Connect with Us

Tabaku ngre alarmin/ Çfarë paralajmëron për buxhetin e 2021

Politikë

Tabaku ngre alarmin/ Çfarë paralajmëron për buxhetin e 2021

Publikuar

-

“Inceneratorët, afera më korruptive”/ Tabaku: Tani është radha e SPAK

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka ngritur shqetësimin teksa deklaron se buxheti 2021 ka bazë mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve.

Sipas saj, buxheti i paraqitur është një mashtrim elektoral dhe një përpjekje për të vjedhur deri në minutën e fundit.

“Treguesit e siguruar nga vetë qeveria pohojnë se:
• Vendi është në rënie ekonomike prej 6,1%. Por sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kjo shkon deri në 9%.
• Konsumi i qytetarëve është me rënie me 7.5 %.
• Ndërkohë që investimet totale në vend kanë rënë me 13% duke treguar ngërçin e madh që ka ekonomia shqiptare”, u shpreh Tabaku.

Më tej ajo theskoi se ka vetëm një tregues i cili është në rritje, është borxhi!

“Borxhi ka arritur në shifrën rekord të 97% . Merret borxh për të paguar faturat korruptive të koncesioneve, merret borxh për të shlyer tenderat me çmime të fryra të rrugëve, që qeveritarët të kenë mundësi të vjedhin. Merret borxh për rroga, merret borxh për pensione, sepse kjo qeveri as nuk di, as nuk e do mirëqenien e shqiptarëve. Buxheti i fundit i Edi Ramës konfirmon politikën e tij 8 vjeçare kundër interesit publik, në shërbim të oligarkëve dhe klientelës së tij”, tha më tej Tabaku.

LEXO EDHE:  Kujt po i vë gjobë Ilir Meta?

Ish deputetja nënvizoi se prioritet madhor për qeverinë janë pagesat për koncesionet që vjedhin shqiptarët dhe çojnë taksat e tyre në parajsat fiskale.

“Ky është buxheti i mafias së plehrave, që do të vazhdojë të paguhet qindra milionë lekë për inceneratorë që nuk ekzistojnë.
Buxheti nuk ofron as më shumë investime në infrastrukturë, as më shumë buxhet në arsim, as më shumë investime në arsim dhe as më shumë investime në bujqësi. Ky është një buxhet mashtrimi që synon që të fshehë gjendjen e mjerueshme reale në të cilën ndodhen financat publike.
Ky buxhet, me buxhetin e koncesioneve i cili këtë vit shkon në shifrën e paprecedentë të 120 mln euro, ashtu siç shfaqet edhe në tabelën në ekranin pas meje, është dëmi më i madh që i bëhet ekonomisë shqiptare nga njëra anë por nga ana tjetër tregon edhe politikën e tij që edhe në ikje nuk ndryshon, fatura koncesionesh dhe PPP të fryra me vetëm një qëllim, për t’i dhënë para klientëve në oborrin e tij dhe oligarkëve”, deklaroi Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Publikuar

-

Nga

Shembet ura që lidh Tiranën me veriun/ Balluku jep afatet

Ura 50-vjeçare e Tapizës, një pikë lidhëse e qarkut të Tiranës me Krujën dhe qytetet e veriut, është shembur ditën e sotme duke i lënë rrugë nisjes së punimeve për një urë të re. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku deklaroi se gjatë kohës së punimeve, devijimi i trafikut do të bëhet me anë të një Bypassi i cili është konceptuar për të shmangur trafikun që krijohej në këtë zonë.

“Jemi në urën e Tapizës. Më 11 shkurt ishim këtu për të treguar si kishte përfunduar krijimi i Bypassit që është në programin e rindërtimit. Duhet pasur parasysh se para këtij tërmeti kemi nisur një skanim të gjithë urave në Republikën e Shqipërisë që kanë një kohë përdorimi mbi 50 vite. Kemi nxjerrë pasaportat për çdo urë duke krijuar një arkivë të mirëfilltë për çdo urë. Ura e Tapizës ka pësuar edhe një goditje nga tërmeti I 26 nëntorit”, tha Balluku.

Ministrja deklaroi se ura e re do të jetë gati brenda 10 muajsh, para datës 1 shtator të këtij viti.

LEXO EDHE:  Shqipëria, rekord në Europë për koncesionet e Partneritetit Publik Privat/ Cila janë rreziqet

LEXO EDHE:  Shqipëria, rekord në Europë për koncesionet e Partneritetit Publik Privat/ Cila janë rreziqet

“Bypassi i shërben të gjithë trafikut pa krijuar problem. Kjo ishte një pikë ku kishim një ngecje të trafikut ndërkohë që sot rrjedha është normale. Bypassi do të jetë funksional në 10 muajt e ardhshëm pasi ne synojmë që ura të ndërtohet deri në 1 shtator”, theksoi ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vaksinimi në Durrës drejt fundit/ Rama: Burrat janë më të trembur se gratë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu dhe Shefja e ISHP-së Silva Bino gjatë ditës së sotme kanë vizituar nga afer procesin e vaksinimit për të moshuarit mbi 80 vjec në qytetin e Durrësit.

Rama tha se vaksinimi ndaj të moshuarve dhe bluzave të bardha është drejt fundit si dhe nuk munguan batutat me të moshuarit në sallë.

Silva Bino: Ka më shumë burra se gra
Rama: Ne jemi më të trembur se gratë
Qytetari: Unë jam trim
Rama: Para gruas nuk je trim
Qytetari: Ashtu ëë
Rama: Ju uroj shëndet
Ndër të tjera Rama tha se brenda 15 marsit me ardhjen e vaksinave, AstraZeneca do të nisë vaksinimi i mësuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Topalli prezanton kandidatët e katër qarqeve

Publikuar

-

Nga

Drejtuesja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja Topalli u ndal tek qarku i Lezhës, për të vijuar më pas me disa qarqe, si Dibra, Berati apo dhe Kukësi.

“Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit. Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër”, tha Topalli.

Matilda Gjini
Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School. Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PëC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Haëskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi,javen e ardhshme Matilda do te kthehet ne Shqiperi per te qendruar dhe per te dhene kontributin e saj per nje Shqiperi ndryshe

Gjon Ndoj
Vjen nga nje familje e persekutuar ku ne 1991 diplomohet ekonomist finance per industry,ish Ish student i dhjetorit te 90 tes ,Nismetar ne mbledhjen e firmave per themelimin e PDSH,Pjesmarres ne greven e uris per heqjen e emrit te enver hoxhes nga universiteti
-Ne vitet me te veshtira te pd 1997-2001 zgjidhet dy her kryetar i pd Mirdit me tre fushata elektorale ne favor te pd,Trajnuar per drejtor banke ne fondacjonin xhordano delamore ne Milano itali 1996
-Trajnuar per probleme te pushtetit lokal ne Vjene te Austrise ne 2003
– Ne 2013 kalon ne biznes privat nje zyre kontabiliteti dhe nje autoshkolle deri tani.

Alda Gjini
Lindur ne Lezhe me 13 05 1995 . Vjen nga nje familje me te perndjekur politik per shkak te detyrave te larta te asaj kohe. Ka mbaruar gjimnazin ne shkollen e Zejmenit .Gjate kesaj kohe ka ndjekur OJQ te ndryshme pasi gjithmone i ka pelqyer te jete pjese e jetes publike dhe te jape kontributin e saj ne nevojat qytetare . Pastaj vazhdoj studimet e larta ne Universitetin Politeknik te Tiranes Dega Gjeomjedis. Flet Anglisht.Gjate kohes se studimeve ka punuar si menaxhere, dhe aktualisht koordinatore prane nje kompanie private

Dode Prenga
Dod Prenga, profesor i accociuar, doktor i Sshkencave. Ka mbaruar Fizike 5-vjeçare ne Fakultetin e Shkencave te Natyres, Universiteti i Tiranes, me 1992. Ka punuar pedagog ne Universitetin e Shkodres deri me 2000, pastaj pedagog ne Universitetin e Tiranes. Nga gusht 2003-shkurt 2009 ka qene anetar i KQZ, pefaqsues i PD, pastaj perseri pedagog ne Fakultetin e Shkencave te Natyres , UT. Ka kryer specializime ne Universitetin Paris XII, ne Universitetin e Barit dhe ate te Lecces. Ka kryer Master te Nivelit te Dyte ne Ekonomi si dhe ne Fizike Llogaritese. Eshte doktoruar ne Kerkime Operacionale,Autor i disa teksteve dhe dispencave universitare, nje numri artikujsh ne revista nderkombetare. Pjese e nje grupi kerkimor ne fushat ekonofizike dhe sociofizike
Amarda Gjini. Lindur ne Rreshen Mirdite . Rrjedh nga nje familje te persekutuarish politik nga sistemi.Mbaruar gjimnazin e pergjithshem ne Rreshen . Ka kryer studimet e larta ne fakultetin Shkencave te Levizjes ne universitetin e Sporteve te Tiranes ne vitin 2019. Sportiste volejbolliste ne ekipin e te rriturave te Mirdites qe ne vitin 2014 dhe aktualisht luan me ekipin vendas , si kapitene ekipi

Diber
Erida Lazimi
Ushtron profesionin e avokates. Ka mbaruar fakultetin e drejtesise,si nje Studente shume e mire. Me role te ndryshme drejtuese ne institucine financiare si banka dhe kompani telefonike. Prej 6 vitesh drejton studion e saj ligjore. Me tre gjuhe te huaja te mbrojtura:Anglisht Turqisht Frengjishr
E trajnuar brenda dhe jashte vendit ne fushen e te drejtes tregtare. Sandra Xheleshi, e lindur më 26 Prill 1995, nga Klos, ka 17 vite që jeton në Angli. Ajo ka përfunduar Master Shkencor në Sigurime Shtetërore nga ‘University College London’ në 2019 dhe bachelor në Politikën Ndërkombëtare në 2018. Sandra ka mbështetur zbatimin dhe menaxhimin e projekteve të zhvillimit ndërkombëtar në Perëndimin e Ballkani në sektorët e Qeverisjes, Drejtësisë, Ekstremizmit Parandalues, dhe Dhunës me Bazë Gjinore. Donatorët që kanë punuar përfshijnë Zyrën e Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar (FCDO), Departamenti i Shtetit të SHBA (DoS), USAID, Kombet e Bashkuara (UN) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Sandra është aktiviste politike dhe ka mbështetur disa fushata zgjedhore në Britani,ajo aktualisht punon ne oxford university dhe javen e ardhshme do te jete Shqiperi per te filluar misionin e saj qe eshte Shqiperia Besar Murati eshte student viti i 2-te bachelor ne degen e drejtesis ne Universita degli studi di Torino, Italy. Ka lindur dhe eshte rritur ne Mat dhe ka perfunduar shkollen e mesme profesionale per TIK Hermann Gmeiner ne Tirane.
Ne 2019 nisi studimet ne torino per ligjet globale (Global Laë and transactional legal studies).
Gjate kesaj periudhe ka qene i angazhuar edhe neper disa organizata vullnetare.
Neada Stana është studente masteri në Universita degli Studi di Torino në Itali, kandidate për deputete e Lëvizjes për Ndryshim.
Është lindur dhe rritur në qytetin e Burrelit dhe ka mbaruar shkollën e mesme “Pjetër Budi” në vitin 2015. Në vitin 2019 diplomohet me mesatare 9.8 për “Shkenca Politike dhe Administrative”. Në 2019 nis studimet master në Torino për Shkenca Ndërkombëtare/ Studime Europiane. Gjatë periudhës së studimeve ka marrë pjesë aktivisht në konferenca kombetare dhe ndërkombëtare.

Berat
Miranda Haxhia
Lindur ne Berat, diplomuar në Universitetin ‘Aleksander Xhuvani’ për gjuhë e letërsi;
Ka nje eksperience prej 22 vjet mësim-dhënie,
si edhe ne Ministrinë e Kulturës;
Dhjetra artikuj të publikuar në median e shkruar; disa Libra të botuar në Shqipëri e jashtë vendit.
Aktualisht drejton e menaxhon nje studio fotografike.
Edmond Sinjari
Lindur dhe banues ne Berat,datelindjes 23.10.1976. Ne vitin 2002( Muaji Korrik ) perfundon Fakultetin e Inxhinerise se Ndertimit ne profilin Gjeodezi
Me pas punon ne “Ndermarrjen e Rrugeve Rrurale ne fuksionin e Kryetarit te Deges Teknike” deri ne Mars 202005 ,
Prill 2005 deri ne Janar 2014 punon si “ Specialist ne Drejtorine e Urbanistikes prane Keshillit te Qarkut Berat” ,
Nga Shkurt 2014 deri Korrik 2015 “Pergjegjes i Hartografise dhe Ceshtjeve te Pronesise prane ALUIZNI-t Berat”.
Kualifikime dhe trajnime :
– Çertifikate te Kualifikimt Pasuniversitare me tematike “Vlersim i Pasurive te Paluajtshme”, me Nr. 522, dt.30.01.2012, prane Fakultetit te Inxhinerise se Ndertimit….
– Kursin e Formimit Profesional Pasuniversitare , me titullin “ Specialist per testimin e performances se produkteve te ndertimit”, me Nr.10 Amze prane Institutit te Ndertimit Tirane…..
– Studimi dhe pergatitja e projekteve mbi masat e mbrojtjes nga zjarri te ndertesave te çdo lloji.
– 29.06.2018 , Diplomuar Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn Urban, Programi i studimit, me kohë të zgjatur, Master Profesional në ˝Dizajn Parametrik˝, me profil në ˝Dizajn Urban dhe Peizazhi˝,
– Certifikuar prane Universitetit Polis ne lidhje me “Auditimin e Energjisë”,
Sot punon ne privat.

Kukes
Elsa Domi eshte Kandidate per Qarkun e Kukesit dhe vjen ne kete prezantim te saj si nje profesioniste e fushes se Drejtesise si Avokate.
Elsa është bijë e një familje të nderuar intelektuale kuksiane dhe nënë e përkushtuar e një studenteje të shkëlqyer që aspiron të bëhet një inxhiniere.
Është diplomuar ne Drejtesi ne Universitetin e Tiranes ne vitin 1998. Ka një karrierë të pasur profesionle si juriste dhe avokate për më shumë se 21 vite. Ka filluar te ushtroje profesionin e saj si Juriste prane Albtelecom Sh.a., nga viti 2000 deri ne fillim te vitit 2017 . Ne vitin 2017 ushtron profesionin e avokates. Elsa ka kryer kualifikime profesionale ne fushen e drejtesise. Elsa ka qenë trajnere e administratës zgjedhore ne zgjedhjet e Kuvendit te Shqiperise dhe ato vendore qe nga viti 2007 e vijim.
Agron Demushi
Inxhinier.
Ka studjuar ne Universitetin Politeknik Tirane- Drejtimi Energjetike.
2000-2006 -inxhinier Elektrik – Hidrocentrali Fierze!
2006-2011- OST. Sh.a
2011-2015 Kryetar i Bashkise Tropoje- nga PD.
2011-2015- anetar i Keshillit Kombetar te PDSH.
Viti 2021: kandidat per deputet i Qarkur Kukes per Levizjen per Ndryshim.
Orlind Morina, inxhinjer informatike dhe matematik. Ka mbaruar studimet tek fakulteti i shkencave te natyres Tiranë ne vitin 2012. Ka punuar ne sektorin privat, ne industrin imobiliare dhe nga 2020 po drejton kompanin e tij.Jeton ne tiran prej 25 vitesh, dhe tashme edhe nje prind i ri i cili shikon te ardhmen e tij vetem ne shqiperi./CNA.al

LEXO TE PLOTE