Connect with Us

Nga Valbona te Shkodra dhe Gjirokastra/ Yuri Kim: Ja vendet që kam vizituar dhe më pëlqejnë më shumë

Politikë

Nga Valbona te Shkodra dhe Gjirokastra/ Yuri Kim: Ja vendet që kam vizituar dhe më pëlqejnë më shumë

Publikuar

-

Nga Valbona te Shkodra dhe Gjirokastra/ Yuri Kim: Ja vendet që kam vizituar dhe më pëlqejnë më shumë

Ambasadorja E SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka treguar vendet që ka vizituar në Shqipëri gjatë kohës që ka qëndruar në vendin tonë.

Kim tha se i pëlqen shumë Shqipëria dhe ka vizituar disa qytete. Ajo rrëfue në emisionin “opinion” se i pëlqen shumë Berati, Gjirokastra, Shkodra dhe plazhet e Himarës.

Ambasadorja e SHBA foli edhe për ecjen në Valbonë dhe Theth, ndërsa theksoi se pamja të merr frymën nga bukuria.

“Çdo qytet që kam vizituar është unik. Kjo e bën Shqipërinë kaq mahnitëse. Më kujtohet arkitektura e bukur e Beratit. Plazhet e Himarës… Çatitë e gurta të Gjirokastrës dhe eleganca e heshtur e vendit. Shkodrën e dua.

E dua Shkodrën. E dini pse? Sepse njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet, e dinë kush janë.

LEXO EDHE:  Soreca uron Ambasadoren e re të SHBA/ Të gatshëm për të filluar punën së bashku

Kam qenë edhe për ecje, nga Valbona në Theth për shembull. Mendoj se është ecje e vështirë. Ajo një orë e gjysmë e fillimit ngjitje për në Valbonë është pak e vështirë, tamam. Por me këto gjëra puna është të hedhësh një hap pas një tjetri, të kesh dikë të të jep dorën dhe të ndihmon për në fazën tjetër. Jam shumë e kënaqur që pata mundësi të takoja disa njerëz në atë ecje. Mendoj njerëzit ishin të habitur por pamja të merr frymën nga bukuria”, u shpreh ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja Yuri Kim: SPAK të hetojë inceneratorët

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja Yuri Kim: SPAK të hetojë inceneratorët

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri kim, ka folur mbrëmjen e sotme për aferën korruptive të inceneratorëve, e cila është denoncuar nga CNA.al dhe nga opozita.

Yuri Kim është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për aferën dhe ambasadorja deklaroi se kjo çështje tashmë është në dorën e SPAK.

Ajo nuk preferoi ta komentojë gjatë, ndërsa kërkoi që SPAK të hetojë inceneratorët,

LEXO EDHE:  10 000 euro dhuratë për anëtarin e KLGJ-së/ Patundshmëritë e Alban Toros nga Tirana në Vlorë

LEXO EDHE:  Rama kërkon krushqi në Dropull?

Siç e thashë më parë, mendoj se pretendimet tashmë janë ngritur, provat janë dërguar në SPAK dhe tani është në dorën e SPAK. Nuk mendoj se është me vend që të komentoj unë”, theksoi Kim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Peshqit e mëdhenj”/ Paralajmëron Yuri Kim: Kohës së pandëshkueshmërisë po i afrohet fundi

Publikuar

-

Nga

“Peshqit e mëdhenj”/ Paralajmëron Yuri Kim: Kohës së pandëshkueshmërisë po i afrohet fundi

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka paralajmëruar se kohës së pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshmë në Shqipëri po i vjen fundi.

Në një intervistë për “Opinion” ajo u pyet se pse deri tani, asnjë peshk i madh nuk po shkon në gjykatë dhe peshqit e mëdhenj që ishin në burg po dalin për shkak të vendimeve të fundit të gjykatave.

“Kam përshtypjen që këto shprehjet që përdorni përdoren si shpërqendrim. Ajo ku do të përqendrohem unë janë faktet. Për tepër kohë, njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri kanë funksionuar me pandëshkueshmëri. Kjo kohë po i afrohet fundit.

Në muajt e fundit, kemi parë SPAK të deklarojë aktpadi në raste të nivelit të lartë. Tani, nuk mund të flasin për këtë publikisht sepse kjo është natyra e punës së tyre si prokurorë, por mendoj se do fillojmë të shohim disa rezultate.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim e pakënaqur me Reformën në Drejtësi/ “Duhet ta thellojmë”

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim e pakënaqur me Reformën në Drejtësi/ “Duhet ta thellojmë”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një intervistë për “Opinion” është pyetur dhe për Reformën në Drejtësi,  ecila 4 vjet e katër muaj pasi u votua në parlament, duket se ka ngecuar.

Kim u shpreh se nuk është e kënaqur, dhe kjo është dhe arsyeja se pse duhet ajo.

 “Asnjëherë nuk jam e kënaqur dhe as populli shqiptar nuk është i kënaqur por kjo është arsyeja pse na duhet ajo.”

Kim u pyet dhe nëse mendonte se do merrte kaq kohë për ta zbatuar atë?

“Mendoj që sa më shpejt aq më mirë, por mund t’ju them që edhe në vende të tjera, kur sheh diçka kaq madhore sa reforma në drejtësi, rindërtimi in jë sistemi të tërë gjyqësor, merr kohë, nuk është e lehtë, nuk është e shpejtë dhe nuk është e përsosur. Ndaj, unë nuk e humbas shpresën për situatën në Shqipëri. Por, është po ashtu e vërtetë se jemi në një çast kritik. Ata që janë kundër reformës në drejtësi po intensifikojnë përpjekjet dhe mendoj se ne që e mbështesim reformën, dhe këtu përfshij Shtetet e Bashkuara, miqtë tuaj europianë, popullin shqiptar, është koha të këmbëngulim dhe të shtyjmë fort përpara”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE