Connect with Us

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Sociale

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Publikuar

-

Harroni ditët me diell/ Moti bën kthesën e papritur

Pas disa ditëve me diell, situata meteorologjike mbi vendin tonë pritet të ndryshojë totalisht.

Sipas sinoptikanëve, nesër dhe pasnesër do të jetë kulmi i ndikimit afrikan dhe anticiklonik.

Masa ajrore jo të qëndrueshme dhe të freskëta me origjinë nga Atlantiku do të fillojnë të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke kushtëzuar shtim të vranësirave dhe vende-vende edhe reshje shiu.

Nga e shtuna vonë dhe të dielën pritet ndryshim i motit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbyllja e shkollave/ Albana Fiço përplaset me ekspertin e arsimit

Publikuar

-

Nga

Mbyllja e shkollave/ Albana Fiço përplaset me ekspertin e arsimit

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço është përfshirë në një debat, mbrëmjen e sotmë në “Open” me ekspertin e arsimit Ndriçim Mehmeti sa i përket vendimit për mbylljen e shkollave.

 “Shkollat nuk janë vatër e nxehtë. Kjo do të thotë se fëmijët nuk janë transmetues të nivelit të lartë. Por jemi duke hyrë edhe në stinën e ftohtë. Kjo do të thotë se kemi virozat përpara. Kemi shtim të virozave. Pra ka një rritje të infeksioneve respiratore të fëmijët, por jo Sars Cov-2”, tha Fico.

Kjo u kundërshtua fuqishëm nga eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti. Ai tha se është e paarsyeshme që brenda 24 orëve të ndryshojë vendimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Publikuar

-

Nga

Kufizohen oraret në pikat kufitare/ Mali i Zi mbyll Hanin e Hotit dhe Muriqanin gjatë natës

Duke nisur nga sot dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite, do të mbyllen pika kufitare e Hanit të Hotit.

Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi në orët e vona të darkës deri në mëngjes.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit/ Sa do shkojnë temperaturat sot

LEXO EDHE:  Parashikimi i motit/ Sa do shkojnë temperaturat sot

Policia sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare/ Si parashikohen temperaturat nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen reshjet dhe vranësirat/ Çfarë ka rezervuar moti për javën që vjen

Ditën e enjte moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak era do të fryjë e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet me drejtim juglindje dhe veriperëndim, duke u pasuar nga valëzim i ulët.

Temperaturat parashikohen në: zonat malore -1°C deri në 10°C, zonat e ulëta 4°C deri në
19°C dhe zonat bregdetare 7C deri në 19°C./CNA.al

LEXO TE PLOTE