Connect with Us

Kazani zien në mbrojtje të krimit

Aktualitet

Kazani zien në mbrojtje të krimit

Publikuar

-

Kazani zien në mbrojtje të krimit

Nuk është më e pabesueshme, por tashmë e provuar dhe faktuar se disa media dhe segmente të saj, të ish-zyrtarëve socialistë, të cilët pretendojnë se janë opozitarë apo klientëve të qeverisë që paguhen miliona dollarë nga taksat e qytetarëve apo të tjerë që paguhen nga ish-zyrtarë të LSI-së, apo hajdutët e pushtetit me Ramën apo me Berishën, prej disa ditësh po shqetësohen që të ngrejnë një alibi dhe të mbulojnë një rast kriminal, vrasjen e mbetur në tentativë të biznemenit Andon Dhima.

Biznesmeni kishte denoncuar me një letër të gjatë me fakte dhe dokumenta drejtorin e Top Channel Ben Blushin, ish-politikan, ish-deputet, tashmë i kthyer në menaxher mediash. Fillimisht mediat tentuan të fshehin atentatin me linja editoriale, duke thënë se ngjarja nuk kishte ndodhur, nuk kishte pasur një atentat. Pse e bënë këtë dhe kujt i shërbyen ata e dinë vetë.

Më tej, ishte policia që veproi, arrestoi autorët dhe tani megjithëse në dosje ka dhjetëra fakte dhe prova siç pretendohet pas njoftimit zyrtar, ku janë treguar maskat, pistoleta, rroba policie e të tjera si këto, flitet për disa mijëra orë regjistrime filmimesh që janë kapur direkt pas denoncimit të ngjarjes nga veprimi i shpejtë i Prokurorisë dhe i policisë së komisariatit numër 2 në kryeqytet, tani po gjenden alibitë për autorët.

Në fakt, mbrojtja që bën kazani duke zier për krimin, tregon vetëm një fakt, dikush është i trembur. Policia është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes dhe të së vërtetës jo vetëm me këta persona të cilët janë shoqëruar nga policia. Të arrestuarit janë zbatuesit pa asnjë diskutim dhe me shumë gjasa të një urdhri tjetër, ose ushtarët me pagesë të dikujt tjetër, të cilët ndoshta janë të lidhur me interesa afër këtyre kazaneve të fëlliqura që zienin në mbrojtje të krimit, që nuk bëjnë gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm tregojnë se janë bashkëpunëtorë të krimit.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Arrestohet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Duke i krijuar krimit alibinë dhe mbështetjen, janë persona në dijeni thuajse të kësaj ngjarje me shumë gjasa, ndryshe nuk do kishin kurajon të bënin editoriale mohuese për ngjarjen dhe më pas avokatinë publike të autorëve, të cilët janë shoqëruar në polici. Dhe kjo e fundit ka dhënë prova bashkë me Prokurorinë, por kazani që zien në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit, që tentoi t’i merrte jetën një biznesmeni, vazhdon dhe vlon duke u djegur edhe vetë brenda tij, duke treguar se kush e paguan dhe kujt i shërben.

Ky kazan, përtej profesionit të gazetarisë ka zgjedhur një rrugë, misionin e mbrojtjes së krimit dhe të hajdutëve në jetën publike shqiptare dhe këtë po e bëjnë në mënyrë të shkëlqyer. Më bukur se kaq nuk mund ta bënin, por tregojnë kush janë dhe sa vlejnë, cilët janë sponsorit dhe mbështetësit e tyre që qytetarët tashmë e kanë më të lehtë t’i identifikojnë si media të keqpërdorura nga krimi dhe korrupsioni./ CNA.al

Denoncoi Ben Blushin/ Policia njoftim zyrtar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit, kush janë të arrestuarit

Kallëzimi nga biznesmeni Andon Dhima/ Prokuroria nis hetimet për Ben Blushin

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë deklaruan autorët

“Më ndoqën nga pas”/ Zbardhen të tjera detaje nga sulmi, dëshmia e biznesmenit që denoncoi Blushin

Denoncoi Ben Blushin në ambasadën e SHBA-ve/Biznesmeni sulmohet me armë nga maskat

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Ben Blushi thirret në polici

Atentati ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Artan Hoxha zbulon detajet shokuese: Do kishim dy viktima

Sulmi me armë ndaj biznesmenit/ Artan Hoxha plas “bombën” për Ben Blushin

Video ekskluzive-Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Si i shpëtoi atentatit me armë

Atentat ndaj biznesmenit/ Mediat e kazanit heshtin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Gent Sejko optimist/ Kriza do të përfundojë më shpejt sesa pritej

Publikuar

-

Nga

Gent Sejko optimist/ Kriza do të përfundojë më shpejt sesa pritej

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është treguar optimist përsa i përket krizës ekonomike në të cilën ndodhet vendi për shkak të tërmetit dhe pandemisë së Covid-19.

Sejko paralajmëroi se kriza do të përfundojë më shpejt ngasa pritej, ndërsa theksoi se vaksina do të ndikojë pozitivisht edhe në ekonomi.

“Kriza do të përfundojë më shpejt se sa pritej. Sa më shpejt të dalë vaksina, aq më shpejt do ndërpritet ky zinxhir dhe ekonomia do të ngrihet”, u shpreh ai në emisonin “Top Talk”.

Ndërkohë, përsa i përket inflacionit ai tha se ka pasur një rënie të lehtë dhe kursi i këmbimit ka qëndruar stabël.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Arrestohet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

LEXO EDHE:  E zbulon Monika Kryemadhi/ Ja sa naftë prodhon Shqipëria në një vit

Ka një rënie të lehtë në inflacion, por ka dhe një shenjë të mirë se nuk janë rritur çmimet. Kemi stabilitet çmimesh dhe politika jonë monetare ka funksionuar. Kursi i këmbimit ka qëndruar stabël sepse nëse do kishin qoftë inflacion, qoftë nëse do të binte kursi i këmbimit, situata do të përkeqësohej”, theksoi guvernatori i BSH-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Laschet dëshiron kryesinë e CDU-së dhe kandidaturën për kancelar

Publikuar

-

Nga

Laschet dëshiron kryesinë e CDU-së dhe kandidaturën për kancelar

Kryeministri i Renanisë-Veriore-Vestfalisë, Armin Laschet (CDU) pretendon edhe kandidaturën për kancelar të Gjermanisë, po të zgjidhet kryetar i CDU-së në janar. Lascheti e përjashton heqjen dorë nga kandidatura në favor të Ministrit Federal të Shëndetësisë Jens Spahn. Dega e CDU-së e Renanisë-Veriore-Vestfalisë kishte pasur arsye të forta kur e propozoi atë për postin e kryetarit federal të partisë , i tha Laschet televizionit WDR. “Kjo mbetet. Kështu e sheh edhe Jens Spahn”.

Deklaratat e fundit në lidhje me kandidaturën për kancelar Laschet i bëri gjatë xhirimeve të filmit “Ballafaqimi. Markus Feldenkirchen takon Armin Laschet” që do të transmetohet këtë të enjte.

Kandidati për kryetar të ri të CDU, Armin Laschet reagoi me këtë ndaj popullaritetit në rritje të Ministrit Federal të Shëndetësisë në pandeminë e Coronas dhe pakënaqësisë në CDU me tre kandidatët e deritashëm për kryesinë e partisë.

Shqetësim për përçarje

Në fillim të vitit, Spahn, i cili vjen nga Münsterland, vendosi të kandidojë si zëvendës i Laschet-it. Në shumë sondazhe, Jens Spahn tani është përpara kryeministrit të  Renanisë-Veriore-Vestfalisë. Ai është shumë popullor edhe brenda CDU-së.

Kur u pyet pse po kandidon jo vetëm për kryesinë e partisë, por edhe për të pasuar Angela Merkel-in, Lascheti tha se ishte i shqetësuar për një ndarje të thellë në vend pas pandemisë. “Ju tashmë mund të shihni agresionin në shoqëri. Do të jetë detyrë kryesore të mbajmë vendin tonë së bashku kur Angela Merkel të mos jetë më kancelare”.

LEXO EDHE:  E zbulon Monika Kryemadhi/ Ja sa naftë prodhon Shqipëria në një vit

LEXO EDHE:  Rama dhe Veliaj i shtojnë para incineratorëve/ Paralajmëron Teliti: Do merrni përsipër faturën politike

Kritika ndaj Merzit

Lascheti kritikoi edhe konkurrentin e tij për kryetar të partisë, Friedrich Merz. Ai ka shkarë përsëri në modelet e sjelljes para 20 vjetësh, kur u grind me Angela Merkelin. Që Merz tani po e vazhdon këtë luftë kundër tij, “kjo është thjesht çmenduri”.

Lascheti tha se nuk është i shqetësuar për prapambetjen në sondazhe ndaj kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder. “Unë kam parë kaq shumë figura të ndritshme”, tha Laschet, duke përmendur ish-kandidatin e SPD për kancelar, Martin Schulz dhe paraardhësen e tij në krye të landit, Hannelore Kraft, si shembuj të popullaritetit të lartë, por “pas tre muajsh nuk kishte mbetur asgjë”./DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masat ndaj koronavirusit/ Greqia zgjat sërish izolimin mbarëkombëtar

Publikuar

-

Nga

Masat ndaj koronavirusit/ Greqia zgjat sërish izolimin mbarëkombëtar

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri më 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rriten, thanë zyrtarët qeveritarë.

Rritja e rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Greqi po ndodh që prej muajit tetor, që ka detyruar qeverinë që të shpallë izolim mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, transmeton Reuters.

Greqia deri më tani ka regjistruar 97,288 raste me koronavirus dhe 1,902 viktima. Pjesa veriore e vendit është goditur më së keqi, ku edhe spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Pavarësisht “indikacioneve të para” se numri i rasteve ditore po ulet, Greqia do të jetë në gjendje të planifikojë rikthimin në normalitet kur sistemi i saj shëndetësor të mos ketë fluks të madh të pacientëve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas.

LEXO EDHE:  Lufta me të fortët e rrugëve/ Artan Hoxha, tregon “kurthin” e ngritur  Policia

LEXO EDHE:  “Paratë e krimit i kalojnë Policisë”/ Deklarata e fortë e ministrit Lleshaj

“Tash për tash, ne do t’i zgjasim masat kufizuese që janë vendosur kundër pandemisë, deri të hënën e 7 dhjetorit”, tha ai./ REL

LEXO TE PLOTE