Connect with Us

Inceneratorët/ Ahmetaj i kthehet gazetarit: Po pse marrëdhëniet e mia me njerëzit do hetojë SPAK-u?

Politikë

Inceneratorët/ Ahmetaj i kthehet gazetarit: Po pse marrëdhëniet e mia me njerëzit do hetojë SPAK-u?

Publikuar

-

Çështja e inceneratorëve ka hapur debate mes ministrit Arben Ahmetaj dhe gazetarëve në studion e “Opinion”

Debati është zhvilluar në lidhje me marrëdhëniet e Ahmetajt me Klodian Mërtirin apo bashkëshorten e tij e cila konsiderohet si një nga personat që ka përfituar miliona euro për të marrë në menaxhim impiantin e inceneratorëve.

Rakipllari: Ju thoni që s’keni lidhje me atë personin, është histori penale

Ahmetaj: Ore çfarë po thua ti? Si histori penale? Marrëdhënia ime me njerëz janë penale? Çfarë janë këto? Tërhiqe

Rakipllari: Unë nuk i hyj asaj historie

Ahmetaj: Ore po ti the penale

Rakipllari: Ajo është një histori që mund ta hetojë SPAK-u

LEXO EDHE:  Aleanca për Teatrin protestë para SPAK/ Aktivistët kërkojnë drejtësi

Ahmetaj: Po le të hetojë çfarë të dojë SPAK-u more, pse marrëdhëniet e mia me njerëz do hetojë SPAK-u? Po le të hetojë ç’të dojë more.

Rakipllari: Pyetja është kjo, ky person, bashkëshorja e të cilit ka përfituar 3 kontrata inceneratorësh në Shqipëri…

Ahmetaj: Kjo bashkëshortja e tij thotë ky, nuk e konsideron as zonjë, as biznesëoman,

Fevziu: Po si u bë bizneswoman ajo? Se PD ka vënë gishtin mbi këtë person, e ka akuzuar. Kur merr 400 mln euro një person…
Rakipllari: Në 16 dhjetor janë bërë 9 procedira brenda ditës. U shpall fituese. Nuk janë pritur 7 ditë që të bëhet ankimimi, por është bërë brenda asaj dite…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vrasja e dy të rinjve në Tiranë/ Berisha: Gjithçka jashtë kontrollit në Narkoshtetin e vetëm në Europë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryemistri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas Berishës, Tirana dhe Shqipëria ndodhet në kthetrat e krimit. Ai thekson se gjithçka është jashtëkontrollit, duke e cilësuar qeverinë si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë.



Tirana dhe Shqiperia ne kthetrat e krimit. Ekzekutohen me bresheri kallashi ne mes te Tiranes dy te rinj Ministri i Familjes gili, vili, mili me Kreun e Meduzes! Gjithçka jashte kontrollit ne Narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përçarja brenda PD/ Spaho rendit arsyet pse “braktisi” Bashën: Me dhemb shpirti kur Rama i thotë “ty të dua”

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka folur mbi situatën aktuale të PD dhe përçarjeve brenda saj.

Gjithashtu, Spaho nga studio e lajmeve në Vizion Plus shpjegoi arsyet pse vendosi t’i bashkohej “Foltores” së ish kryeministrit Sali Berisha. Ai theksoi se një ndër arsyet e forta të “braktisjes” së Bashës ishte kur ai vendosi të përjashtonte nga grupi parlamentar, ish kryeministrin, Sali Berisha.

Që nga zgjedhjet e 25 Prillit janë ngritur shumë pikëpyetje lidhur me përgjegjësitë q ë ka lidershipi. Konstatova që kishte një ngutje për të zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e partisë, për të vendosur njerëz të cilët mendojnë në të njëjtën mënyrë të pasuara të gjitha këto nga mungesa tërësore e analizës. U emrëuan në mënyrë jo statutore të gjithë drejtuesit e PD, pa kandidatura, pa votim të fshehtë. U premtua që do të faktohej masakra zgjedhore e 25 prillit, masakër ka pasur por, ne ngelëm në kuadrin e propagandës me fakte sipërfaqësore nuk vepruam si në vitin 2001. U premtua që do fillojë beteja në shtator. Në fakt beteja filloi me Berishën, me gruan, me rininë në vend që të fillonte me Ramën. Kapakun ja vuri me veprimin ndaj zotit Berisha ku në mënyrë personale vendosi përjashtimin e tij. Ka shumë vendime që janë marrë në këtë formë sidomos gjatë tre viteve të fundit”, u shpreh Spaho.

Më tej, Spaho u pyet lidhur me reagimin e kryedemokratit Basha dhe Sekretarit të Pergjithshëm të PD, Gazment Bardhi për mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Sipas tij, reagimi i tyre është tepër i pambështetur, ndërsa nënvizoi se “ne nuk luajmë me marifete të tilla, të falsifikojmë formularë”.

LEXO EDHE:  Skandali në Transportin Qytetas/ Punonjësi i Bashkisë – Qytetarit: Më rr*an l*sht…

LEXO EDHE:  Skandali në Transportin Qytetas/ Punonjësi i Bashkisë - Qytetarit: Më rr*an l*sht...



Reagimi i tyre është tepër i pambështetur dhe është si ai njeriu që mbytet dhe kapet pas çdo fije kashte. Është Kuvend i jashtëzakonshëm nuk kalon përmes organeve të zgjedhura. Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin me 25% të firmave të delegatëve. Rendi i ditës përcaktohet po nga delegatët. Ditën që zhvillohet Kuvendi ngrihet komisioni i mandateve dhe shqyrton delegatët janë këta apo jo. Ne i kemi depozituar dhe le t’i verifikojë. I di shumë mëirë sepse ke listat e gjithë anëtarëve të PD, por nuk ke vullnet politik sepse e dine që ato janë krejtësisht të sakta. Bardhi tha është bllof, ne nuk luajmë me marifete të tilla, të falsifikojmë formularë”, theksoi Spaho.

Më tej ai deklaroi se PD është në gjendjen më të keqe që ka pasur PD në 30 vite dhe sipas tij, i vetmi person që mund të shpëtojë është Sali Berisha.

Unë mendoj ne sot jemi në gjendjen më të keqe që ka pasur PD në 30 vite. Anëtarësia e PD e ka humbur shpresën që me Bashën mund të fitojë. Më dhemb shpirti kur Rama i thotë unë ty të dua, unë me ty fitoj tërë jetën. Kjo do të çojë në rrënimin tërësor të PD dhe kthimin në një forcë periferike. I vetmi person që mund të bashkojë PD, është Berisha, është themeluesi i PD, ka një përvojë të jashtëzakonshme politike. Është një nga politikanët më të sofistikuar në zonën e Ballkanit”, tha Spaho.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sa firma janë mbledhur për Kuvendin Kombëtar?/ Paloka tregon shifrën konkrete, ja sa janë seleksionuar

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha se firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar janë gjithsej 5000, por 800 prej tyre janë seleksionuar.

Paloka në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën nënvizoi se u vendos që formularët të dorëzoheshin në zyrën e tij, pasi palët nuk kanë besim te njëra – tjetra.

Ai po ashtu tregoi dhe arsyet se përse ende nuk ka firmosur vetë formularin, duke u shprehur se kërkoi votëbesim nga Basha pas shpalljes së vendimit, e teksa ky hap nuk është marrë prej tij, për momentin deputeti ka vendosur të qëndrojë pezull.

Mua më kërkuan përfaqësuesit e firmëtarëve një takim, ishim një grup i madh dhe diskutuam këtë çështje, që më pas u vendos që formularët të vijnë në zyrën time. Një pjesë e shihnin në aspektit juridik, sepse një ftesë thonin nuk njohim një strukturë që nuk është mbledhur sipas statutit. Por për Kuvendin e Jashtëzakonshëm ka një pikë, mbledhjen e ¼ për të mbledhur atë. Kjo pjesë mungon, e kjo ka krijuar tollovinë statutore e procedurale. Unë dhe Berisha kemi kërkuar të shkojnë në sekretariat, edhe për këtë arsye. I thoja që keni bërë gjithë këtë punë sepse janë mbledhur 5000 firma të mbledhura, por ato kanë seleksionuar dhe të tjera.

I thashë që keni bërë këtë punë, hajde të mos krijojmë aludim për këtë. Edhe unë dhe zoti Berisha ishim që të çoheshin në sekretariat. Një gjë që mbase nuk thuhet publikisht, sepse kapen te statuti nga të dyja palët, por problemi është që mungon besimi te palët. Nuk ka besim e kjo është nga arsyet kryesorja. Ka pasur informacione për presione, disa janë bërë dhe publike. Unë kam vetë disa informacione. Atë ditë pasi u diskutua gjatë u vendos të depozitohen te unë, jo si detyrim. Është e drejta për të mbledhur kuvendit”, tha Paloka.

LEXO EDHE:  SPAK ka vdekur si Silvia Konti?!

LEXO EDHE:  Aleanca për Teatrin protestë para SPAK/ Aktivistët kërkojnë drejtësi



Por kur palët nuk kanë besim, si i bëhet?

Paloka: Janë 5000 firma dhe do të bëhen publikisht para gjithë mediave. Të merren me radhë dhe të mbyllet ky proces dhe justifikim. Jam i bindur që askush nuk ka dyshim sot që ato firma janë aty. Ditën e parë u tha po luhet me blofin, nuk ekzistojë firmat. Këtu u fyeva dhe unë. Për këtë arsye u bë dhe transparenca që sa mundet të bëhet në një zyrë të vogël.

Ju këtë formular e keni plotësuar?

Paloka: Jo. Për arsyet e mia. Kur kjo situatë vajti këtë pikë, edhe për marrëdhëniet që kam pasur me të, sepse interesi im është PD. As Basha dhe Berisha. Unë dua që PD të mos dali e përçarë nga kjo. Unë zotit Basha i kam kërkuar të kalojë në votëbesim. Jemi në këtë situatë. Ai e mori vendimin dhe pati presion, por sot jemi në këtë situatë PD është në pikën më të zezë dhe ke detyrimin të thuash që do të marr këtë vendim. Meqenëse i kam kërkuar këtë nuk kam firmosur për Kuvendin. Nëse është kryetar i PD, duhet të respektojë vullnetin e delegatëve dhe kjo është e vetmja gjë që bën në shërbim të demokratëve që kanë qëndruar mbrapa për kaq vite./CNA.al

LEXO TE PLOTE