Connect with Us

Mesazhi ku i përmendi të ëmën/ Berisha: Ishte i nevojshëm, t’i çojë lule çdo javë, Kristaqit jo!

Aktualitet

Mesazhi ku i përmendi të ëmën/ Berisha: Ishte i nevojshëm, t’i çojë lule çdo javë, Kristaqit jo!

Publikuar

-

Mesazhi ku i përmendi të ëmën/ Berisha: Ishte i nevojshmë, ti çojë luleçdo javë, Kristaqit jo!

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për mesazhin e dërguar para disa ditësh për kryeministrin Edi Rama në “Opinion” ku përmendej nëna e tij, Aneta, e cila ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Berisha theksoi se ai mesazh ishte 100% i nevojshëm ndërsa tha se kryeministri mund të përdorë postin për të bërë personazh nënën.

“Të rinjët shqiptarë nuk kanë asnjë ide se kush ishte Aneja dhe çfarë fatkeqësish të mëdha bëheshin duke përdorur emrin e saj. Enver Hoxha për tu bërë popullor shkonte këtu dhe aty dhe kudo që shkonte u fliste për anenë për trahananë e anesë për petullate anesë. Unë mendoj se secili duhet të nderojë të vdekurit e tij, të nderojë të afërmit e tij, por nuk mendoj kurrë se mund të përdoret posti për të bërë personazh si anenë, nënë e Edi Ramës. Ta nderojë t’i çojë lule dhe unë i them çoji lule çdo jave por Kristaqit kurre se ai ishte xhelat i vertetë.”, u shpreh Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Yuri Kim e pakënaqur me Reformën në Drejtësi/ “Duhet ta thellojmë”

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim e pakënaqur me Reformën në Drejtësi/ “Duhet ta thellojmë”

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një intervistë për “Opinion” është pyetur dhe për Reformën në Drejtësi,  ecila 4 vjet e katër muaj pasi u votua në parlament, duket se ka ngecuar.

Kim u shpreh se nuk është e kënaqur, dhe kjo është dhe arsyeja se pse duhet ajo.

 “Asnjëherë nuk jam e kënaqur dhe as populli shqiptar nuk është i kënaqur por kjo është arsyeja pse na duhet ajo.”

Kim u pyet dhe nëse mendonte se do merrte kaq kohë për ta zbatuar atë?

“Mendoj që sa më shpejt aq më mirë, por mund t’ju them që edhe në vende të tjera, kur sheh diçka kaq madhore sa reforma në drejtësi, rindërtimi in jë sistemi të tërë gjyqësor, merr kohë, nuk është e lehtë, nuk është e shpejtë dhe nuk është e përsosur. Ndaj, unë nuk e humbas shpresën për situatën në Shqipëri. Por, është po ashtu e vërtetë se jemi në një çast kritik. Ata që janë kundër reformës në drejtësi po intensifikojnë përpjekjet dhe mendoj se ne që e mbështesim reformën, dhe këtu përfshij Shtetet e Bashkuara, miqtë tuaj europianë, popullin shqiptar, është koha të këmbëngulim dhe të shtyjmë fort përpara”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po kërkoja për punë”/ Yuri Kim rrëfen peripecitë që ka kaluar para se të bëhej diplomate

Publikuar

-

Nga

“Po kërkoja për punë”/ Yuri Kim rrëfen peripecitë që ka kaluar para se të bëhej diplomate

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë për “Opinion” ka rrëfyer se si ka filluar rrugëtimin e saj në diplomaci.

Ajo tha se ka lindur në Korenë e Jugut, Kim u largua me familjen në Guam, ndërsa më pas jeta e saj mori një tjetër drejtim.

Pjesë nga Intervista:

Blendi Fevziu: Si u larguat nga Guami për në SHBA? Si e filluat diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Kur shkova në universitet. Shkova në Universitetin e Pensilvanisë, studiova shkenca politike dhe kur mbarova atje, doja të shkoja diku ndryshe dhe shkova në Universitetin e Kembrixhit, në Angli.

Blendi Fevziu: Në Angli.

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Për sa kohë?

Ambasadorja Kim: Për vetëm një vit.

Blendi Fevziu: Një vit. Dhe pastaj filluat diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Pastaj u ktheva dhe po kërkoja punë.

Blendi Fevziu: Ishte rastësi apo e donit diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Jo, koincidencë. U ktheva në Uashington dhe e dija që doja të bëja diçka në shërbimin publik. Nuk doja t’i hyja biznesit.

Blendi Fevziu: Donit të hynit në shërbimin publik.

LEXO EDHE:  Kryemadhi merr në mbrojtje Metën/ Ministrinë e Brendshme e drejton Rama

LEXO EDHE:  Rama “dush të ftohtë” ministrave dhe deputetëve/ Paralajmëron shkarkime

Ambasadorja Kim: Po, patjetër.

Blendi Fevziu: Është me rëndësi, i vështirë …

Ambasadorja Kim: Po…

Blendi Fevziu:…dhe është detyrë.

Ambasadorja Kim: Po. Isha duke pare vende të ndryshme pune dhe teksa kërkoja, qëlloi që pashë broshurën e Departamentit të Shtetit për Shërbimin e Jashtëm. Dhe, ka një provim prove, pas broshurës. Dhe, teksa prisja, po e shihja dhe mendova:  duket argëtuese. U regjistrova për provimin dhe kalova çdo faze dhe kështu u bëra diplomate dhe ndihem me shumë fat.

Blendi Fevziu: Filluat misionin, të themi. Gjatë këtyre viteve në diplomaci, ku keni qenë?

Ambasadorja Kim: Gjysmën e pare të karrierës e kalova në Azi. Isha në Pekin dhe Tokio dhe pastaj u ktheva në Uashington për t’u bërë ndihmëse e posaçme e Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell.

Blendi Fevziu: Pekin dhe Tokio, dy pika shumë të rëndësishme për diplomacinë amerikane, të themi.

Ambasadorja Kim: Pastaj, isha ndihmëse e posaçme e Sekretarit Kolin Pauell.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Yuri Kim: Palëve politike i duhet mik për të arritur konsensus

Publikuar

-

Nga

Yuri Kim: Palëve politike i duhet mik për të arritur konsensus

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve në rezidencën e ambasadës së SHBA.

Kim tha në emisionin “Opinion” se palëve politike i duhej një mik që të arrinin konsensusin, ndaj edhe është angazhuar për një kohë të gjatë për këtë.

Mendoj se iu duhej një mik për t’i ndihmuar të arrinin konsensusin. Unë kam qenë në diplomaci për një kohë të gjatë dhe jam ulur në tryeza negociatash shumë herë dhe mund t’ju them që në këtë situatë, donin të arrinin një marrëveshje dhe ishin të lumtur të kishin ndihmën e miqve të tyre”, u shpreh ajo, ndërsa dha edhe një mesazh për krerët e partive politike.

LEXO EDHE:  Rama ka liruar nga zinxhirët Elvis Rroshin dhe Arben Ndokën

LEXO EDHE:  Gafa e kryeministrit/ Rama ngatërron gjeografinë?

Mendoj se është me rëndësi për udhëheqësit që t’i qëndrojnë fjalës së tyre. Kështu, të gjitha partitë kishin rënë dakord të arrinin një marrëveshje deri më 31 mars, apo jo? Kaloi ca kohë për shkak të Covid, por kur u zgjat shumë, mendoj se u bë e qartë që iu duhej pak ndihmë dhe isha e lumtur ta ofroja atë”, theksoi ambasadorja e SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE