LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ju lutem, ju përgjërohem”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos e përqeshni situatën e Covid

22 Tetor 2020, 09:45, Aktualitet CNA
“Ju lutem, ju përgjërohem”/ Rama thirrje qytetarëve:

Kryeministri Edi Rama ka bërë një lutje publike për të gjithë ata qytetarë që nuk i besojnë situatës së krijuar nga koronavirusi.

Rama i ka kërkuar të mos e vështirësojnë më shumë situatën dhe të respektojnë masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit.

?Do i lutem e do i përgjërohem të gjithë atyre që nuk e besojnë dhe mos e vështirsojnë më shumë situatën. Ata që ushtrojnë aktivitetin e tyre në restorante, duhet të mos e përqeshin rrezikun, mos e sfidojnë shtetin, mos e konsiderojnë tolerancën tonë si një dobësi dhe mos venë në rrezik jetën e tyre, të familjeve të tyre. Janë protokolle që duhen respektuar?, u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga