LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk është e vështirë të sulim Policinë”/ Rama-pronarëve të lokaleve: Do të merrni goditje marramendëse

22 Tetor 2020, 10:21, Politikë CNA
“Nuk është e vështirë të sulim

Në pritjen e 60 respiratorëve të rinj që iu shtuan sistemit shëndetësor nga NATO e SHBA, kryeministri Edi Rama ka apeluar qytetarët të jenë më të përgjegjshëm në luftën ndaj COVID. Ndërsa një thirrje ka patur edhe për pronarët e lokaleve dhe restoranteve.

Rama tha se papërgjegjshmëria në mos zbatimin e rregullave mund të sjellë pasoja të rënda deri në mbylljen e lokaleve.

?Dua të rikthehem aty ku e nisëm, në luftën me covid, dua t?ju lutem qytetarëve të mos e bëjnë këtë luftë më të vështirë, ju lutem e përgjërohem atyre që nuk e besojnë se sa e vështirë është kjo betejë, që mbyten në lugën e konspiracionit dhe thashethemeve.

Atyre që kanë restorante, bare të mos e përqeshin rrezikun të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë e ta marrin si dobësi. Të mos vënë në rrezik njerëzit. Ka protokollë ku janë të përcaktuara rregullat. Nuk është e vështirë për ne të sulim policinë, por a është kjo ajo që duam?

A duan të kontribojnë në mbylljen e lokali, të marrin goditje marramendese financiare , për shfrytëzimin e ca metrave katror më shumë për ca lekë më shumë?, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga