Connect with Us

Tetori muaji i ëndrrave, Marash Kumbulla titullar me Romën në Ligën e Europës

Seria A

Tetori muaji i ëndrrave, Marash Kumbulla titullar me Romën në Ligën e Europës

Publikuar

-

Vetëm 20 vjeç, por ka nisur të prekë ëndrrat e tij. Marash Kumbulla është duke arritur suksese të mëdha në karrierën e tij, teksa edhe pse në një moshë të re ia ka dalë të zërë vendin e tij në një skuadër të madhe dhe me histori siç është Roma. Fonseka i beson shumë talentit dhe cilësive të mbrojtësit shqiptar, duke e hedhur në fushë përballë emrave të mëdhenj në Serie A, ndërsa tashmë vjen edhe momenti në arenën europiane për të.

Kumbulla është zgjedhur titullar për takimin hapës në Europa League përballë Young Boys, që do të luhet sot në orën 18:55. Ky do të jetë edhe debutimi i talentit kuqezi në një kompeticion të tillë dhe emocionet shtohen edhe më tepër kur kujton faktin se një arritje të tillë e mbërrin që në moshën 20-vjeçarë. Nga Kombëtarja në Europa League, ky muaj ka rezervuar gjithçka për të. Tetori duket të jetë muaji i përmbushjes së ëndrrave për Marash Kumbullën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Goli në Europa League, ja vlerësimi për Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Marash Kumbulla do ta kujtojë gjatë ndeshjen e datës së sotme 22 tetor 2020 kundër Jang Boisit në Ligën e Europës. Mbrojtësi 20-vjeçar i dha fitoren verdhekuqve me golin vendimtar në minutën e 76-të, gol i cili është i pari me kryeqytetasit dhe i pari personal në një kompeticion madhor europian.

Por, Kumbulla nuk dalloi vetëm për golin e shënuar. Ai spikati dhe në lojë kundër kampionëve të Zvicrës duke fituar 5 duele dhe realizoi 85% të pasimeve të sakta, ndërsa dalloi dhe në prapavijë duke kryer 3 spastrime dhe 3 kapje topi.

Sipas “Sofa Score”, Kumbulla meritoi notën 7.7 për performancën në fushë ndaj Jang Boisit. Ai ka premisa të mëdha për t’u bërë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serinë A. Statistikat e “Sofa Score” për Marash Kumbullën:

LEXO TE PLOTE

Seria A

Momenti i Ismajlit, te Spezia e duan titullar mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ardian Ismajli është bashkuar në stërvitje me skuadrën e Specias. Pas një periudhe për mungesë dokumentesh dhe forme jo të mirë, mbrojtësi i Kombëtares i është bashkuar dje grupit të lojtarëve.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i Specias, Mauro Meluzo. “Sot (dje) janë stërvitur edhe Leo Sena dhe Ismajli, më në fund. I janë bashkuar grupit. Ata kanë cilësi të rëndësishme dhe do të jenë ndihmë e madhe për ekipin në kërkim të objektivit mbijetesë.

Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që kush vjen i ri në ekip, ka nevojë për kohën e ambientimit derisa të mund të na shfaqë në fushë cilësitë më të mira”, tha drejtori. Në vijim, Ismajlin mund ta shohim në Serinë A si titullar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Interi luan vetëm me top të gjatë për Lukakun dhe kaq”, futbollisti i M’Gladbach ironizon Interin

Publikuar

-

Nga

M’Gladbach ishte shumë afër fitores, por një gol i Romelu Lukakut në minutën e fundit i dhuroi një pikë Interi në duelin e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Të dy skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në “San Siro”, teksa në kampin gjerman nuk mungon ironia ndaj kundërshtarëve italianë.

Jonas Hofmann, autori i golit të dytë të M’Gladbach, thumboi stilin e lojës së zikaltërve të Contes në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së mbrëmjes së kaluar.

“Në 99% të rasteve, Interi luan vetëm me top të gjatë për Lukakun dhe kaq. Ai më pas lufton për të nxjerrë ekipin përpara. Hasëm probleme me të, na u desh ta markonim me dy lojtarë.

Mund të them që ia dolëm mbanë. Në përgjithësi, e merituam pikën që morëm në ‘San Siro’“, deklaron lojtari i skuadrës gjermane dhe “Pancerave” të Joachim Low.

LEXO TE PLOTE