Connect with Us

Ish-deputeti nxjerr zbuluar ISHP-në/ Gruaja doli pozitive me Covid, nuk e kontaktuan kurrë

Politikë

Ish-deputeti nxjerr zbuluar ISHP-në/ Gruaja doli pozitive me Covid, nuk e kontaktuan kurrë

Publikuar

-

Ish-deputeti nxjerr zbuluar ISHP-në/ Gruaja doli pozitive me Covid, nuk e kontaktuan kurrë

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa ishte i ftuar pasditen e sotme në Fax Neës ku ka folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

Sipas tij shifrat janë 10-fish më të larta se ato që raportohen çdo ditë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai tregoi dhe historinë e bashkëshortes së tij, e cila doli pozitive me Covid nga testi që kreu në një spital privat, por nuk u kontaktua asnjëherë nga ISHP si person i prekur.

“302 rastet janë inekzistente, 10-fish ka. Rastet janë minimalja. Po fusin këto ditë dhe testet që po bëhen në privatë. Ka njerëz që nuk i bëhen kurrë teste. Jam një ndër ato njerëzit që e kanë kaluar Covidin, i di edhe sikletet. E kam kaluar familjarisht. Kostot për Covidin janë të tmerrshme. Njerëzit në nevojë i kanë të papërballueshme. Mua mu dha mundësia të bëja testin për familjen në strukturë private kur kishte dyshime se kishim pasur kontakte. Fatmirësisht e kaluam, po ata që nuk kanë mundësi!

LEXO EDHE:  Infektimi me Covid i anëtares së UFSH/ Diana Toma: Kemi kërkuar tamponin, s’na është bërë

Shqiptarët po tentojnë të shërohen vetë. Ju garantoj unë. Kam pasur bashkëshorten time, doli asimptomatike, doli me Covid me test të bërë në institut privat, nuk u kontaktua kurrë nga ISHP. Testi i saj nuk u bë kurrë në ISHP. Teorikisht testet shkojnë atje, ku ngel? Ngel tek përgjegjshmëria e secilit që të izolohet dhe të djegë procedurat. Shumë njerëz nuk i paguajnë dot faturat e ilaçeve dhe ky është fakt”, tha Hasa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Publikuar

-

Nga

Berisha: Rama fali detin dhe triliona euro naftë dhe gaz në Jon

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin për të shkuar në Hagë për çështjen e ndarjes së detit me Greqinë.

Berisha tha se tani Greqia shkon në gjykatë me pretendimin për t’u shtrirë me 12 milje, ndërkohë që në qeverisjen e Berishës ishte rënë dakord që Greqia të shkonte në gjykatë me pretendimin e 6 miljeve shtrirje.

Berisha tha se Rama nisi negociatat me Greqinë dhe në përfundim, qeveria e Cipras shpalli fitoren për shtrirjen me 12 milje.

“Marrëveshjen e tyre nuk e ka parë kush deri më sot. Marrëveshja u bllokua nga presidenti. Rama u tha se kemi këtë vendimin e gjykatës. Atëherë Greqia e njoftoi se do të kalonte në shtrirje prej 12 miljesh. Kjo e 12 miljeve nuk është shpallur tani, është shpallur që nga qeveria e Cipras. Unë kam një pyetje për çdo shqiptar: nga shkuarja në gjykatë me 6 për Greqinë dhe 12 për Shqipërinë apo 6 për Shqipërinë dhe 12 për Greqinë, kush humbet? Shqipëria humbet aq sa është kalimi nga 6 deri në 12 milje. Shqipëria humbet zonat e triliona eurove naftë dhe gazi në detin Jon. Ato ishin në territorin e Shqipërisë. Kjo falë Edi Ramës. Tani thotë se e propozoi Hagën, kur Hagën e gjeti aty që nga viti 2010.
Tani po mundohet të bindë shqiptarët se 6 është më e madhe se 12-ta. Këtë mund ta bëjë vetë Edi Rama dhe çdo njeri që ka shitur shpirtin. Po bëhet çdo gjë për t’u fshehur shqiptarëve humbjen e detit,” tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këshilla e ambasadores së SHBA për Ramën Bashën dhe Metën

Publikuar

-

Nga

Këshilla e ambasadores së SHBA për Ramën Bashën dhe Metën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në intervistën e saj për “Opinion” ku ka cekur cështje të rëndësishme si ajo e Reformës në Drejtësi, SPAK, zgjedhet e 25 prillit apo edhe inceneratorët, ka dhënë dhe disa këshilla për krerët e politikës në vend.

Për kryeministrin Rama, Yuri Kim, la të nënkuptohet se duhet të ketë në konsideratë rekomandimet e ODIHR për zgjedhet.

“Nuk jam eksperte e zgjedhjeve, por ODIHR është ekspert dhe ata kanë paraqitur disa rekomandime shumë të qarta se çfarë duhet bërë për zgjedhjet në Shqipëri. Po e lë me kaq.”

Për kreun e Opozitës Lulzim Basha, Kim u shpreh: “Nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, por mendoj se është e rëndësishme për të gjithë udhëheqësit politikë që të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces, të mos largohen dhe të mbajnë premtimet që iu japin njerëzve.”

Për kreun e shtetit, Ilir Meta, Yuri Kim u shpreh: “Mendoj se ka një rol shumë unik dhe shumë të rëndësishëm që presidenti mund të luajë si bashkues i vendit. Dhe kur e luajti atë rol në fillimet e pandemisë Covid19 dhe thirri Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke bërë bashkë jo vetëm Kryeministrin por edhe udhëheqësin kryesor të opozitës, mendova se ishte një shembull vërtet i fuqishëm dhe pozitiv. Dhe shpresoj që kjo është diçka që do ta përsërisë. E di që ky është një rol që do ta vlerësonte populli shqiptar. Di që është një rol që Uashingtoni sigurisht e vlerëson ndaj pres me kënaqësi ta shoh të luajë një rol shumë pozitiv.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Valbona te Shkodra dhe Gjirokastra/ Yuri Kim: Ja vendet që kam vizituar dhe më pëlqejnë më shumë

Publikuar

-

Nga

Nga Valbona te Shkodra dhe Gjirokastra/ Yuri Kim: Ja vendet që kam vizituar dhe më pëlqejnë më shumë

Ambasadorja E SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka treguar vendet që ka vizituar në Shqipëri gjatë kohës që ka qëndruar në vendin tonë.

Kim tha se i pëlqen shumë Shqipëria dhe ka vizituar disa qytete. Ajo rrëfue në emisionin “opinion” se i pëlqen shumë Berati, Gjirokastra, Shkodra dhe plazhet e Himarës.

Ambasadorja e SHBA foli edhe për ecjen në Valbonë dhe Theth, ndërsa theksoi se pamja të merr frymën nga bukuria.

“Çdo qytet që kam vizituar është unik. Kjo e bën Shqipërinë kaq mahnitëse. Më kujtohet arkitektura e bukur e Beratit. Plazhet e Himarës… Çatitë e gurta të Gjirokastrës dhe eleganca e heshtur e vendit. Shkodrën e dua.

E dua Shkodrën. E dini pse? Sepse njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet, e dinë kush janë.

LEXO EDHE:  Pandemia imponon punën online/ Si do të veprojë parlamenti?

LEXO EDHE:  Topi flet si profesor i Biokimisë Molekulare/ Jep argumentet pse koronavirusi do të zhduket në maj

Kam qenë edhe për ecje, nga Valbona në Theth për shembull. Mendoj se është ecje e vështirë. Ajo një orë e gjysmë e fillimit ngjitje për në Valbonë është pak e vështirë, tamam. Por me këto gjëra puna është të hedhësh një hap pas një tjetri, të kesh dikë të të jep dorën dhe të ndihmon për në fazën tjetër. Jam shumë e kënaqur që pata mundësi të takoja disa njerëz në atë ecje. Mendoj njerëzit ishin të habitur por pamja të merr frymën nga bukuria”, u shpreh ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE