LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rezoluta kundër antisemitizmit/ Soreca: BE mirëpret miratimin

22 Tetor 2020, 14:44, Politikë CNA
Rezoluta kundër antisemitizmit/ Soreca: BE mirëpret miratimin

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, ka reaguar për miratimin në Kuvend të rezolutës kundër antisemitizmit me 111 vota pro.

Soreca përshëndet rezolutën e miratuar dhe deklaron se Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit

Ai thekson se BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 2021.

?Ne mirëpresim rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti i Shqipërisë, i cili miraton përkufizimin #IHRA të #Antisemitizmit.

Bashkimi Evropian është i vendosur të luftojë të gjitha format e antisemitizmit dhe të nxisë jetën e hebrenjve. Për të mbështetur veprimet kombëtare, BE do të zhvillojë një strategji gjithëpërfshirëse të Strategjisë së Bashkimit Evropian mbi antisemitizmin në 2021?, shkruan ambasadori në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga