Connect with Us

Tetë punonjës të infektuar/ Covid-19 mbyll Hipotekën e Korçës

Aktualitet

Tetë punonjës të infektuar/ Covid-19 mbyll Hipotekën e Korçës

Publikuar

-

Gjashtë punonjës të hipotekës së Korçës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 duke e çuar kështu në 8 numrin në total të të infektuarve brenda këtij institucioni.

Kujtojmë këtu se dy punonjëset e para që rezultuan pozitive u identifikuan në datën 15 Tetor.

Drejtoresha e ASHK-së, Besa Spaho ka urdhëruar mbyllje nga data 21 deri në datën 25, ndërsa mëngjesin e sotëm pritet të bëhet dhe dezinfektimi i ambienteve .

LEXO EDHE:  Telefonata që “ngriti në këmbë”policinë/ Ja kush e kërcënoi gjyqtarin e Korçës

Po ashtu është marrë tamponi gjithë punonjësve të katit të parë, ndërkohë që gjithë personeli do të vendoset në vetëkarantinim deri ditën e hënë, atëherë kur pritet të nisë shërbimi për qytetarët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Publikuar

-

Nga

Bënë për spital 17-vjeçarin/ Kapen dy “të fortët” e Dibrës

Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bashkë me 4 shokë të tjerë kanë bërë për spital bashkëmoshatarin e tyre duke e goditur me sende të forta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se u ndaluan shtetasit me inicialet të shpallur në kërkim: A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëtanë bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta adoleshentin.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shteti nuk ekziston”/ Mark Marku: Kriza e tërmetit tregoi dobësinë më të mëdha

Publikuar

-

Nga

“Shteti nuk ekziston”/ Mark Marku: Kriza e tërmetit tregoi dobësinë më të mëdha

Pedagogu Mark Marku, ka komentuar sot situatën në vend, duke marë shkas nga tërmeti i një viti më parë që tronditi jo vetëm Shqipërinë.

Marku tha se krizat e mëdha, siç ishte rasti i tërmetit, tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit. Sipas tij, shteti nuk ekziston dhe qytetarët janë të pambrojtur.

Ai deklaroi në News 24 se qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë, ndonëse pretendon se kjo mund të ndodhë.

“Tërmeti bëri “vetting-un” e ndërtimeve. Krizat e mëdha tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit, siç ishte rasti i tërmetit. Shteti nuk ekziston. Qytetari shqiptar, qoftë në katastrofa, qoftë në probleme individuale, përballet me probleme. Qytetari është i pambrojtur nga shteti, kjo është drama më e madhe për shqiptarët. Disa gjëra trashëgohen nga një forcë politike në tjetrën. Ajo çka nuk funksionon në Shqipëri, është marrëdhënia mes qytetarit dhe shëtit.

Qytetari është një qenie pasive, shtetin e ka si një fatkeqësi natyrore, që nuk mund ta ndryshojë. Edhe qytetari i shmanget detyrimeve të tipit ligjor, dhe nuk e ndjen dhe është i distancuar nga shtetit, pasi e mendon si një fatalitet të natyrës. E vetmja gjë që mund të ndryshojmë është qeveria dhe marrëdhënia me të. Deri sa të ndryshojë ky fatalizëm, e kemi të vështirë për të avancuar drejt shoqërive moderne. Një akt i thjesht i këtij ndryshimi është vota. Qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë. Përvoja historike ka treguar se sado e fortë që të jetë një qeveri apo agresive, është përmbysur”, theksoi pedagogu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Plagoset rëndë shoferi

Publikuar

-

Nga

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Plagoset rëndë shoferi

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Sipas informacioneve, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Ai është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur detaje nga aksidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE