LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjyqtarja kërkon të ndërtojë pallat/ Pasuria vjehrrës së Rezart Taçit

22 Tetor 2020, 07:47, Vetingu CNA
Gjyqtarja kërkon të ndërtojë pallat/ Pasuria vjehrrës

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Dhurata Balla, është listuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për rivlerësim që në vitin 2019.

Por, siç duket hetimet ndaj saj kanë zgjatur dhe ende nuk dihet se kur do të dalë para KPK-së.

Karriera e saj është e shtrirë nga Kruja në Tiranë. Në vitin 2013 përmes debatesh, Këshilli i Lartë i Drejtësisë e transferoi gjyqtaren Balla nga Kruja në Tiranë.

Gjyqtarja Balla, ndryshe njihet si vjehrra e Rezart Taçit, ndaj  transferimi i saj nga Kruja në Tiranë, u konsiderua nga mediat si promovim dhe më pas u la në heshtje.

Gjyqtarja Balla ka në pronësi patundshmëri, të lëna trashëgimi siç deklaron ajo. Bëhet fjalë për truall  me sipërfaqe 650 m2, 54 000 m2, 4555 m2, 3 550 m2, 750 m2, ullishte 20 rrënjë dhe tokë bujqësore me sipërfaqe  257 500 m2

Në vitin 2003 Balla deklaron një apartament banimi 2+1 me sipërfaqe 102 m2.

Në vitin 2004 ajo deklaron se ka shitur shtëpinë e banimit 3 +1,  me sip 118.8 m2, në Krujë, me vlerë 2 900 000 lekë.

Në vitin 2005 ka blerë një autoveturë tip Benz që ka kushtuar 9 700 euro, ndërsa një vit me vonë ka shitur truallin me sipërfaqe 750 m2 në Krujë me vlerë 1 125 000 lekë

Në vitin 2007 ajo deklaron se ka blerë një apartament banimi në Malin e Robit në Kavajë me sipërfaqe 104 m2, 2+1, me vlerë 72 800 euro. Për këtë apartament ka marrë borxh nga dhëndëri 12 800 euro, të cilat ia ka kthyer në vitin 2009.

Po në vitin 2009 gjyqtarja ka nënshkruar një akt marrëveshje me një kompani për të ndërtuar një pallat në pronën e saj sipërfaqe 650 m2. Sipas marrëveshjes gjyqtarja përfitonte 25 përqind në të gjithë ndërtimit, në çdo kat që dëshiron. Një vit më pas kjo akt marrëveshje është prishur.

Gjyqtarja nuk është tërhequr dhe në vitin 2011 deklaron se ka kërkuar që të ndërtojë një pallat një truallin 650 m2, në Krujë, por nuk ka arritur të gjejë firmë ndërtimi.

Tek të ardhurat gjyqtarja deklaron edhe qiranë që merr nga magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë.

Për më tepër po pasqyrojmë deklaratat e pasurisë së gjyqtares Dhurata Balla.

Viti 2003

Truall me sip 650 m2, truall me sip.54 000 m2, truall me sip 4555 m2, truall me sip 3 550 m2, truall me sip 750 m2 dhe ullishte 20 rrënjë, trashëguar nga babai.

Tokë bujqësore me sip  257 500 m2, trashëguar nga babai.

Ap banimi 2+1 me sip 102 m2.

Gjendje 5 200 dollarë dhe 2 100 dollarë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 0,749 milion lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga Kuvendi i Shqipërisë, 255 620 lekë.

Të ardhura ta Najada Ballës nga puna në bankë, 116 351 lekë.

Detyrim financiar, 5 900 dollarë.

Viti 2004

Shitur shtëpia e banimit 3 +1,  me sip 118.8 m2, në Krujë. Me vlerë 2 900 000 lekë.

Depozitë bankare e Najada Ballës, 10 000 euro.

Tërherqur nga llogaria e Najada e Ballës 10 000 euro.

Depozitë bankare e Najada Ballës, 1 000 000 lekë.

Tërhequr nga llogaria e Najada e Ballës 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 784 392  lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga Kuvendi i Shqipërisë,1 329 399 lekë.

Të ardhura ta Najada Ballës nga puna në bankë, 621 156 lekë.

Viti 2005

Shitur autovetura tip Benz, 500 000 lekë.

Blerë autovetura tip Benz, 9 700 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 827 893 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga Kuvendi i Shqipërisë,1 271 600 lekë.

Të ardhura ta Najada Ballës nga puna në bankë, 755 796 lekë.

Kredi marrë nga Najada Balla në shumën 8 000 euro për 5 vjetër për të ndjekur Masterin .

Viti 2006

Shitur trualli me sip 750 m2 në Krujë me vlerë 1 125 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 827 511 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga Kuvendi i Shqipërisë, 858 480 lekë.

Të ardhura ta Najada Ballës nga puna në bankë, 480 160 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 840 000 lekë, ku merr vetëm 1/6 e kësaj shume.

Viti 2007

Ap banimi në Malin e Robit në Kavajë me sip 104 m2, 2+1, me vlerë 72 800 euro.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 826 441 26 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 198 032 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 840 000 lekë, ku merr vetëm 1/6 e kësaj shume.

Të ardhura të Artur Ballës si administrator në një institut arsimor, 180 000 lekë.

Kredi bankare 50 000 euro me afat 20 vjeçar.

Viti 2008

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 840 962 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 251 288 lekë.

Të ardhura të Artur Ballës si drejtor shitjeje në një kompani, 200 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 840 000 lekë, ku merr vetëm 1/6 e kësaj shume.

Kredi bankare 50 000 euro me afat 20 vjeçar.

Hua marrë dhëndërit për të paguar ap e blerë në 2007 në Malin e Robit, 12 800 euro.

Viti 2009

Akt marrëveshje me një kompani për të ndërtuar një ndërtesë shumëkatëshe banimi me dyqane dhe bodrum në truallin e subjektit deklarues me sip 650 m2. Gjyqtarja përfiton 25 përqind në të gjithë ndërtimit, në çdo kat që dëshiron.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 950 844 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 269 552 lekë.

Të ardhura të Artur Ballës si drejtor shitjeje në një kompani, 1 080 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 840 000 lekë, ku merr vetëm 1/6 e kësaj shume.

Kredi bankare 50 000 euro me afat 20 vjeçar.

Hua marrë dhëndërit për të paguar ap e blerë në 2007 në Malin e Robit, 12 800 euro. Shlyer.

Viti 2010

Është prishur akt marrëveshja e një viti më parë, për ndërtimin e një pallati në pronën e subjektit deklarues

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 977 022 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 279 416 lekë.

Të ardhura të Artur Ballës si drejtor shitjeje në një kompani, 1 080 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 840 000 lekë, ku merr vetëm 1/6 e kësaj shume.

Kredi bankare 50 000 euro me afat 20 vjeçar.

Marrë borxh 20 000 euro.

Viti 2011

Subjekti deklarues ka kërkuar që të ndërtojë një pallat një truallin 650 m2, në Krujë, por nuk ka arritur të gjejë firmë ndërtimi.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 036 723  lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 289 676 lekë.

Të ardhura të Artur Ballës si drejtor shitjeje në një kompani, 1 080 000 lekë.

Kredi bankare 50 000 euro me afat 20 vjeçar. Vijon.

Marrë borxh 20 000 euro nga dhëndëri. Shlyer.

Viti 2012

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 049 822 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 300 404 lekë.

Të ardhura të Artur Ballës si drejtor shitjeje në një kompani, 1 800 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 300 000 lekë, ku merr vetëm 1/6 e kësaj shume.

Kredi bankare 50 000 euro me afat 20 vjeçar. Vijon.

Viti 2013

Artur Balla ka blerë 25%  të pjesëve të kapitalit të shoqërisë, ?Public Accounting Service Union and Trust?, Sh.P.K, me vlerë 250 000 lekë.

Artur Balla ka marrë me qira një pikë karburanti në Tiranë me vlerë 100 000 lekë.

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Krujë, 1 064 659 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 305 029 lekë.

Të ardhura të Artur Ballës si drejtor shitjeje në një kompani, 1 864 100 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 300 000 lekë, ku merr vetëm 1/6 e kësaj shume.

Kredi bankare 50 000 euro me afat 20 vjeçar. Vijon.

Viti 2014

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 342 706 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 313 904 lekë.

Të ardhura të Artur Ballës si drejtor shitjeje në një kompani, 1 448 851 lekë.

Artur Balla fitim nga 25%  të pjesëve të kapitalit të shoqërisë, ?Public Accounting Service Union and Trust?, Sh.P.K, me vlerë 29 314 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 11 000 euro , ku merr vetëm 1/6 e kësaj shume.

Viti 2015

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 378 775 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 324 909 lekë.

Të ardhura të Artur Ballës si drejtor shitjeje në një kompani, 801 961 lekë.

Artur Balla fitim nga 25%  të pjesëve të kapitalit të shoqërisë, ?Public Accounting Service Union and Trust?, Sh.P.K, me vlerë 329 420 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 2 000 euro.

Viti 2016

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 327 147 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 350 477 lekë.

Artur Balla ka shitur 25%  të pjesëve të kapitalit të shoqërisë, ?Public Accounting Service Union and Trust?, Sh.P.K, me vlerë 25 000 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 833 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 332 805 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 393 658 lekë.

Të ardhura nga qiraja në magazinat, pronë e bashkëshortit në Krujë, 37 500 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga puna e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1 310 173 lekë.

Të ardhura të Sadedin Ballës nga pensioni suplementar,1 421 894 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga