përpjekjet dhe mendoj se ne që e mbështesim reformën, dhe këtu përfshij Shtetet e Bashkuara, miqtë tuaj europianë, popullin shqiptar, është koha të këmbëngulim dhe të shtyjmë fort përpara”, tha ajo./CNA.al