Duke iu referuar përgjimeve të anti-mafies italiane, kreu i FRPD, Belind Këllici shprehet se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të heshtë. Sipas tij, Shqipëria do të shkëputet nga kthetrat e mafies më 25 prill.
Në një dalje për media, Këlliçi u shpreh se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është një ortak me 20% me mafien italiane, duke shtuar se përgjimet nxorrën një politikan të rrezikshëm për vendin dhe të korruptuar.
“Këto 48 orë keni patur mundësinë të shikoni kryebashkiakun e Tiranës siç është në të vërtetë, një politikan që i shërben mafies italiane kundrejt rryshfetit 20 %.
Përgjimet e anti-mafies italiane, që po publikohen çdo ditë nga Ora News, e zhveshin Erion Veliajn nga propaganda e blerë shtrenjtë me paratë tona, duke e nxjerrë një politikan të rrezikshëm për vendin dhe thellësisht të korruptuar.
Antonio Gallo,, sekser kyç i hetimit të antimafias italiane për zbulimin e bashkëpunimit mes Politikës-Mafias-Biznesit, shprehej gjatë bisedave të përgjuara se në Shqipëri rregullat e lojës ishin të qarta, kryeministri merr 20% e tenderave dhe koncensioneve, ndërsa zari i tij, Erion Veliaj, do 20% e fitimit që të firmosë lejet e ndërtimit”, tha ai.
Këlliçi deklaroi më tej se përfitimet personale është arsyeja pse kryeminsitri Edi Rama nuk ndalet duke dhënë koncesione dhe Erion Veliaj për të ngritur kulla, duke mos kursyer as Sahatin e Tiranës.
“Prandaj nuk ndalet Rama së dhëni konçensione!
Prandaj nuk ndalet Erion Veliaj duke ngritur kulla. Aq sa nuk kurseu dhe Sahatin e Tiranës.
Kjo është jo vetëm qeveria më e keqe e Shqipërisë, por dhe më e korruptuara!
Erion Veliaj faktohet nga përgjimet e antimafias si një kolektor i parasë së pistë në Tiranë. Je kapur MAT, Erion! Nuk ke ku shkon. Fërkoje duart kur dolën përgjimet për Sajmir Tahirin, por një fat edhe më i zi se i tij të pret.
Jeni demaskuar nga Anti Mafia e Italisë, e një shteti themelues të Bashkimit Europian, derën e të cilit shqiptarët e kanë të mbyllur, për aq kohë sa vendi ka në krye ortakët e Ndrage’tas”, tha Këlliçi.
LEXO EDHE: Pas dosjeve 184 dhe 339 zbulohen të tjera përgjime/ Krimi zgjedhor provë për SPAK
Kreu i FRPD i bëri thirje drejtësisë së re të mos hesht, por t’i shkoj deri në fund hetimit të këtij korupsioni politik.
“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të heshtë! Më e pakta që mund të bëjë SPAK është të ruajë standardin e ndjekur me Saimir Tahirin! Heshtja e SPAK është kundër interesit të Shqipërisë dhe qytetarëve që presin me padurim veprimin e drejtësisë njësoj për të gjithë.
Shqiptarët meritojnë shumë më shumë se një prokurori që hesht përballë mafies qeveritare, shumë më shumë se një kryebashkiak dhe kryeministër ortak me mafien italiane.
Në 25 prill, Shqipëria do të shkëputet nga kthetrat e mafies. Së bashku me shqiptarët e ndershëm, ne do të bëjmë ndryshimin! Nën drejtimin e Partisë Demokratike do të kemi konkurrencë të lirë, vlerësim në bazë të meritës, afrim të investimeve që hapin vende pune. 25 prilli është një ditë mundësie dhe ndryshimi! Është ditë për drejtësi!”, tha Këlliçi./CNA.al