LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilla e ambasadores së SHBA për Ramën Bashën dhe Metën

22 Tetor 2020, 19:52, Politikë CNA
Këshilla e ambasadores së SHBA për Ramën Bashën dhe

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në intervistën e saj për ?Opinion? ku ka cekur cështje të rëndësishme si ajo e Reformës në Drejtësi, SPAK, zgjedhet e 25 prillit apo edhe inceneratorët, ka dhënë dhe disa këshilla për krerët e politikës në vend.

Për kryeministrin Rama, Yuri Kim, la të nënkuptohet se duhet të ketë në konsideratë rekomandimet e ODIHR për zgjedhet.

?Nuk jam eksperte e zgjedhjeve, por ODIHR është ekspert dhe ata kanë paraqitur disa rekomandime shumë të qarta se çfarë duhet bërë për zgjedhjet në Shqipëri. Po e lë me kaq.?

Për kreun e Opozitës Lulzim Basha, Kim u shpreh: ?Nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, por mendoj se është e rëndësishme për të gjithë udhëheqësit politikë që të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces, të mos largohen dhe të mbajnë premtimet që iu japin njerëzve.?

Për kreun e shtetit, Ilir Meta, Yuri Kim u shpreh: ?Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga