LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Yuri Kim/ Si i kam marrëdhëniet me qeverinë dhe me presidentin Meta

22 Tetor 2020, 18:57, Politikë CNA
Rrëfehet Yuri Kim/ Si i kam marrëdhëniet me qeverinë dhe me

Në disa media është përfolur se ambasadat në Shqipëri dhe ndërkombëtarët mbështesin qeverinë, madje edhe presidenti Ilir Meta nuk i ka kursyer këto akuza.

Për këtë u pyet në emisionin ?Opinion? edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, por kjo e fundit e cilësoi si një keqkuptim këtë.

?Unë mendoj se ky është një keqkuptim i diplomacisë. Si diplomate, në rastin tim, më ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara që të përfaqësoj qeverinë time dhe vendin tim dhe, kuptimi i kësaj është që, në radhë të parë, angazhohem me qeverinë që është zgjedhur në mënyrë legjitime, apo jo? Kjo përfshin Kryeministrin, Presidentin, por përfshin edhe pjesën tjetër të vendit, pra flas me qytetarë të zakonshëm, flas edhe me opozitën. Nuk është mbajtje ane. Nuk është kjo ajo që bëjmë?, u shpreh ajo.

Ndërkohë, për marrëdhëniet me presidentin Ilir Meta që u tha se ishin jo shumë të mira, Yuri Kim deklaroi se ruan të njëjtat marrëdhënie si me kryeministrin Edi Rama dhe udhheqësit e opozitës.

?E di që doni të kem një rol në telenovelën e brendshme dhe e kuptoj këtë, por ajo që mund të them është kjo: puna ime është shumë specifike. Jam këtu për të përfaqësuar një palë, dhe kjo është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpiqem të ndërtoj marrëdhënie pozitive, produktive me cilindo që është në pushtet dhe kjo përfshin Presidentin, Kryeministrin, udhëheqësin e opozitës, njerëz të zakonshëm, dhe bëj më të mirën që mundem?, theksoi ambasadorja e SHBA./ CNA.al

Lajmet e fundit nga