Connect with Us

Skandali me inceneratorët/ Berisha: Ben Blushi i lidhur me këtë grup mafioz

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Berisha: Ben Blushi i lidhur me këtë grup mafioz

Publikuar

-

Skandali me inceneratorët/ Berisha: Ben Blushi i lidhur me këtë grup mafioz

Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka komentuar aferën korruptive të inceneratorëve në Shqipëri, përmendi edhe disa emra për të cilët tha se janë të përfshirë në këtë megaskandal.

Sipas Berishë “shqiptarët u paguajnë Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt, dhe Arben Malavitës për një ton pleh 6 herë më shumë se ç’ paguajnë taksapaguesit gjermanë për përpunimin e një toni pleh”.

Gazetari Çim Peka e pyeti se cilit e referohet Berisha me Arben Malavita, ndërsa ish kryeministri sqaroi se bëhet fjalë për Ben Blushin.

LEXO EDHE:  Kryemadhi “shkel me këmbë” Lefter Kokën/ Bëri aferën e inceneratorëve bashkë me Ramën

“Arben Malavita është Ben Blushi i cili me dokumenta është dëshmuar se është lidhur me një kompani në Bullgari me të njëjtin grup nëpërmjet “Lori Kafe”. Janë botuar dokumetat e qarta dhe lidhjet e tij me këtë grup mafioz”, u shpreh Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Publikuar

-

Nga

“Tërmeti zbuloi fytyrën e vërtetë qeverisë”/ Tabaku: Rama vazhdon të luajë me jetët e njerëzve

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se tërmeti i një viti më parë “zbuloi një herë e përgjithmonë fytyrën e vërtetë qeverisë, atë të një qeverie të paaftë, të pandjeshme dhe të korruptuar”.

Sipas Tabakut, sot një vit pas tragjedisë, procesi i rindërtimit është një dështim që rëndon edhe më shumë në zemrat dhe xhepat e shqiptarëve.

“Janë parashikuar mbi 590 mln euro për procesin e rindërtimit. Fatkeqësisht nuk kemi një rindërtim, kemi një vjedhje të fondeve, një shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi. Prandaj Hajdutet e Fatkeqesise kane rishpikur proceset dhe mënyrat e tenderimit për këto objekte rindërtimi. Pas kësaj skeme qëndron sëmundja e vjetër e kësaj qeverie, pasurimi i saj edhe nga një tragjedi e rëndë që i ra vendit dhe shqiptarëve një vit më parë. Qeveria e Edi Ramës ka sajuar lloj lloj procedurash, që kanë imituar PPP-të, duke u hequr kriterin e cilësisë për të fituar një tender, ne menyre që 590 mln euro taksa të mos shkojnë për qytetarët, por t’u shkojnë klientëve të saj përpara fushatës. Për të promovuar vetëm klientët dhe oligarkët, qeveria i ka lënë vetëm 10% të pikëve cilësisë së ndërtimit të godinave. Me sa duket, Edi Rama i ka larë duart nga garancia e ndërtimit të objekteve. Duke përsëritur të njëjtën skemë të dështuar të shkollave që ndonëse të rikonstruktuara u shembën nga tërmeti”, u shpreh Tabaku.

Ajo theskoi se kryeminsitri Rama vazhdon të luajë me jetët dhe fatin e të ardhmes së fëmijëve.

LEXO EDHE:  Tritol makinës së drejtorit të Portit të Durrësit/ Policia fsheh ngjarjen

LEXO EDHE:  Kryemadhi “shkel me këmbë” Lefter Kokën/ Bëri aferën e inceneratorëve bashkë me Ramën

“Ky kryeministër do të mbahet mend si kryeministri që gënjeu gati cdo muaj banorët e dëmtuar nga tërmeti për kohën se kur do të hynin në shtëpi. Sot, ka tendera të cfarëdollojshëm, por jo shtëpi për njërëzit, jo shkolla për fëmijët. Koha e Edi Ramës, mashtrimeve dhe korrupsionit të tij, ka mbaruar! Është koha për një qeveri të re, që ka njerëzit në fokusin e punës së saj”, përfundoi Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Martyt

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Martyt, me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim

Kujtojmë se 18 deputetë të maxhorancës një ditë më parë i dërguan Kuvendit shkresë për ngritjen e këtij komisioni i cili sipas tyre do të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të ashtuquajturës veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Në fokus të akuzave të maxhorancës për përfshirje në këtë çështje ka qenë kreu i PD, Lulzim Basha i cili ka hedhur poshtë këto pretendime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta apel të fortë një vit pas tërmetit/ Gjeni përgjegjësit!

Publikuar

-

Nga

Meta me apel të fortë një vit pas tërmetit/ Gjeni përgjegjësit!

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 51 jetët e humbura nga tërmeti tragjik i një viti më parë.

Sipas Metës, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Presidenti thekson se kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.

“Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë. Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE