LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

22 Tetor 2020, 15:53, Kosova & Bota CNA
Ivica Daçiç zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit.

Daçiq ka marr besimin e plotë të deputetëve për të udhëhequr këtë institucion shtetëror, raporton b92.

Nga 226 deputetët e pranishëm në seancën konstituive, vetëm një prej tyre ishte kundër liderit të SPS-it, gjersa 225 votuan pro.

Deputetët nga lista ?Lugina e Bashkuar ? SDA?, të cilët njoftuan më herët sot se nuk do të mbështesnin liderin Socialist, nuk morën pjesë në votim.

Zgjedhja e Kryetarit të Parlamentit u bë me votim publik, pra me thirrje individuale të deputetëve. Ndryshe, Daçiq ishte kandidat i vetëm për kryetar të kuvendit i propozuar nga partia fituese të zgjedhjeve parlamentare serbe, SNS-ë, të cilën e udhëheq presidenti, Aleksander Vuçiq./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga