LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“O zhurmues i Ramës dhe Taulantit”, “Do lëpirëse?”/ Plas në studio mes Lefter Maliqit e Ralf Gjonit

22 Tetor 2020, 20:53, Politikë CNA
“O zhurmues i Ramës dhe Taulantit”, “Do

Debate të forta ka pasur sot mes dy deputetëve, Lefter Maliqi dhe Ralf Gjoni në ?Politik On?.

Shkak u bë deklarata e Maliqit, sipas të cilit, disa deputetë të opozitës parlamentare përdoren nga mazhoranca dhe një mesazh i ardhur në celularin e Gjonit.

Lefter Maliqi: U bë miq me ca deputetë socialistë për ti bërë thirrje Bashës kujdes nga marrëveshja Meta-Rama. Dhe zoti Basha nuk do të jetë kryeministër. Ndoshta e kam gabim por mos është ndonjë sms e ndonjë deputeti të PS.

Ralf Gjoni: O Lefter, Lefter, Lefter. Këtë tërhiqe pas. Me mua nuk e përdor dot këtë diversion

Lefter Maliqi: Kryeministri i Shqipërisë më 26 prill do të jetë Lulzim Basha dhe kjo është e mbaruar, për shkak të marrëveshjes parazgjedhore të opozitës së bashkuar. Deklarimit luajal, stoik të zonjës Kryemadhi. Kjo është frika, LSI-PD çon në gropë Rilindjen që ka zhgënjyer edhe socialistët se nuk po u shërben më.

Ralf Gjoni: Një sekondë se më përmende emrin. Më dëgjo pak, më dëgjo pak.

Lefter Maliqi: Ti je me Edi Ramën si politikan apo me Ilir Metën që po mbron Kushtetutën? Pse votove për shkarkimin e presidentit? Pse u takove me zotin Balla gjysëm ore para se të krijohej komisioni?

Ralf Gjoni: A di të dëgjosh? Stop, stop

Lefter Maliqi: Stop e ça të duash, Kjo është e vërteta. Të përdori Rama ty për ndryshimet kushtetuese?

Ralf Gjoni: Mua më përdori Rama?! Ore po tallesh ti? Unë kam votuar ndonjëherë për Ramën? Fole e më përmende emrin pa të drejtë. Do ta dish nga është mesazhi? O Lefter, nëse të ka ardhur ndonjë mesazh nga Monika për të më prishur diskursin? Unë ndryshe nga ty Lefter Maliqi, që jemi dita me natën, vare vëth në vesh.

Lefter Maliqi: Ku i ke votat ti? Dita me natën kur unë jam votuar dy herë dhe kam marrë dy mandate.Unë nukl po bëj debat personal por kush je ti që bën diversion e thua ?Basha nuk do të dalë kryeministër?? Kush do dalë prapë Rama? Drogaxhiu, lakuriqi?

Ralf Gjoni: Do një lëpirse?

Lefter Maliqi: Lëpirsen mbaje vetë se mua më merr të keqen?

Ralf Gjoni: E sheh? Lëpirësi i Bashës, i Berishës?
Por pavarësisht publicitetit, gjakrat nuk u ulën sërish

Ralf Gjoni: Unë do flas çfarë të më dojë qejfi e ti do ulësh zërin.

Lefter Maliqi: O zhurmues i Ramës dhe Taulantit

Ralf Gjoni: Alfred të lutem të mos na e ndosi?

Lefter Maliqi: Ti ke ndotur parlamentin. Ti e nga 20 deputetë të tjerë të përdorur ngaa Rama. A e keni ndotur ju parlamentin a nuk e ka ndotur njeri?

Ralf Gjoni: Ai do mbrojë Bashën, unë do mbroj emrin tim. Unë, dhe këtë dua ta kenë të qartë gjithë shqiptarët, jo vetëm që kam votuar kundër çdo iniciative të kësaj qeverie dhe kam qenël stoik në opozitën që i kam bërë në atë parlament. Unë jam i qartë dhe më duhet ta rikonfirmoj në emisionin tuaj. Unë ndryshe nga disa të tjerë, edhe zoti Maliqi, nuk shpresoj të jem në listën e ndonjë prej këtyre tri partive. Unë nuk kam asnjë dëshirë, edhe pse mund të kem pasur sinjale dhe ftesa nga eksponentë të ndryshëm të këtyre tre partive.
Lefter Maliqi: Kush? Thuaje. LSI nuk të pranon, PD nuk të pranon. Rama? E di që s?flet deputet dhe?

Ralf Gjoni: Unë nuk do të marr pjesë në listat e asnjë prej këtyre partive.

Lajmet e fundit nga