LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Etilda Gjonaj: Të dënuarit refuzuan ushqimin si pasojë e regjimit 41-Biss

22 Tetor 2020, 08:57, Aktualitet CNA
Etilda Gjonaj: Të dënuarit refuzuan ushqimin si pasojë e regjimit

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë interpelancës me deputetin Lefter Maliqin, është ndalur edhe në grevën e të dënuarve në disa prej burgjeve në vend e cila zgjati disa ditë me radhë.

Sipas Gjonajt, refuzimi I ushqimit nga të burgosurit në burgje, erdhi si pasojë e reflektimit të vendimit të marrë si pasojë e regjimit 41-biss.  Ndër të tjera, ministrja Gjonaj vuri theksin edhe në një prej Institucionet e Vuajtes së Dënimit më problematik në vend, atë të Zaharisë në Krujë. Gjonaj tha se se ky burg , pas 30 vitesh do të mbyllet  vitin e ardhshëm.

?Kur mora drejtimin e ministrisë së Drejtësisë, gjendja e burgjeve, fliste vet se ku ndodhej. Ndryshimi rrënjësor prej vitit 2017 preku ndryshime në sistemin penitenciar. Kemi ende punë përpara për të qenë aty ku synojmë ë. Në këto 3 vite kemi arritur që të bëjmë reformë të rëndësishme të sistemit peniteciar. Partnerët ndërkombëtar janë kritikët më të mëdhenj dhe udhërrëfyesit për të vijuar reformat. Zbatimi i regjimit 41 bis, nëse dikujt në këtë sallë dhe jashtë saj mund t?ju vijë keq, ka rezultuar sukses. Filtri i sigurisë në burgje është rritur. Si për takime dhe futjen e sendeve të ndaluara. Sot janë 110 të dënuar në këtë regjim që kanë thyer rënd rendin dhe sigurinë në burgje. Për herë të parë pas 10 vitesh u rrit paga e punonjësve të burgjeve. Këtë rritje pagash, që është historike për këtë sistem, rritja ka qenë me 11 %. Lëvizjeve të padrejta iu kemi dhënë fund. Interesin tim ka burgu Zahari Krujë, që të mbyllet përfundimisht. Jemi duke marrë masa që me një investim të ri, të mbyllim Zaharinë pas 30 vitesh. Do jetë kjo qeveri që do të mbyllet përfundimisht. Që ata të dënuar të moshuar që ndodhen aty të transferohen diku tjetër. Shqetësim për mua ka qenë dhe refuzimi i ushqimit, ku epiqendër ka qenë burgu i Peqinit, që nisi si reflektim i vendimeve të marra për regjimit 41 Bis, për të cilat po investigojmë se lidhjet e botës së krimit me 41/Bis, ku përveç hetimit që po kryhet ka një procedim në prokurorinë e Elbasanit?, tha Gjonaj.

Lajmet e fundit nga