Connect with Us

Skandali i inceneratorëve/ Arben Kraja e konfimon: SPAK ka nisur hetimet

Politikë

Skandali i inceneratorëve/ Arben Kraja e konfimon: SPAK ka nisur hetimet

Publikuar

-

Kreu i SPAK iu bashkohet politikanëve në Lalëz/ Arben Kraja, ish- hetuesi i diktaturës në luks

Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsionit ka konfirmuar se ka regjistruar procedim penal për çështjen e inceneratorëve. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar një fakt të tillë për gazetarin, Eni Ferhati duke thënë se nuk mund të bëhen publike informacione të tjera.

“Janë regjistruar procedimet penale për të gjitha kallëzimet. Do hetohet për të sqaruar çdo pretendim. Veprimet konkrete janë të prokurorëve dhe nuk mund të bëhen objekt publikimi”, ka bërë të ditur z. Kraja për Euronews Albania.

Kallëzim i parë në SPAK është bërë në qershor nga Nisma “Thurje”, ndërsa më pas Partia Demokratike ka depozituar tri kallëzime për secilin incenerator, Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Euronews Albania ka mësuar se është prokurori Dritan Prençi që ka bërë regjistrimin e procedimit dhe ka kërkuar informacion në disa prej institucioneve shtetërore, ndër to dhe pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se, të katër kallëzimet janë bashkuar në një objekt hetimi. “Bëhet fjalë për dosje tejet voluminoze dhe do të duhet kohë për të hetuar”, tha ai. “Bën përshtypje që SPAK nuk ka nisur hetim kryesisht pasi ka pasur akuza edhe më herët. Hetimi ka nisur pas kallëzimit të Nismës “Thirrje”, që do të bashkohet me tre kallëzimet e PD pasi kanë një objekt të vetëm”, u shpreh gazetari i Euronews Albania.

Çështja e inceneratorëve është kthyer në një prej temave më të nxehta të aktualitet politik. Edhe sot nuk kanë munguar akuzat nga lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kundërpërgjigja nga kryeministri, Edi Rama. Kreu i PD-së deklaroi se, “Mungesa e ofertës financiare, si kriter vlerësimi, tregon se inceneratori i Fierit është një skemë mafioze e zhvatjes së parave të taksave, se koncesionari mund të kërkojë sa të dojë nga shteti, pasi nuk ka vlerë tavan, janë shpenzuar 23.8 milionë euro për një kontratë që nuk ka të përcaktuar çmimin, a ka prokuror që nuk e kupton vjedhjen që po bëhet?!”.

Përballë akuzave kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përgjigjet me kundër akuza duke bërë përgjegjës ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mos adresimin e problemit të mbetjeve. “Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithfarë!”,- shprehet Rama në Twitter.

72 mln euro për tre inceneratorët

Nga viti 2015, 72 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit për ndërtimin dhe funksionimin e tre inceneratorëve, dy prej të cilëve ende nuk janë ndërtuar, ndërsa tjetri punon me kapacitet të përgjysmuar (inceneratori i Elbasanit). Ka dyshimet se të tre inceneratorët i janë dhënë të njëjtit grup njerëzish, duke krijuar praktikisht monopol. Përveç kësaj ka dyshime dhe për aferë korruptive, pasi qeveria shqiptare nuk kishte asnjë plan për ngritje incineratorësh. Ka mjaftuar një letër nga një kompani pa kapital dhe pa përvojë, dhe qeveria vendosi brenda pak javësh t’i japë koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

LEXO EDHE:  Policët mesazh Ramës/ Pagat ose i bashkohemi opozitës

Kjo kompani, mori një koncesion 22 milionë euro, brenda 4 muaj e tre javësh nga krijimi. Brenda dy vjetësh, qeveria dha koncesion për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës, me të njëjtën skemë. Nga të tre inceneratorët është ndërtuar vetëm i Elbasanit, i Fierit dhe Tiranës duhet të kishin përfunduar që në vitin 2018, por nuk kanë përfunduar ende. Ndërkohë qeveria ka paguar miliona euro nga buxheti i shtetit për kompaninë private.

Sipas të dhënave të thesarit, botuar nga Open Data Albania, inceneratori i Elbasanit ka marrë që nga viti 2015 deri në qershor 2020 rreth 30 miliardë lekë, ose rreth 25 milionë euro. Kontrata e koncesionit ka qenë për 22 milionë euro. Buxheti ka paguar 3 milionë euro më shumë se kostoja e kontratës. Kostoja totale do të shtohet edhe me miliona të tjera në dy vitet e ardhshme.

Incineratori i Fierit ka marrë deri në qershor 2020 rreth 2,6 miliardë lekë ose rreth 22 milionë euro. E gjithë kostoja e projektit është 27 milionë euro. Pra, ende pa u ndërtuar incineratori, koncesionari ka marrë rreth 82 për qind të kostos së kontratës. Është e sigurtë që deri në përfundim të koncesionit do paguhet shumë më shumë se kontrata. Incineratori i Tiranës ka marrë nga buxheti i shtetit në total rreth 30 miliardë lekë ose mbi 25 milionë euro. Pra, në dy vjetët e parë të konceisonit 30 vjeçar, pa ndërtuar inceneratorin, koncesionari ka marrë mbi 20 për qind të kostos totale të projektit.

Në total, deri në qershor 2020, janë paguar 72 milionë euro të dhëna nga paratë e buxhetit për të tre koncesionet, të cilët deri tani janë të dështuara nga shërbimi që ofrojnë. Gjendja do bëhet më e keqe në të ardhmen pasi asnjë nga incineratorët, në shkelje të kontratës nuk prodhon energji të paktën në afatshkurtër, duke humbur një nga burimet kryesore të të ardhurave. Nga ana tjetër, kapaciteti i tyre është shumë më i madh për të qenë fitimprurës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al.



Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

LEXO EDHE:  U akuzua për fshehje të ardhurash/ SPAK vendos të mos fillojë procedimin penal për anëtaren e KPK

LEXO EDHE:  Nga Lorenc Vangjeli/ Mjekut Edvin Prifti po i hedhin gurë dhe hunj, ai është aset publik

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti “dush të ftohtë” Bashës/ I rendit dështimet ndër vite

Publikuar

-

Nga

cna lajm politike

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë, ku tha se nuk do ta lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Permeti, sipas të cilit çdo zotim që merr persipër Basha bëhet e kundërta. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Përmeti ka bërë një renditje të atyre zotimeve që Basha nuk ka arritur ti përmbushë.

Basha sot paska deklaruar që nuk do të lejojë Kuvendin Kombëtar të PD. Në 8 vite kanë qënë te shumta zotimet publike të Bashës ndërmjet të cilave më të njohurat:

2015- Nuk ka reformë territoriale pa pjesemarrjen e PD.

2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeministër.

2017- Çdo demokrat të jetë i sigurt që bashkëpunim me LSI nuk do të ketë kurrë.

2017- Fatmir Xhafa bëhet ministër vetëm po kaloi mbi trupin tim.



LEXO EDHE:  Këshilltarët bashkiakë të PD/ Pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre

LEXO EDHE:  Pushimin e çështjes së CEZ e ka bërë Arben Kraja

2018- Tra në rrugën e kombit nuk do ketë kurrë.

2019- Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptareve.

2019- Zgjedhje bashkiake pa PD nuk ka për të patur kurrë.

2019- Asnjë shtëpi në Unaze të madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tanë.

2020- Duhet të kaloni mbi trupat tanë që të prishni Teatrin Kombëtar.

Sot erdhi zotimi më i fundit: Kuvend të Partise Demokratike nuk ka për të patur.

Sa herë që Basha zotohet publikisht për dicka ndodh e kunderta e zotimit të tij. Tashmë mbas zotimit të tij të fundit na ngelet vetëm të urojmë: Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE