LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Interi luan vetëm me top të gjatë për Lukakun dhe kaq", futbollisti i M'Gladbach ironizon Interin

22 Tetor 2020, 09:28, Sport CNA
"Interi luan vetëm me top të gjatë për Lukakun dhe

M?Gladbach ishte shumë afër fitores, por një gol i Romelu Lukakut në minutën e fundit i dhuroi një pikë Interi në duelin e parë të fazës së grupeve në Champions League.

Të dy skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në ?San Siro?, teksa në kampin gjerman nuk mungon ironia ndaj kundërshtarëve italianë.

Jonas Hofmann, autori i golit të dytë të M?Gladbach, thumboi stilin e lojës së zikaltërve të Contes në deklaratën e dhënë pas ndeshjes së mbrëmjes së kaluar.

?Në 99% të rasteve, Interi luan vetëm me top të gjatë për Lukakun dhe kaq. Ai më pas lufton për të nxjerrë ekipin përpara. Hasëm probleme me të, na u desh ta markonim me dy lojtarë.

Mund të them që ia dolëm mbanë. Në përgjithësi, e merituam pikën që morëm në ?San Siro??, deklaron lojtari i skuadrës gjermane dhe ?Pancerave? të Joachim Low.

Lajmet e fundit nga