LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbysi rezultatin me golin e tij/ Kumbulla habit gazetarin pas ndeshjes: Ja kujt ja dedikoj

22 Tetor 2020, 20:04, Sport CNA
Përmbysi rezultatin me golin e tij/ Kumbulla habit gazetarin pas ndeshjes:

Marash Kumbulla ka realizuar një debutim ëndrrash në Europa League. Në të parën ndeshje jashtë Italisë arrin të shënojë gol. I pari në Europë dhe i pari me fanellën e Romës për të. E vlera i shtohet edhe më shumë nga fakti se mban peshën e fitores, pasi ishte pikërisht mbrojtësi shqiptar ai që i dha 3 pikët e para në Europa League verdhekuqve.

Në një intervistë për ?Sky Sport? pas përfundimit të ndeshjes, ?heroi? Kumbulla ka rrëfyer emocionet e golit, si dhe është shprehur se kalimin nga Verona në një skuadër si Roma po e menaxhon mjaft mirë vetëm për shkak të klubit verdhekuq.

?Ishte një debutim i pabesueshëm, shënova dhe falë golit tim fituam. Jam më i lumtur me ekipin sesa me golin personal. Në pjesën e parë ata bënë më shumë presion, ne luftuam por kjo është normale në këtë fushë. Në pjesën e dytë kemi pasur më shumë kontroll të lojës dhe më shumë shanse.

A jam ndjerë gati për kalimin te Roma? Kjo falë vetëm ekipit, trajnerit dhe stafit që më bëri të integrohem menjëherë: pa to nuk do të ishte e mundur. Golin ia dedikoj skuadrës, ne fituam në një fushë të vështirë?, ka thënë Marash Kumblla./Sport Ekspres

Lajmet e fundit nga