LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goli në Europa League, ja vlerësimi për Marash Kumbullën

22 Tetor 2020, 19:41, Sport CNA
Goli në Europa League, ja vlerësimi për Marash Kumbullën

Marash Kumbulla do ta kujtojë gjatë ndeshjen e datës së sotme 22 tetor 2020 kundër Jang Boisit në Ligën e Europës. Mbrojtësi 20-vjeçar i dha fitoren verdhekuqve me golin vendimtar në minutën e 76-të, gol i cili është i pari me kryeqytetasit dhe i pari personal në një kompeticion madhor europian.

Por, Kumbulla nuk dalloi vetëm për golin e shënuar. Ai spikati dhe në lojë kundër kampionëve të Zvicrës duke fituar 5 duele dhe realizoi 85% të pasimeve të sakta, ndërsa dalloi dhe në prapavijë duke kryer 3 spastrime dhe 3 kapje topi.

Sipas ?Sofa Score?, Kumbulla meritoi notën 7.7 për performancën në fushë ndaj Jang Boisit. Ai ka premisa të mëdha për t?u bërë njëri prej mbrojtësve më të mirë në Serinë A. Statistikat e ?Sofa Score? për Marash Kumbullën:

Lajmet e fundit nga