LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tensione në Kuvend/ Ralf Gjoni nxehet me Braçen, Garda i del përpara

22 Tetor 2020, 10:00, Politikë CNA
Tensione në Kuvend/ Ralf Gjoni nxehet me Braçen, Garda i del

Gjatë seacëns së sotme plenare ka pasur debate dhe tensione për shkak të ndryshimet në ligjin për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.

Deputeti Ralf Gjoni u nxeh me nënkryetaren e Kuvendit, Vasilika Hysi duke i thënë se nuk i tregonte dot çfarë të fliste dhe se historia nuk ndryshohet me një fjalë në projektligj.

Më tej Gjoni është ?kapur? me zëvendëskryeministrin Erion Braçe, teksa është ngritur për t?u ballafaquar me të, por tek foltorja i ka dalë përpara Garda.

?Historia nuk është pronë e një partie dhe një individi. Është pronë e përbashkët dhe si e tillë minimumi kërkohet që ju ta tërhiqni këtë projektligj dhe të konsultohet me një trupë të madhe akademikësh, historianësh për një konsensus të gjerë për të zbardhur historinë e Republikës së Shqipërisë?, ka thënë Gjoni./CNA.al

Lajmet e fundit nga