LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rekordi i veçantë në Champions, Lucescu hyn në histori

22 Tetor 2020, 16:03, Sport CNA
Rekordi i veçantë në Champions, Lucescu hyn në histori

Ditën e martë në Champions League u vendos një tjetër rekord. Bëhet fjalë për trajnerin më të vjetër që ka drejtuar një ndeshje në kompeticionin europian dhe tashmë ky rekord mbahet nga Mircea Lucescu.

Trajneri i Dynamo Kiev drejtoi ekipin në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Juventusit, duke hyrë kështu në histori. Rumuni ishte 75 vjeç e 84 ditë në ditën e ndeshjes.

Lucescu mposhti kështu rekordin e ish-trajneri të Bayern Mynich, Jupp Heynckes. Gjermani drejtoi bavarezët në 1 maj të vitit 2018, vetëm tetë ditë para ditëlindjes së tij të 73-të.

Lajmet e fundit nga